AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një rrugëdalje për Greqinë

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një i moshuar pret n[ stacion pranë një reklame ku shkruhej fillimisht Po dhe ku është mbishkruar Jo në lidhje me referendumin për borxhin grek këtë të diel. Foto: (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Katër hapat që do ta nxjerrin Greqinë nga kriza dhe që do të sigurojnë qëndrimin e saj në eurozonë, ndërsa kreditorët bëhen më realistë për kërkesat ndaj një vendi kaq në vështirësi – argumenton Jeffrey D. Sachs, këshilltar i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Një i moshuar pret n[ stacion pranë një reklame ku shkruhej fillimisht Po dhe ku është mbishkruar Jo në lidhje me referendumin për borxhin grek këtë të diel. Foto: (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Një i moshuar pret n[ stacion pranë një reklame ku shkruhej fillimisht Po dhe ku është mbishkruar Jo në lidhje me referendumin për borxhin grek këtë të diel. Foto: (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Kriza greke është një tragjedi për vendin dhe një rrezik për ekonominë botërore. Gjermania po kërkon që Greqia të vazhdojë të përmbushë plotësisht borxhet e veta edhe pse është e qartë se Greqia është trokë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se “ka një rrugëzgjidhje për këtë telash. Borxhi i Greqisë duhet të ulet ndjeshëm dhe vendi duhet të mbetet në eurozonë.

Në negociatat me kreditorët e vet këtë pranverë, Greqia e pranoi këtë, duke këmbëngulur që t’i ulet borxhi. Gjermani refuzoi. Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe FMN-ja veçmas i mbajtën anën Greqisë, Gjermania prevaloi, siç bëjnë gjithnjë kreditorët.

Megjithatë kreditorët ndonjëherë prevalojnë në dëm të vetes; duke e shtyrë debitorin në një pikë thyerje, ata përfundojnë duke sjellë një mospagim komplet. Gabimi i Gjermanisë këtë javë të shkuar ishte shtyrja e ekonomisë greke – tanimë në kushte që i përngjajnë atyre të Depresionit të Madh – në një kolaps financiar total.

Ministri gjerman i financës Ëolfgang Schäuble ka një strategji të qartë negocimi, që synonte arritjen e miratimit të Greqisë për lënien e eurozonës. Fatkeqësisht për të, Greqia nuk do të dalë dhe nuk mund të detyrohet për këtë sipas traktateve që qeverisin Bashkimin Europian. Çfarë do Greqia është të mbetet në eurozonë, me një barrë më të ulët borxhi – një pozicion që është si finok nga aspekti ekonomik ashtu dhe i mbrojtur nga traktati.

Në fakt, një dalje nga euro do të ishte shumë e kushtueshme për Greqinë dhe me siguri do të krijonte një kaos politik dhe social – ndoshta edhe hiperinflacion – në zemër të Europës. Vlera e kursimeve të banorëve grekë do të ulej, teksa eurot do të konvertoheshin papritur në dhramitë e rinj. Klasa e mesme do të gërryhej. Dhe ndërrimi i valutës nuk do t’i kursente vendit asnjë cent në lidhje me borxhin e jashtëm, i cili do të  mbetej kryesisht në euro.

Ende, barra e borxhit grek është e paqëndrueshme. Këtë javë, Greqia nuk i pagoi FMN-së, duke zgjedhur me të drejtë pensionet mbi përmbushjen e borxhit. Kreditorët e vendit tanimë duhet të negociojnë për një reduktim konsensual të borxhit përmes një kombinimi të normave të ulta dhe fikse të interesit, pakësimit të vlerës së borxhit dhe maturimeve shumë të gjata.

