AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Deri më tani 630 vjet burg për krimet në Srebrenicë

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA

Gjykatat ndërkombëtare dhe ato boshnjake deri më tani kanë dënuar një total prej 37 personash me rreth 630 vjet burg për gjenocid dhe krime të tjera kundër boshnjakëve nga Srebrenica 20 vjet më parë.

Foto: BETA
Foto: BETA

Në 20 vitet që kanë kaluar që nga krimi më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e mbështetur nga OKB-ja ka dënuar 14 persona për krime kundër boshnjakëve të Srebernicës në korrik 1995. Me katër gjyqe të tjera të profilit të lartë që vazhdojnë ende, ndërsa përvjetori i kësaj ngjarje po afron këtë muaj, ky numër mund të rritet edhe më shumë.

Tre nga të dënuarit nga Gjykata e Hagës u dënuan burgim të përjetshëm – dy ish-oficerë në selinë kryesore të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Zdravko Tolimir dhe Ljubisa Beara, si edhe ish-oficeri i sigurimit i Trupave Drina të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Vujadin Popovic.

Vrasjet e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe dëbimi i 25,000 grave dhe fëmijëve nga ‘zona e sigurt’ e Srebrenicës, e cilësuar e tillë nga Kombet e Bashkuara, pasi ajo ra në dorën e forcave serbe të Bosnjës, u etiketua për herë të parë si gjenocid në vitin 2004 në vendimin e Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-shefit të shtabit të Trupave Drina Radislav Krstic.

Gjykata vendosi se qëllimi i operacionit të vrasjeve në Srebrenicë ishte asgjësimin e popullatës boshnjake në qytet.

“Dhoma e apelit e quan masakrën në Srebrenicë me emrin e saj të vërtetë – gjenocid. Ata që janë përgjegjës për të, do ta mbajnë këtë njollë, dhe kjo do të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata që në të ardhme do të mendojnë të kryejnë një akt të tillë të urryer,” tha gjykatësi Theodor Meron gjatë vendimit. Krstic u dënua me 35 vjet burg.

Vendimi zbuloi se krimi në Srebrenicë u planifikua nga oficerët më të lartë të Ushtrisë Serbe të Bosnjes – dhe se ata që ishin më përgjegjës qenë stafi i Shtabit Kryesor dhe Komanda e Trupave Drina.

“Njësitë VRS (Ushtria Serbe e Bosnjës) u angazhuan në ndalimin, transportimin dhe ekzekutimin e myslimanëve boshnjakë, përfshirë edhe anëtarë të Trupave Drina, Brigadat e Bratunacit dhe Zvornikut dhe Njësia e Dhjetë e Sabotazhit,” citoi vendimi.

“Pjesëmarrja e kaq shumë njësive tregon shkallën në të cilën ishte planifikuar procesi, dhe pjesëmarrja e Njësisë se Sabotazhit posaçërisht tregon se shtabi i përgjithshëm i VRS-së ishte i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë operacion,” shtoi ai.

Gjykata e Hagës ka liruar nga akuzat vetëm një person për krimet e Srebrenicës – ish-gjeneralin e përgjithshëm të Ushtrisë Popullore Jugosllave Momcilo Perisic – ndërsa ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç vdiq gjatë gjyqit të tij.

Ka ende tre gjyqe që vazhdojnë për njerëz të dyshuar për përfshirje në masakrat në Srebrenicë. Dy prej tyre janë ish-oficerë sigurimi serbë, Jovica Stanisic dhe Franko Simatovic, dhe dy të tjerë janë ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë serbë të Bosnjës Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Dënimet boshnjake

Varret e viktimave te Srebrenicës
Varret e viktimave te Srebrenicës

Gjatë dekadës së fundit, gjykata shtetërore boshnjake ka dënuar një total prej 23 personash me 440 vjet burg për krimet në Srebrenicë.

