AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Boshnjakët shpresojnë që Papa t’u shërojë plagën e Srebrenicës

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Papa Françesk | Foto nga : AP/Andrew Medichini

Akademikët boshnjakë dhe përfaqësuesit e viktimave të luftës i kanë kërkuar Papa Françeskut të përdorë vizitën e tij në vend për të deklaruar se masakrat e Srebrenicës në vitin 1995 ishin gjenocid.

Papa Françesk | Foto nga : AP/Andrew Medichini
Papa Françesk | Foto nga : AP/Andrew Medichini

Dzemaludin Latic, një profesor nga Fakulteti Islamik i Shkencave në Sarajevë, i bëri një apel publik Papës ditën e mërkurë, duke thënë se ai shpreson se gjatë vizitës së tij këtë fundjavë, Papa do t’i dënojë masakrat e Srebrenicës dhe krime të tjera lufte.

“Ne presim që ai ta dënojë gjenocidin e kryer nga formacionet ushatarake dhe policore serbe, i cili është kryer në të gjithë Bosnje dhe Hercegovinën dhe jo vetëm në Srebrenicë. Ne presim që ai ta dënojë sipërmarrjen e përbashkët kriminale të kryerë nga katolikët nga Bosnja dhe Kroacia kundër myzlimanëve boshnjakë, njësosj i liderët boshnjakë kanë dënuar krimet e tyre,” tha Latic në një deklaratë.

“Ne presim që ai të shkojë në Srebrenicë dhe t’i bëjë nderimet e tij viktimave të gjenocidit më të keq të kryer në tokë evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore,” shtoi ai.

Gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendase e kanë cilësuar vrasjen e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga Srebrenica në korrik 1995 si gjenocid. Por edhe pse disa zyrtarë serbë të Bosnjës janë akuzuar për dyshime për gjenocid të kryer në vitin 1992 në rajone të tjera të vendit, asnjë vendim gjykate nuk i ka pranuar këto vrasje të mëparshme si gjenocid.

Vizita e Papës Françeskut në Bosnje dhe Hercegovinë ditën e shtunën do të jetë vizita e tretë papale në vend. Në prill të vitit 1997, i ndjeri Papa Gjon Pali II mbajti një meshë në Sarajevë për më shumë se 50,000 njerëz. Më 22 qershor 2003, ai vizitoi Banja Lukën në veriperëndim të Bosnjës.

Ditën e martë Papa Françesku dërgoi një mesazh me video për të theksuar nevojën për harmoninë fetare në vendin multi-etnik.

“Do të vij mes jush, me ndihmën e Zotit, për të konfirmuar besimin e katolikëve, për të mbështetur dialogun ekumenik dhe ndërfetar, dhe sidomos për të inkurajuar bashkëjetesën paqësore në vendin tuaj,” tha ai në mesazh.

Varre ne Srebrenica | Foto ilustruese nga Wikimedia
Varre në Srebrenicë | Foto ilustruese nga Wikimedia

Papa Françesku i përmendi vrasjet e Srebrenicës në prill të këtij viti, gjatë një meshe në Romë, kur ai të referuara në masakrave të armenëve në vitin 1915 nën Perandorinë Osmane si gjenocid, duke përshkruar mizoritë në Kamboxhia, Ruanda, Burundi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë si “vrasje të tjera masive”.

Hatidza Mehmedovic, presidentja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, tha se pavarësisht kësaj, ajo do ta mirëpriste nëse Ppa viziton memorialin e Srebrenicës.

“Do të ishte një burim kënaqësie për viktimat. Nuk dua të diskutoj qëndrimin e tij se nuk ishte gjenocid, por mendoj se do të ishte mirë për të që të vijë. Do të ishte shumë domethënëse. Unë shpresoj që ai të mund të sjellë diçka të mirë, një bekim në këtë rajon,” tha Mehmedovic.

Një grup prej 20 autorësh boshnjakë, gazetarësh, profesorësh, aktivistësh për të drejtat e njeriut dhe drejtorësh i shkruan gjithashtu Papa Françeskut në maj, duke i kërkuar atij të mbështesë procesin e pajtimit pas konfliktit duke folur kundër atyre që i mirëpritën si heronj të dënuarit për krime lufte që ktheheshin nga burgu.

Nënshkruesit thanë se e vetmja rrugë përpara për Bosnje dhe Hercegovinën ishte të promovojnë paqen dhe pajtimin përmes drejtësisë dhe përballjes me krimet e kryera gjatë konfliktit të viteve 1990.

Etiketa: 1997aktivistAktivistëApelBosnjaBosnjeBosnje dhe HercegovinëgazetargjenocidheronjkatolikëKrimekrime lufteKroaciaLuftePerandorinë OsmanerajonromSHShpresONSrebrenicaVendimvideovizitavrasje
Tjetri
Skemat mashtruese të mbledhjes së borxheve i kushtuan miliona euro shqiptarëve

Skemat mashtruese të mbledhjes së borxheve i kushtuan miliona euro shqiptarëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.