AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Lëvizja e Europës kundër lëvizshmërisë

Harold JamesngaHarold James
11 years më parë
në Artikull kryesor, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: (AP Photo/Virginia Mayo)

Bashkimi Europian kishte si planin e vet të madh lëvizjen e lirë të njerëzve dhe tregun e përbashkët të punës. Pas krizës së euros, popullata europiane po përqendrohet në qytetet më të mëdha të Europës, por cili është problemi i BE-së me atë që parashikoi vetë?

Foto: (AP Photo/Virginia Mayo)
Foto: (AP Photo/Virginia Mayo)

Problemi më i madh i pazgjidhur në Bashkimin Europian është lëvizja. Procesi i integrimit kishte synim ta bënte më të lehtë dhe më tërheqëse për europianët lëvizjen nga një vend në një tjetër. Sipas këtij vizioni, banorët e BE-së humbnin një shtet dhe fitonin një kontinent. Por disa nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve treguan se ata janë më të shqetësuar rreth humbjes së shtetit.

Që kur Akti i Vetëm Europian i vitit 1986, hoqi kufizimet mbi punën në shtete të tjera, kontinenti ka qenë një treg i vetëm pune – të paktën në teori. Ishte një politikë që u përshtat mirë me pjesë të tjera të axhendës së integrimit. Aftësia e euros për të funksionuar si një valutë e përbashkët do të kërkonte një treg pune freksibël në të cilin punëtorët mund të përshtaten ndaj tronditjeve rajonale duke lëvizur.

Por vetëm pas krizës financiare globale filloi me të vërtetë migrimi europian. Dhe rezultati ka qenë një reagim kundër tij, së pari në shtetet e destinacionit dhe tani siç sugjerojnë zgjedhjet presidenciale të Polonisë, edhe në shtetet e origjinës. Teksa debati mbi migracionin është nxehur, si ata që lëvizën dhe ata që qëndruan kanë përfunduar duke u ndjerë më nacionalistë, jo më europianë.

Në pamje të parë, rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Francë dhe Angli mund të japin përshtypjen se migrimi europian po venitet si një çështje e nxehtë. Fronti Kombëtar Francez doli keq në zgjedhjet rajonale krahasuar me të djathtën e rrymës kryesore dhe pro-europiane.  Më pas ai u përfshi në skandalin dhe luftime të brendshme mes presidentes së partisë, Marine Le Pen, dhe themeluesit, babait të saj Jean-Marie Le Pen (që së fundmi u përjashtua).

Ndërkohë, Partia e Pavarur e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), anti-europiane, doli keq në zgjedhjet e përgjithshme më herët këtë muaj dhe më pas u copëtua me shpejtësi. Alternativa për Gjermaninë, partia populiste e krahut të djathtë gjithashtu po shkërrmoqet. Lëvizja Pesë Yjet e Italisë është pezulluar për momentin.

Ky varg dështimesh i ka bërë disa të parashikojnë fundin e politikës së protestës. Dhe pikëpamja nuk është fare e saktë. Partitë politike të ekstremit të djathtë që dukeshin si përfitueset më të mëdha të krizës së euros mund të kenë ngecur. Por çështja e lëvizshmërisë së punës nuk po largohet.

Deri tani, diskutimi rreth migrimit europian ka ndodhur më së shumti mes shteteve të pasura destinuese, si Franca dhe Britania. Pak vëmendje i është dhënë pasojave në vendet e origjinës. Por në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, çështja ishte përpara dhe në qendër, ku gjeneroi  rezonancën më të madhe me votuesit dhe kontribuoi në fitoren e Andrzej Duda, kreut të partisë së krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi. Gjithashtu ishte motivi i fushatës së Paëel Kukiz, një muzikant rroku që doli i treti në raundin e parë të zgjedhjeve.

Si Dudad dhe Kukiz, u ankuan se shumë polakë të rinj po largoheshin nga vendi dhe se shteti i tyre po bëhej një shtet i zbrazur me të moshuar – një fakt që është i dukshëm për këdo që ecën në një rrugë polake. Europa mund të jetë ende shtëpi e komuniteteve të polakëve të rinj, por ata janë në Londër, Dublin, Paris, Oslo dhe Stokholm, jo në Varshavë, Krakou apo Lodz. Dhe ata janë sigurisht jo në komunitetet rurale në lindje ose jug të vendit, që ka qenë i zbrazur disproporcionalisht nga emigrimi.

Debati rreth dëmit të bërë nga emigrimi ka shpërthyer edhe në shtete më të prekura nga kriza ekonomike – shtete eurozone si Greqia, Spanja dhe Portugalia, si dhe shtete jashtë unionit të valutës, si Bullgaria dhe Rumania. Dhe, megjithëse çështja ngre pyetje të dukshme për drejtësinë dhe efikasitetin – shtetet e varfra, që kanë investuar shuma të mëdha në arsimim, tani prodhojnë të diplomuar që marrin punë dhe paguajnë taksa jashtë shtetit – Europa ka ofruar fare pak si përgjigje efikase.

E vërtetë, disa migrantë mund të jenë kthyer me kalimin e kohës, duke sjellë aftësi dhe kapital me vete. Por ndërkohë, ata po lenë pas një popullatë që është e varfër, e moshuar dhe e cenueshme. Zgjidhjet europiane të problemit përfshijnë transferimin e fondeve kur arsimi vendas përfiton nga një treg pune i gjerë sa kontinenti, ose asistencë në zgjidhje të problemeve që prekin zona në rrezik të humbjes së popullatës në moshë pune.

Ironia është e dukshme. Integrimi europian ka nxitur lëvizje në rritje – veçanërisht pas krizës së euros. Por çfarë nuk ka bërë ende është të gjenerojë kornizën institucionale të nevojshme për ta bërë lëvizjen të pranueshme për banorët e BE-së.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Europe’s Movement Against Moving

Etiketa: AngliArsimiBanorëBashkimi EuropianBEBullgariaEmigrimiEuropaFrancaGreqiaIntegrimiIntegrimi europianKrizaLigjLondërMarine Le PenMITpaktPartiaProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorërrezikRumaniaSpanjataksaTregvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Zgjedhjet e sikletshme për Isa Mustafën

Zgjedhjet e sikletshme për Isa Mustafën

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.