AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Skandali 150 milionë me ilaçet, jep dorëheqjen kreu i Fondit të Sigurimit

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i dorehequr i FSDKSH, Astrit Beci me ministrin e Shendetesise, Ilir Beqja

Astrit Beci, drejtor i Përgjithshëm i FSDKSH jep dorëheqjen pas zbulimit të skemës së mashtrimit me ilaçet e rimbursueshme. Zgjerohet rrethi i të hetuarve nga Prokuroria.

Drejtori i dorehequr i FSDKSH, Astrit Beci me ministrin e Shendetesise, Ilir Beqja
Drejtori i dorehequr i FSDKSH, Astrit Beci me ministrin e Shendetesise, Ilir Beqja

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci jep dorëheqjen e parevokueshme, pas skandalit të abuzimit me ilaçet e rimbursueshme.

Në një deklaratë për mediat, Beci tha se e jepte dorëheqjen “në emër të dinjitetit personal, në shprehje të përgjegjshmërisë institucionale dhe me dëshirën për t’i hapur plotësisht rrugën çdo hetimi…”.

Dorëheqja e Astrit Becit vjen pas një hetimi penal të Prokurorisë për një skemë gjigande abuzimi me ilaçet e rimbursueshme, ku ishin përfshirë farmaci fantazmë dhe zyrtarë të FSDKSH.

Më 5 qershor 2015, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan nëntë persona, mes të cilëve edhe drejtori i Fondit për Tiranën, Pjerin Xhuvani. Hetimi i deritanishëm ka zbuluar se katër farmaci të parregullta në periferi të Tiranës kishin përfituar 56 milionë lekë nga FSDKSH, duke përdorur receta të falsifikuara mjekësh.

Por një investigim i BIRN zbuloi se “gropa” e skandalit ishte trefish më e thellë dhe se në skemë dyshohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të FSDKSH.

Një raport i Njësisë së Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, NJKBA ka zgjeruar rrethin e farmacive që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme para nga Fondi, duke llogaritur një dëm që shkon deri në 150 milionë lekë.

Hetimi administrativ ka zbuluar gjithashtu se zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Skura është në konflikt interesi, pasi tre farmacitë e të afërmve të tij kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash nga fondi i rimbursimit. Gjatë muajit prill 2015, tre farmacitë e të afërmve të tij ishin mes 15 përfituesve më të mëdhenj në Tiranë.

Skura u është shmangur komenteve, por shefi i tij, Astrit Beci thotë në tekstin e dorëheqjes se inkurajon institucionet e drejtësisë që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

Pas urdhër-arresteve për nëntë të implikuarit e parë, Prokuroria ka zgjeruar rrethin e hetimeve për abuzimin me fondin e ilaçeve të rimbursueshme.

Një burim nga Prokuroria i tha BIRN se rrethi i të hetuarve për këtë aferë mund të shkojë mbi 50 persona.

Etiketa: Astrit BeciBIRNFSDKSHIlir BeqjaInvestigimkonfliktkonflikt interesiMjekmjekëParaPjerin XhuvaniProkuroriaraportSHSokol SkuraTiranë
Tjetri
BIRN mban konferencën për Lirinë e Medias

BIRN mban konferencën për Lirinë e Medias

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.