AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të negociosh për Sirinë

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
This photo released on Saturday, May 31, 2015 by a militant website, which has been verified and is consistent with other AP reporting, shows a flag of the Islamic State group placed on a damaged helicopter at Tadmur military airbase, which was captured by the Islamic State group in Palmyra in Homs province, Syria. The Syrian military has suffered a series of setbacks in northern Syria recently as insurgents captured the city of Idlib and almost all of Idlib province. The IS group has also seized Palmyra earlier this month after government forces fled the area. (Militant website via AP)

Precedenti i zgjidhjes së luftës së Bosnjës mund të jetë një mënyrë jashtë mode sot, por mund të ndihmojë jashtëzakonisht në zgjidhjen e konfliktit sirian i cili po nxit valën e refugjatëve në Europë.

Gërmadha lufte në Siri. Foto: uebsajt militant.
Gërmadha lufte në Siri. Foto: uebsajt militant.

Konflikti dhe kriza mund të duken unike për pjesëmarrësit e tyre dhe bashkëkohorët. Por episode të tilla shpesh rishfaqen sipas mënyrave të dukshme – ndonëse zakonisht ngjarjet që i nxisin ato janë zhdukur nga kujtesa jonë kolektive. I tillë është rasti i luftës civile në Siri.

Këtë vit do të kujtohet 20-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjeve Dayton, që i dha fund Luftës së Bosnjes. Ishte një luftë brutale për territor, në të cilën civilët u shënjestruan më shpesh se luftëtarët, duke bërë objekt talljeje ligjin ndërkombëtar humanitar (në fakt, janë dashur dekada të mblidhen kriminelët e njohur të luftës, disa prej gjyqeve të të cilëve ende vazhdojë). Dhe ishte një luftë që ndau komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht aleatët perëndimorë, teksa merrej me krizën e parë të pasluftës së ftohtë.

Sot, Lufta Boshnjake mezi kujtohet. Kur kujtohet, vëzhguesit zakonisht citojnë përdorimin e fuqisë ajrore të NATO-s, sikur të ishte i vetmi faktor që ndihmoi në dhënien fund.

Por Bosnja ishte një luftë e rëndësishme në histori. Me Europën dhe Shtetet e Bashkuara që po ndaheshin, ajo i bëri bashkë dhe sheshoi pikëpyetjet rreth gatishmërisë së SHBA për të drejtuar dhe punuar me të tjerët. Në fakt, shumë nga ajo që ndodhi në Bosnje – përfshirë përpjekjen, në llogarinë e mëpasshme, për të kuptuar konceptet e drejtësisë universale – kanë aplikim në botën bashkëkohore.

Ata që mbajnë mend Luftën Boshnjake mund të gjejnë shumë prej karakteristikave të saj në Siri sot. Si Bosnja, Siria dukej e ndarë pashpresë mes fraksioneve ndërluftuese dhe dhuna dukej e pandalshme. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka mundur të arrijë ndonjë unitet veprimi, jo më marrëveshje për vazhdimësinë.

Sigurisht, ka diferenca të rëndësishme po ashtu. Por edhe këto janë udhëzuese kur vjen puna për Sirinë.

Në pika të caktuara të Luftës Boshnjake, u shfaq pikëpamja se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të merret me aktorë të caktuar. Por, ndryshe në Siri, u shfaq menjëherë ideja se komuniteti ndërkombëtar nuk duhej të merrej kurrë me disa aktorë të caktuar. Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter shkoi në pikën e fortifikuar serbe të Bosnjës, në Pale për t’u takuar me liderin serb të Bosnjës Radovan Karaxhixh që tani gjendet në burg në Hagë.

Homologu i Luftës Boshnjake ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad ishte presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç. Megjithëse disa diplomatë perëndimorë kundërshtuar marrëveshjen me të, shumica e kuptonte se ai ishte një figurë kyç në kontrollin e serbëve dhe në vendosjen e paqes.

