AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Nuland në Kosovë për Specialen dhe bisedimet me Serbinë

Luljeta Krasniqi-VeselingaLuljeta Krasniqi-Veseli
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Victoria Nuland | Foto nha AP Photo/Ivan Sekretarev

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Victoria Nuland, ka kërkuar nga shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, siç janë procesi i dialogut me Serbinë dhe Gjykata Speciale.

Victoria Nuland | Foto nha AP Photo/Ivan Sekretarev
Victoria Nuland | Foto nha AP Photo/Ivan Sekretarev

Në takime të ndara që ka pasur me krerët e institucioneve të Kosovës, këta të fundit e kanë siguruar diplomaten Nuland se Kosova do t’i kapërcejë këto sfida dhe se do t’i marrë të gjitha obligimet që ka dhe do të ecë sigurt në rrugën e saj drejt së ardhmes euro-atlantike.

Diplomatja amerikane, Nuland, është takuar fillimisht me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në një komunikatë nga Presidenca, thuhet se gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe të rendit dhe krijimin e Gjykatës Speciale, sfidat në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane.

“Institucionet e vendit dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe në veçanti për përmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtare dhe se pret që institucionet së shpejti të themelojnë Gjykatën Speciale për t’i adresuar akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe për të shmangur që një hap i tillë të merret nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, citohet të këtë thënë presidentja Jahjaga.

Duke folur për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova është e përkushtuar në këtë proces dhe kërkon zbatim konkret të të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Shkalla e zbatimit të marrëveshjeve, ka shtuar Jahjaga, duhet të jetë kushtëzim për rrugën evropiane të Serbisë, e cila edhe më të tutje vazhdon të mbështesë strukturat ilegale serbe në Kosovë.

Në takim, diplomaten amerikane Nuland e ka pritur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me të cilin po ashtu është biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

“Shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, siç janë procesi i dialogut me Serbinë dhe Gjykata Speciale. Është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull, në mënyrë që vendi të ecë përpara”, citohet të ketë thënë Nuland gjatë takimit me kryeparlamentarin Veseli.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Veseli, ka siguruar ndihmëssekretaren amerikane, Victoria Nuland, se Kosova do ta kapërcejë këtë sfidë me përgjegjësi shtetërore në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nuland është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e kryeministrit, thuhet se gjatë takimit u bisedua për proceset aktuale në Kosovë dhe më gjerë.

“Kryeministri Mustafa dhe ndihmëssekretarja amerikane, Nuland, biseduan për progresin që po arrihet në Kosovë, zhvillimet në rajon, proceset integruese rajonale dhe euro-atlantike, si dhe për progresin në dialogun për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Mustafa ka theksuar se Kosova do t’i marrë të gjitha obligimet që ka dhe do të ecë sigurt në rrugën e saj drejt të ardhmes euro-atlantike.

Ndër të tjera thuhet se Mustafa e ka njoftuar ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, për hapat konkret që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: Bashkimin EvropianBEEuroEvropaGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësIsa MustafaJahjagakadri veseliKosovaKosovëOKBPresidencaQeveriarajonRaportiSHBA
Tjetri
Dënohet gjerësisht sulmi ndaj Vuçiç në Srebrenicë

Dënohet gjerësisht sulmi ndaj Vuçiç në Srebrenicë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.