Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Faqja e pare

Apeli dënon me burg përjetë Frrokun, por ai dyshohet se ka ikur jashtë vendit

BIRNNgaBIRN
13:51 | 29/06/2015
Në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Apeli dënon me burg përjetë Frrokun, por ai dyshohet se ka ikur jashtë vendit

Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Apeli për Krimet e Rënda ka rrëzuar pafajësinë e shkurtër të Arben Frrokut duke dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj.

Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA
Arben Frroku, i denuar me burgim te perjetshem nga Apeli per vrasjen e Dritan Lamajt. Fotot:LSA

Gjykata e Apelit i jep fund pafajësisë së shkurtër të Arben Frrokut, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj. Frroku mungonte në sallën e gjyqit, në kohën kur Apeli për Krime të Rënda rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe i dha dënimin maksimal.

Më 3 prill 2015, Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi kishte qëndruar rreth 2 vjet në burg si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Dritan Lamajt. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm, duke ofruar si prova një dëshmitar okular të mbrojtur, një eksperiment policor dhe konfliktin e hershëm mes viktimës dhe autorit.

Pas vendimit të Apelit, avokati i Arben Frrokut, Genc Gjokutaj paralajmëroi dërgimin e çështjes për shyrtim në Gjykatën e Lartë.

“Drejtësia është nën presion publik,” tha ai, i pyetur për vendimin e Gjykatës.

Oficeri i lartë i Policisë së Shtetit, Dritan Lamaj u vra më 24 shkurt 2013, duke shkaktuar tronditjen e opinionit publik në Tiranë. Policia shpalli në kërkim për këtë vrasje Arben Frrokun, i cili u arrestua një ditë më pas në Selanik të Greqisë.

Biznesmeni Frroku, njëherazi ish-kryetar i një partie politike që u drejtua më pas nga i vëllai, Mark Frroku mohoi autorësinë gjatë procesit, duke përdorur si alibi udhëtimin e tij drejt Greqisë. Avokati i tij pretendoi se Frroku ndodhej në afërsi të Elbasanit, në momentin kur ndodhi vrasja.

Megjithatë, Prokuroria dha një tjetër version në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Përmes një eksperimenti policor, grupi hetimor pretendoi se koha ishte e mjaftueshme për Frrokun që të kryente vrasjen dhe të mbërrinte në pikën kufitare në momentin e treguar nga kamerat.

Në anën tjetër, Prokuroria siguroi dëshminë e një personi, i cili përfitoi më pas statusin e mbrojtjes. Dëshmitari okular me emrin e koduar Arben Ndoka pohoi në Gjykatë se e kishte parë Frrokun pa maskë, në makinën prej nga u qëllua Lamaj.

Dy pretendimet u përplasën në Gjykatën e Shkallës së Parë, prej nga doli i fituar Arben Frroku. Ndërsa Gjykata e Apelit i dha të drejtë Prokurorisë, duke dënuar me burgim të përjetshëm Frrokun.

Vendimi i Apelit pritet të shoqërohet me një urdhër-arrest të dytë për Arben Frrokun, megjithë dyshimet se ai ia ka dalë të arratiset nga vendi.

Më 20 qershor 2015, policia shqiptare u njoftua se Frroku ishte ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi emri i tij ndodhej ende në listën e personave të kërkuar. Ai është mbajtur aty vetëm 5 orë, derisa policia shqiptare konfirmoi se Frroku ishte shpallur i pafajshëm. Vendndodhja e tij aktuale është e panjohur për policinë.

Tjetri
Kriza greke – Live Blog -29.06.2015

Kriza greke - Live Blog -30.06.2015

Më të lexuarat

Apeli dënon me burg përjetë Frrokun, por ai dyshohet se ka ikur jashtë vendit

Apeli dënon me burg përjetë Frrokun, por ai dyshohet se ka ikur jashtë vendit

13:51 | 29/06/2015
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.