Kur ambasadori amerikan Richard Holbrooke dhe skuadra e tij (që më përfshinte mua) shkoi në Beograd për t’u takuar me Millosheviçin në gusht 1995 (një muaj përpara se të arrihej marrëeshja mbi planin e paqes dhe armëpushimi), pati një skepticizëm rreth udhëtimit, por zërat më seriozë kuptuan nevojën për t’u takuar me të.

Një vendim i ngjashëm sot për t’u takuar me Assad thjesht nuk do të tolerohej. Mundet vetëm të imagjinojmë talljet që do t’i drejtoheshin administratës së presidentit Barack Obama nëse do çonte përfaqësi në Damask për një takim të tillë.

Çfarë e bëri qasjen ndaj Millosheviçit të mundur nuk ishte fakti se vitet 1990 ishin një periudhë më miqësore (fushata e serbëve me pastrim etnik, kampe përqendrimi dhe sulme gjenocidi ndaj boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë në korrik 1995 e refuzon këtë ide). Në fakt, çëlësi ishte ekzistenca e një udhërrëfyesi paqeje njohur si plani i Grupit të Kontaktit që solli me kalimin e kohës një zgjidhje për Bosnjën. Askujt nuk i pëlqente plani i Grupit të Kontaktit, por nuk pati zgjidhje më të mirë sesa një Bosnje e federalizuar, brenda kufijve të saj ekzistues, që do të ofronin garanci për minoritetet.

Plani u implementua më pas në Marrëveshjet Dayton. Sot e kësaj dite, edhe ajo ka shumë kritikues, veçanërisht mes atyre që besojnë se boshnjakëve duhej t’i jepeshin mjetet që t’i bënin serbëve çfarë serbët u përpoqën t’i bënin atyre. Por pak mund të argumentojnë se procesi i Grupit të Kontaktit nuk i dha fund një nga luftërave më të përgjakshme të Europës dhe nuk krijoi kushtet për integrim gradual të Ballkanit në strukturat transatlantike.

Konflikti sirian kërkon një përpjekje dhe përqendrim ndërkombëtar të ngjashëm. “Nivelimi i fushëbetejës” duke ofruar armë të moderuarit është një recetë për dhunë të tejzgjatur, me më shumë viktima njerëzore dhe refugjatë. Një plan politik për Sirinë nevojitet, një që parashikon struktura politike të decentralizuara brenda kufijve ekzistues ndërkombëtar, po aq problematik sa mund të jetë.

Demokracia nuk kërkon vetëm sundim të shumicës, por edhe të drejta të pakicës. Siria mund të jetë drejtuar për në sundimin gradual suni, drejt shpërnguljes së sektit me dominancë politike të Assadit – Alavite. Por Siria nuk mund të qeveriset vetëm nga një parti politike apo grup fanatik. Vendi ka nevojë për një regjim që ndan pushtetit dhe strukturat qeverisëse që e mbrojnë atë.

Ky koncept ka pak gjasa të shfaqet nga luftuesit mes tyre, ndaj kjo është arsyeja përse është i rëndësishëm një plan ndërkombëtar  mes këtyre linjave. Një grup kontakti i stilit të Bosnjes do të orientonte të gjithë lojtarët – si komunitetin ndërkombëtar dhe fraksionet ndërluftuese të Sirisë – duke ofruar një test të thjeshtë lakmues për identifikimin e të “moderuarve”. Mjafton të shihet se kush e mbështet planin dhe kush jo.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. A Contact Group Plan for Syria

Etiketa: ArmëBarack ObamaBeogradBosnjaBosnjeBurgdemokraciadhunadiplomatfushataKrizaLuftaLuftemarrëveshjeMillosheviçNATOProject SyndicatePunaSHSHBAShtetet e BashkuaraSiriSiriasiriantë drejtaVendimVëzhguesitviktima
Tjetri
KQZ rrëzon Pjetrajn, rikthen në Kurbin kandidatin e dorëhequr të PD

PDIU përjashtohet nga grupet e numërimit të votave (e përditësuar)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.