Politikanët dhe ekspertët paralajmërojnë se sulmi ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Srebrenicë do të kthejë një hap pas në procesin e pajtimit dhe do të krijojë destabilitet të ri në Ballkan.
Politikanët boshnjakë ditën e dielë dënuan incidentin ku kryeministri serb Aleksandër Vuçiç u godit me gurë dhe shishe uji ndërsa povarroseshin 136 viktima të masakrës së Srebrenicës.
Vuçiç mori pjesë në ceremoni, por u prit me zemërim si rezultat i tensioneve mbledhura deri në 20 vjetorin e krimit, të cilin ai refuzon ta quajë gjenocid, pavarësisht vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare.
Anëtari boshnjak i presidencës Bakir Izetbegovic tha se sulmi e kishte lënë atë me një ndjenjë tradhtie, pasi ai personalisht i tha Vuçiçit se do të ishte i sigurt në Srebrenicë.
“Boshnjakët dinë si ta mirëpresin një mysafir, të garantojnë sigurinë e tij, dhe kjo nuk ishte e tillë,” tha Izetbegovic.
Kolegu i tij etnik serb në presidencë, Mladen Ivanic, tha se sulmi ishte arsyeja pse ai vetë nuk pranoi të marrë pjesë në ceremoni. “Nuk ishte nga mungesa e respektit për viktimat. Unë pashë tensionet, lojërat politike dhe nuk doja të isha pjesë e saj,” tha Ivanic.
Kryetari i bashkisë së Srebrenicës, Camil Durakovic, kërkoi ndjesë personalisht për Vuçiçin dhe tha se incidenti nuk ishte vepër e vendasve të vërtetë të Srebrenicës.
“Kjo u bë nga mendje të sëmura, të cilat abuzuan me këtë ngjarje plot dinjitet. Vuçiç përqafoi nënën e Srebrenicës Munira Subasic dhe mori pjesë në ceremoni për të nderuar viktimat. Ai madje vendosi një lule simbolike në xhaketën e tij për të treguar mirëkuptimin e tij për dhimbjen tonë,” kujtoi Durakovic.
Ndërsa ndodhte incidenti, kleriku mysliman boshnjak Husein Kavazovic i foli turmës, duke iu lutur e tyre të fillonin të luteshin dhe t’i linin të qetë delegacionet, dhe disa disa prej nënave të Srebrenicës gjithashtu u përpoqën të mbronin kryeministrin serb.
Presidenti serb i Bosnjës, Milorad Dodik, e dënoi sulmin ndaj Vuçiç dhe tha se ata që janë fajtorë për sulmin duhet të arrestohen. Megjithatë, ai vuri në dukje se ai ishte i prekur nga reagimi.
Dodik tha se nëse sulmi mbi Vuçiçin do të ishte i suksesshëm, ai mund të kishte pasur “pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin”.
Komuniteti Fetar Boshnjak Mysliman gjithashtu e dënoi sulmin ndaj Vuçiç, duke e quajtur atë një “poshtërim ndaj viktimave”.
“Ata që vijnë për të nderuar viktimat duhet të kenë siguri të plotë dhe të trajtohen me dinjitet,” tha ai.
“Pavarësisht incidentit, Vuçiç dhe përfaqësues të tjerë serbë duhet të vijnë në Potocari, ku ata do të respektohen, por nuk duhet të vijnë duarbosh, por me një njohjen e gjenocidit,” tha Bashkësia Islame në një deklaratë.
Ministri i Sigurisë në Bosnjë, Dragan Mektic, bëri thirrje për një hetim të shpejtë.
“Informacionet fillestare tregojnë se ka pasur disa probleme me organizimin dhe sigurinë,” tha Mektic.
Problem për pajtim dhe stabilitet
Analisti politik Milos Solaja tha se përkujtimorja e Srebrenicës ishte politizuar shumë në organizim dhe parashikoheshin probleme të mëtejshme në të ardhme.
“Do të na duhet shumë kohë për të punuar për këtë dhe t’ia nisim në rrugën e duhur,” tha Solaja për BIRN.
Mbrojtësja e të drejtave të njeriut Aleksandra Letic tha për BIRN se ndërsa ajo e kuptonte pakënaqësinë e viktimave për shkak se kush ishte Vuçiç, incidenti kishte bërë një hap mbrapa në procesin e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve dhe boshnjakëve.
“Për Vuçiç kjo ishte një reklamë e madhe dhe e papritur politike, por, më e rëndësishmja, marrëdhëniet midis boshnjakëve dhe serbëve dhe marrëdhëniet politike tani do të ngarkohen nga kjo ngjarje, në të cilin dora e pajtimit u gjuajt me gurë. Nëse dora e pajtimit u ofrua me të vërtetë, nëse Serbia e kuptoi se çfarë do të thotë vërtet të ballafaqohesh me të kaluarën, kjo nuk ka rëndësi. Ajo që ne do të kujtojnë jnë gurët,” tha Letic.
“Këta gurë do të kenë rizgjuar pasionet mes serbëve dhe boshnjakëve dhe vuajtjet më të mëdha do të bien përsëri mbi viktimat – të cilët do të goditen më shumë nga gurët sesa nga Vuçiç,” shtoi ajo.
Komuniteti ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë, zyra OHR dhe ajo OSBE-së, lëshuan deklarata duke dënuar sulmin dhe duke i kërkuar të gjitha palëve të punojnë për pajtim.
“E ardhmja është te pajtimi, toleranca, respekti dhe progresi,” tha Valentin Inzko Përfaqësues i Lartë.