AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

KESH kryen importe të dyshimta energjie elektrike në korrik

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Artikull kryesor, Energjia, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i KESH Agron Hetoja | Foto nga : LSA

Edhe pse rezerva energjetike në hidrocentralin e Fierzës është në kuota optimale, KESH ka shpallur një ankand për importin energjisë elektrike që sipas ekspertëve do t’i kushtojë taksapaguesve miliona euro në humbje.

Drejtori i KESH Agron Hetoja | Foto nga : LSA
Drejtori i KESH Agron Hetoja | Foto nga : LSA

Nëpërmjet një njoftimi në datën 21 korrik, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, shpalli ftesën për oferta sipas procedurës së limituar më negocim, për blerjen e energjisë elektrike për periudhën 24 korrik-31 korrik 2015.

KESH ka kërkuar oferta për importin e energjisë elektrike në ngarkesë bazë sipas tre opsioneve, që lëvizin nga sasia 17,982 MWh në 47,952 MWh. Vendimi i korporatës i ka çuditur ekspertët në sektorin energjetik, duke qenë se niveli i hidrocentralit të Fierzës është në kuotën 289 metra, një kuotë më se optimale për sezonin.

“Blerja e energjisë është e dyshimtë sepse niveli i Fierzës është në kuota normale dhe ndërkohë OSHEE e ka bërë importin për mbulimin e humbjeve,” i tha BIRN një ekspert energjie që pranoj të flasë në kushte anonimati.

“Nuk është niveli [i Fierzës] në rrezik që të blesh energji kur në bursën Hungareze çmimi [në pik] është 90 euro për MWh. Ky është abuzim dhe paaftësi për të menaxhuar kuotën, ndërkohë që importet duhet të bëheshin kur niveli është më i ulët dhe rrezikon furnizimin e klientit tarifor,” eksperti shtoi.

I njëjti ekspert shtoi se duke qenë se KESH ka arritur të shesë energji gjatë periudhës se pikut të konsumit në korrik kjo tregon që mund ta mbulojë ngarkesën me prodhim vendas dhe nuk ka arsye pse të importojë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë, kuota prej 289 metra në hidrocentralin e Fierzës është pesë metra më e lartë se mesatarja historike prej 284 metra. Raportet e ERE gjithashtu tregojnë që KESH nuk ka importuar energji elektrike në muajin korrik në të kaluarën.

I kontaktuar nga BIRN, zëdhënësi i KESH nuk dha shpjegime mbi arsyen pse po importohej energji elektrike kur rezerva energjetike ishte e lartë, dhe konsumi mund të mbulohej nëpërmjet gjenerimit në vend.

Të dhënat e bursës Hungareze të energjisë për datën 23 korrik, tregojnë që çmimi i energjisë elektrike në ngarkesë bazë ishte 70 euro për MWh dhe ai i ngarkesës pik 94 euro për MWh.

ftesaNë qoftë së KESH do të arrijë të prokurojë sasinë maksimale të kërkuar nga ofertuesit prej 47,952 MWh me çmimin e bursës Hungareze, importi do ti kushtojë furnizuesit publik të energjisë 3,3 milion euro.

Në të kundërtën në qoftë se KESH do ta gjeneronte këtë energji nëpërmjet kaskadës së Drinit që ka një kosto prej 1 mijë lek për MWh (7 euro për MWh), duke qenë se edhe rezerva është mbi mesataren historike, kjo energji do të kushtonte dhjetë herë më lirë, ose vetëm 330,000 euro.

Ankandi i fundit nuk është hera e parë që KESH akuzohet për keqmenaxhim të rezervës energjetike. Korporata u vu në qendër të akuzave edhe në fillim të këtij viti pasi tepricën energjetike ja shiste tregtarëve të energjisë dhe jo operatorit publik të shpërndarjes, OSHEE.

Presioni publik i detyroi të dy kompanitë nën pronësi shtetërore të nënshkruanin një marrëveshje për shitjen e tepricave nga KESH në OSHEE, që vetëm në muajin shkurt gjeneroi një likuidit shtesë në sistemin energjetik, të vlerësuar në 5.2 milion euro.

Ky artikull është pjesë e një serie shkrimesh mbi prokurimin publik dhe korrupsionin të publikuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, me mbështetjen e USAID, për të mbështetur gazetarinë investigative në Shqipëri. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: abuzimBIRNBIRN Albaniaenergji elektrikeEREEuroImportetKESHKonsumiKorporata Elektroenergjetike ShqiptarekostomarrëveshjeOSHEEprodhimrrezikshqipShqipërishqiptareShteteve të Bashkuara të AmerikësUSAIDVendimi
Tjetri
Rikthimi i gjermanit të shëmtuar

Rikthimi i gjermanit të shëmtuar

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.