AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“ Beogradi është shantazhuar për Kosovën ”, pretendon kryeministri serb

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA.

Pavarësisht progresit të bërë nga Serbia për integrimin në BE, kryeministri serb Vuçiç pretendon se vendi i tij është “shantazhuar” në lidhje me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës Mustafa majtas dhe kryeministri i Serbisë Vuçiç djathtas. Foto: BETA/AP
Kryeministri i Kosovës Mustafa majtas dhe kryeministri i Serbisë Vuçiç djathtas. Foto: BETA/AP

Kryeministri serb ka shprehur shqetësimin se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE mbetet shumë i fokusuar te marrëdhëniet me Kosovën, jo vetëm prej shqetësimit të sigurisë në rajon, ndërsa ka paralajmëruar se Beogradi nuk do të pranojë “zgjidhje të pamundura”.

Duke folur në Forumin Europian Vaçau në Austri të dielën, Vuçiç theksoi se stabiliteti rajonal mbetet prioriteti kryesor i Serbisë dhe vuri re se kishte “shumë sinjale shqetësuese” të cilat sipas tij, zbulojnë çështje më të mëdha sesa ato mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

“Serbia po shantazhohet me Kosovën… Procesi i shqyrtimit është kryer, por ende asnjë kapitull nuk është hapur [në pranimit e Serbisë në BE], sepse disa shtete në Europë po presin për finalizimin e disa çështjeve në lidhje me Kosovën,” tha Vuçiç.

Kryeministri serb kujtoi pjesëmarrësit në forum për përplasjet e dhunshme në Kumanovë dhe gjithashtu tha se më shumë duhet bërë për të siguruar stabilitet në Bosnje.

“Ka probleme më të mëdha se ato mes serbëve dhe shqiptarëve, megjithëse ajo marrëdhënie është shumë komplekse dhe nuk është e lehtë të identifikohen dhe të zgjidhen të gjitha problemet,” përfundoi Vuçiç.

Sipas kryeministrit serb vendi i tij ka përmbushur tashmë disa reforma ekonomike të vështira, ka bërë progres në dialogun me Prishtinën dhe e di se më shumë duhet bërë për të arritur standardet e BE-së.

Vuçiç beson se BE-ja do t’i hapë negociatat me Serbinë së shpejti, por shtoi se varet nga raundi tjetër i negociatave Beograd-Prishtinë, parashikuar për 23 qershor në Bruksel.

“Serbisë nuk do t’i bëhet presion”

Megjithëse bisedimet e nivelit teknik janë ende në zhvillim, takimi i 23 qershorit në Bruksel është i një niveli më të lartë pasi Vuçiç do të takohet me homologun e tij, Isa Mustafën.

“Ne së shpejti do të kemi mundësinë të hapim kapitujt e pranimit në BE – ndoshta më shpejt nga ç’e presin njerëzit. Por, nëse Prishtina nga ana tjetër mendon se është një mënyrë për të na ushtruar presion, për të na ofruar zgjidhje që janë të pamundura, ne nuk do t’i pranojmë,” paralajmëroi Vuçiç.

Bisedimet Beograd-Prishtinë janë të përqendruara në katër çështje kyçe: krijimi i komunave të komunitetit serb, telekomunikacionet, energjia dhe ura mbi lumin Ibar, që lidh pjesët e ndara të Mitrovicës në veri të Kosovës.

Sipas kryeministrit serb komunat e popullatës së tij janë çështje me rëndësi, duke shtuar se Prishtina ka kërkuar që ato të drejtohen si një organizatë jo-qeveritare, gjë që Beogradi e sheh të papranueshme.

Këshilli Europian i dha Serbisë statusin e vendit kandidat më 1 mars 2012. Në qershor 2013, BE-ja vendosi hapjen e bisedimeve të pranimit, por asgjë nuk ka përparuar pasi BE-ja ka kërkuar për më shumë progres në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Kosova dhe Serbia kanë lançuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mars 2011.

Në prill 2013, të dyja palët nënshkruan të ashtuquajturën marrëveshje të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë pak marrëveshje të arritura deri më tani janë implementuar.

Etiketa: AustriBEBeogradBosnjeBrukselEnergjiaKosovaKosovëmarrëveshjeMitrovicëPrishtinaprogresrajonReformaSerbiastabilitetURAzhvillim
Tjetri
Ngritja e Isa Mustafës në Kosovë

Kancelarja Merkel takim me Mustafa përpara vizitës në Serbi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.