I vetmi person që është dënuar për gjenocid është ish-oficeri i Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Milorad Trbic, i cili u dënua me dënimin maksimal prej 20 vitesh burg sipas kodit të vjetër penal të Jugosllavisë.

Trbic, ish-shefi i sigurimit në Brigadën e Zvornikut, u shpall fajtor vitin e kaluar për pjesëmarrje ose dhënie ndihme në vrasjet e burrave nga Srebrenica në vende të ndryshme në rajonin e Zvornikut – në fermën Branjevo, qendrën kulturore në Pilica dhe shkollat në Rahovec, Rocevic dhe Petkovci.

“Trbic ekzekutoi menjëherë me dhjetëra njerëz në mënyrë që të frikësonte, përmbante dhe kontrollonte të burgosurit e tjerë,” thuhej në vendim.

Ai shtoi: “Trupi gjykues është i vetëdijshëm se shumë rrallë një person do të pranonte se ka pasur si qëllim të veçantë shkatërrimin e një grupi të tërë, por në bazë të provave, është e qartë se i pandehuri kishte këtë qëllim.”

Ekzekutimet e para të boshnjakëve u zhvillua në Bratunac, dhe gjykata boshnjake dënoi Mladen Blagojevicin me shtatë vjet burg për vrasjen e të burgosurve që mbaheshin në shkollën “Vuk Karadzic” në qytet.

Numri më i madh i dënimeve nga gjykata boshnjake ka qenë në lidhje me vrasjen e më shumë se 1,000 boshnjakëve në një hangar në fshatin Kravica më 13 korrik 1995. Gjykata ka dënuar 11 individë për pjesëmarrje në masakër, kryesisht anëtarë të forcave speciale të policisë serbe të Bosnjës.

Dënimi më i madh i dhënë nga gjykata e Sarajevës, 35 vjet burg, u dha për Franc Kos, një ish-anëtar të Divizionit të Dhjetë të Zbulimit i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe të Bosnjës për vrasjet e disa qindra boshnjakëve në fermën në Branjevo.

Dënimi më i gjatë dhënë nga gjykata me qendër në Sarajevë, 35 vjet në burg, ishte për Franc Kos, një ish-anëtar i Divizionit Dhjetë të Zbulimit të ushtrisë serbe të Bosnjës Selinë kryesore për vrasjen e disa qindra boshnjakë në fermën Branjevo.

“Ne vramë grupe me nga dhjetë vetë të cilët policia ushtarake i zbriti nga autobusët. Të burgosurit nga dy autobusët e parë i kishin krahët dhe sytë e lidhur. Na u desh një orë për të vrarë një grup nga autobusi,” tha Kos në dëshminë e tij para gjykatëse.

Slavko Peric, zv/komandanti i sigurimit të Batalionit të Parë të Brigadës së Zvornikut, u dënua me 11 vjet burg për rolin e tij në krimet në Pilica, ku u mbajtën boshnjakët para se të transferoheshin në fermën në Branjevo.

Pesë ish-luftëtarë të tjerë serbë të Bosnjës pranoi se ata ishin fajtorë për përfshirje në krimet në Srebrenicë në gjykatën e Sarajevës dhe u dënuan me një total prej 39 vitesh burg. Katërmbëdhjetë persona janë liruar nga akuzat dhe pesë çështje gjyqësore vazhdojnë ende.

Me sa duket, totali prej 630 vitesh burg nuk do të jetë shifra përfundimtare e dënimeve për këtë krim.

Srebrenica.
Srebrenica.
Etiketa: BurgFranko SimatovicgjenocidGjykataGjykatëGjykatësGjyqJovica StanisicKombet e BashkuaraKrimKrimekrimiLuftaOKBoperacionParaPoliciaSarajevëSHSigurimisigurimi serbSimatovicSrebrenicaStanisicUshtriaVendimVendimi
Tjetri
Kryeministri rumun heq dorë nga doktoratura e dyshimtë

Rumania dyfishon pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.