AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Studentët në protestë kundër projektligjit të arsimit të lartë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentet te universiteteve publike, gjate nje proteste para godines se Kryeministrise, kunder draftit te qeverise per reforme ne Arsimin e Larte. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Pas disa muajsh protestash kundër reformës së debatueshme të arsimit të lartë, studentët planifikojnë një tubim të fundit para parlamentit të martën, ndërkohë që deputetët votojnë për projektligjin.

Studentet te universiteteve publike, gjate nje proteste para godines se Kryeministrise, kunder draftit te qeverise per reforme ne Arsimin e Larte. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA
Studentët e universiteteve publike gjatë një proteste para godinës së Kryeministrisë kundër draftit të qeverisë për reformë në Arsimin e Lartë. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA

Lëvizja Për Universitetin, grupimi i majtë i cili ka qenë në ballë të protestave kundër projektligjit të arsimit të lartë, i kërkoi studentëve të mblidhen të martën pasdite para parlamentit, edhe pse ata tashmë kanë filluar pushimet e verës.

“Kundër kalimit të reformës që – siç e kemi theksuar për muaj me radhë në asamble, zaptime dhe protesta – tregtarizon universitetin, rrjep studentët dhe abuzon me paratë publike përmes financimit të privatëve,” tha lëvizja në njoftimin për shtyp.

“Kundër arrogancës qeveritare që përmes heshtjes dhe gënjeshtrës, zvarritjes dhe nënshtrimit, panikut dhe pushimeve verore, arriti të kalonte një ndër reformat më klienteliste dhe të kundërshtuara publikisht,” shtoi ajo.

Organizatorët e protestës shpjeguan se do të mblidhen të martën në orën 17:00 përpara parlamentit për të lëshuar thirrjet e fundit ‘kundrejt atyre që duhet të jenë përfaqësuesit e interesit publik, deputetëve, që të ngrihen në lartësinë e detyrës duke refuzuar miratimin e reformës.’

“Në të kundërt, paralajmërojmë se vjeshta do të na gjejë të barrikaduar në rrugë, fakultete dhe konvikte,” kërcënuan ata.

Ligji i qeverisë së majtë për Arsimin e Lartë u miratua në qeveri, pas një rrugëtimi të gjatë përgatitjesh dhe konsultimesh. Megjithatë, komisioni i ngritur për të realizuar reformën nuk arriti të sigurojë konsensusin e të gjithë aktorëve të sistemit.

Pika më e debatueshme është skema e financimit, pasi projektligji synon të kthejë në universitete publike, entet shtetërore dhe ato private të Arsimit të Lartë. Ai parashikon gjithashtu që paratë nga buxheti i shtetit t’u akordohen studentëve dhe ata mund të zgjedhin më pas se cilin universitet do të ndjekin.

Kundërshtive të studentëve kundër projektligjit të hënën iu bashkua dhe opozita. Pas një tryeze të organizuar me pedagogët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u angazhua ta kundërshtonte ligjin.

“Me këtë akt, Edi Rama u fshin të drejtën kushtetuese të rinjve shqiptarë për t’u arsimuar, duke ua bërë të pamundur këtë të drejtë themelore,” tha ai.

“Edhe pse studentët janë kundër, edhe pse maturantët janë kundër, edhe pse prindërit janë kundër, edhe pse stafet akademike të universiteteve publike janë kundër, edhe pse mbarë opinioni publik është kundër kësaj nisme, edhe pse ekspertët më në zë të angazhuar nga vetë qeveria janë shprehur kundër, Edi Rama ka vendosur të shkojë në këtë drejtim të rrënimit të studentëve dhe universitete publike të vendit,” shtoi Basha.

Megjithatë, në fjalën e tij në tryezën e organizuar nga opozita, ish deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, u shpreh skeptik ndaj qasjes së opozitës ndaj projektligjit.

“Opozita në raport me këtë projektligj ka qenë hezituese dhe nuk ka kuptuar rrezikun që po i vjen sistemit të arsimit të lartë,” tha ai. “Është e tmerrshme që një grup interesi me pak para dhe shumë perversitet të implementojë interesat e veta,” shtoi Marku.

Sipas Arlind Qorrit, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, ‘reforma në arsimin e lartë, të cilën qeveria po e kalon tinëzisht kur universitetet po mbyllen, është produkt i përpjekjeve të disa qeverive për të avantazhuar ata që universitetet i kanë edhe juridikisht “pronë private”, si të ishin bahçe me speca.’

“Qeveria e shkuar i licenconte, u shiste a jepte me qira qesharake troje e ndërtesa publike, u shtonte klientët duke shtyrë punonjësit e shtetit të bënin mastera, me propozim të opozitës së djeshme u hiqte edhe tatimin mbi vlerën e shtuar (në një vend ku lypësi paguan 20% për bukë),” shkruan Qorri në një postim në Facebook.

“E sotmja u lehtëson konkurrencën duke mbyllur vetëm ato diplomore që i shesin diplomat pa bërë reklamë, rrit edhe më shumë tarifat studentore dhe pakëson kuotat në universitetet publike,” shton ai.

Kritik i mprehtë ndaj projektligjin të arsimit të lartë ka qenë dhe profesor Artan Fuga.

“Unë vazhdoj t’i qëndroj mendimit të patundur se nesër do të jetë një ditë e zeze për arsimin tonë kombëtar dhe këtë do ta provojë koha shumë shpejt,” shkruan ai në një postim në Facebook të hënën.

Në një postim tjetër pak ditë parë, Fuga nënvizonte që edhe mes deputetëve të maxhorancës kishte kundërshti për projektligjin.

“Nuk është ndonjë meritë të aprovosh një projektligj për arsimin e lartë duke përfituar nga fakti rastësor dhe i përkohshem se ke pushtetin në dorë në një komision parlamentar dhe ke shumicën atje,” shkruan ai.

“Mua me vjen vetëm keq për ata deputetë që ndryshe flasin kur janë në një lloj intimiteti personal miqsh dhe kolegësh dhe ndryshe votojnë apo flasin kur vjen çasti i vendimit,” përfundon ai.

Etiketa: akademikeBashabuxhetiBuxheti i ShtetitdeputetdiplomatEdi RamaFacebookKEKomisionkushtetueseLulzim BashaOpozitaParaPartisë DemokratikeProjektligjProjektligjiProtestaprotesteQeveriaRamaraportReformaSHstudentTiranëuniversitetUniversitetet publike
Tjetri
Zjarret shkatërrimtare djegin Greqinë (Foto)

Zjarret shkatërrimtare djegin Greqinë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.