Ka shumë procedura për një drejtim të tillë. Borxhet sovrane janë rikonstruktuar qindra në mos mijëra herë, përfshirë Gjermaninë. Në fakt, kërkesat e ashpra nga kreditorët qeveritarë amerikanë të vendit pas Luftës së Parë Botërore kontribuan në destabilitetin e thellë financiar në Gjermani dhe në pjesë të tjera të Europës dhe në mënyrë indirekte në ngritjen e Adolf Hitlerit në 1933. Pas Luftës së Dytë Botërore, megjithatë, Gjermania ishte përfituesja e koncesioneve gjerësisht të zgjuara  nga qeveria amerikane, në kulmimin e çlirimit konsensual nga borxhi në 1953, një veprim nga i cili përfitoi Gjermania dhe bota.

Ende Gjermania nuk ia ka dalë të mësojë leksionet nga historia e vet.

Unë propozoj një rrugë me katër hapa për daljen nga kriza greke. Së pari, rekomandoj që grekët t’i japin një “Jo” oshëtitëse kreditorëve në referendum mbi kërkesat e tyre në këtë fundjavë.

Së dyti, Greqia duhet të vazhdojë të refuzojë shlyerjen e borxheve të jashtme ndaj kreditorëve zyrtarë përpara një rikonstruktimi konsensual të borxhit më vonë në këtë vit. Duke marrë parasysh depresionin e madh, Greqia duhet t’i përdorë kursimet e veta për të paguar pensionistët, të ofrojë ndihmë ushqimore, të bëjë riparimet themelore në infrastrukturë dhe të likuidojë direkt sistemin bankar.

Së treti, kryeministri Alexis Tsipras duhet të përdori fuqitë e tij bindëse për të bindur publikun, në stilin e presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt, se e vetmja gjë që ata duhet të kenë frikë është vetvetja. Në veçanti, qeveria duhet ta bëjë të qartë për të gjithë grekët se depozitat e tyre në euro janë të sigurta; se vendi do të mbetet në eurozonë dhe se bankat do të rihapen menjëherë pas referendumit.

Së fundmi, Greqia dhe Gjermania duhet të vijnë drejt një riafrimi pas referendumit dhe të bien dakord për një paketë reformash ekonomike dhe për lehtësimin e borxhit. Asnjë vend – përfshirë Greqinë – nuk  duhet të presë t’i ofrohet lehtësimi i borxhit në një pjatë argjendi; lehtësimit duhet të fitohet dhe të justifikohet me reforma reale që kthejnë zhvillimin. Kjo është arsyeja përse lehtësimi i borxhit dhe reformat duhet të ofrohen së bashku, jo reformat “të parat” me premtime të vagullta se lehtësimi i borxhit do të vijë pa specifikim sasie dhe kohe në të ardhmen.

Të dyja palët kanë bërë gabime të pafundme, kanë bërë gjykime të gabuara dhe shkelje në dekadën e fundit dhe më parë. Një vend nuk ka nevojë të arrijë gjendjen e rrezikshme të Greqisë pa një gjeneratë keqmenaxhimi skandaloz. Por një vend nuk falimenton pa gabime serioze nga kreditorët e vet – së pari në dhënien hua të shumë parave dhe më pas në kërkimin e pagesave të tepruara për të theksuar kolapsin e debitorit. Me të dyja palët fajtorë, është e rëndësishme që të dy të mos e humbin të ardhmen duke mbetur te e shkuara.

Lehtësimi i barrës së borxhit grek ndërsa e mban vendin në eurozonë është një rrugë korrekte dhe e arritshme për të dalë nga kriza dhe mund të përmbushet lehtësisht përmes një marrëveshje të përbashkët mes Gjermanisë dhe Greqisë, të cilën pjesa tjetër e Europës do ta pranojë. Rezultati do të jetë jo vetëm fitore për të dyja vendet, por edhe për ekonominë botërore.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. A Way Out for Greece

Etiketa: Alexis TsiprasBankatBanorëBorxhiEurofitoreFMNGjermaniGjermaniaGreqiahuaKrizamarrëveshjeMASOKBpensionetpensionistëProject SyndicateQeveriaReferendumReformaRooseveltrrezikShtetet e Bashkuara
Tjetri
Fermerët e zemëruar boshnjakë shpërndajnë falas produktet e tyre

Fermerët e zemëruar boshnjakë shpërndajnë falas produktet e tyre

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.