AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonasit planifikojnë protestë të zhurmshme për të rrëzuar Gruevskin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta antiqeveritare në Shkup, Foto arkive: AP / Boris Grdanoski

Kundërshtarët e Nikolla Gruevskit planifikojnë të bëjnë zhurmë me tiganë dhe objekte të tjera metalike në Shkup ditën e sotme për të rritur kështu presionin për dorëheqjen e kryeministrit.

Protesta antiqeveritare në Shkup, Foto arkive: AP / Boris Grdanoski
Protesta antiqeveritare në Shkup, Foto arkive: AP / Boris Grdanoski

Një koalicion i partive opozitare dhe OJQ-ve i quajtur “Qytetarët për Maqedoninë” i ka bërë thirrje njerëzve të sjellin enë gatimi metalike, lugë dhe gjithçka tjetër që mund të bëjë zhurmë për të bërë “protestën më të zhurmshme deri tani” kundër qeverisë së Nikolla Gruevski.

Marshimi i caktuar për ditën e mërkurë do të fillojë para ndërtesës së qeverisë në Shkup, ku opozita ka ngritur një kamp anti-qeveritar dhe duhet të përfundojë para rezidencës së vetë Gruevskit.

Koalicioni thotë se Gruevski duhet të japë dorëheqjen dhe të mbahet përgjegjës për “sundimin e tij kriminal dhe të dhunshëm”  gjatë nëntë viteve të fundit.

“Në vend të institucioneve të pavarura,  ai ka krijuar kukulla partiake, në vend të mediave të pavarura, megafonë partiakë, në vend të drejtësisë sociale, ai i ka vendosur qytetarët në mëshirën e partisë së tij,” tha koalicioni.

Maqedonia është në grahmat e një krize të thellë politike që përqendrohet mbi pretendimet e përgjimeve të paligjshme në masë.

Social Demokratët e opozitës të udhëhequr nga Zoran Zaev e akuzojnë Gruevskin se ka organizuar mbikëqyrjen e rreth 20,000 njerëzve dhe kërkojnë që ai dhe qeveria e tij të japë dorëheqjen.

Gruevski ka këmbëngulur se përgjimet kompromentuese të bisedave zyrtare, tëcilat janë bërë publike nga opozita që në shkurt,  “ishin krijuar” nga shërbime sekrete të huaja pa emër dhe i janë dhënë opozitës për të destabilizuar vendin.

Kasetat tregojnë mashtrim zgjedhor, abuzim të sistemit të drejtësisë dhe të medias, si edhe sugjerojnë se qeveria ka mbuluar vrasjen e një të riu nga një oficer policie.

BE-ja ndërkohë ka ndërmjetësuar një marrëveshje  për zgjedhje të reja të cilat duhet të mbahen në vend minimalisht prillin e ardhshëm.

Një anketim i ri i kryer nga Qendra Maqedonase për Trajnim Evorpian, një OJQ, tregon se edhe pse mediat kryesore i kanë injoruar përgjimet, 88 për qind e të anketuarve në këtë anketë kanë dëgjuar për të paktën disa nga bisedat inkriminuese.

Sondazhi ilustron shkallën e dëmit të shkaktuar ndaj besueshmërisë së qeverisë. Rreth 41 për qind e të të anketuarve thanë se ata besonin se qeveria kishte kryer vërtet përgjime të paligjshme, ndërsa vetëm 22 për qind besonin versionin e qeverisë, e cila pretendon se kaseta janë “krijuar” nga shërbime të huaja të inteligjencës.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësuara nga BE dhe SHBA për zgjidhjen e krizës, të katër liderët kryesorë politikë do të takohen më 29 qershor për të diskutuar detajet e një qeverie të mundshme tranzicionale, e cila do të ngarkohet me përgatitjen e zgjedhjeve të dakorduara të parakohshme.

Komisioni Evropian ka bërë gjithashtu publik një raport të kohëve të fundit, i cili liston reformat urgjente të nevojshme në disa fusha kyçe.

Raporti vë në dukje mangësitë serioze në Maqedoni në fusha të tilla si pavarësia gjyqësore, shërbimet e sigurisë, procesi zgjedhor dhe liria e medias.

Etiketa: abuzimanketimBEFushaGjyqGruevskikampKomisioni EvropiankrizeLiriaLiria e MediasMaqedoniMaqedoniamarrëveshjeMASmashtrimMITOpozitapaktParaProtestaQeveriaraportRaportiSHSHBAShkupzgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Shansi i fundit për Ukrainën dhe Europën

Shansi i fundit për Ukrainën dhe Europën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.