AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Energjia

KESH anulon tenderin e importit, kursen miliona euro

Besar LikmetangaBesar Likmeta
11 years më parë
në Energjia, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Diga e Komanit
Diga e hidrocentralit të Komanit | Foto nga : Phil Hdgson/Flickr

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, njoftojë të enjten në mbrëmje se kishte anuluar një tender të pazakontë importi energjie elektrike për javën fundit të korrikut, që mund t’i kushtonte kompanisë deri në 3.3 milionë euro.

Diga e Komanit
Diga e hidrocentralit të Komanit | Foto nga : Phil Hdgson/Flickr

Sipas KESH pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare të energjisë, komisioni i blerjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Më pas ky komisioni vazhdoi procedurën e negocimit me pesë shoqëritë prodhuese/tregtare që sollën çmime për njësi më të ulëta ose me shumë deri ne plotësimin e sasisë së kërkuar nga KESH për tu blere.

“Në përfundim të procedurës së negocimit, dhe me përmirësimin e kushteve teknike në agregatet e HEC Koman, u vendos se nuk është e nevojshme blerja e energjisë elektrike,” KESH tha.

“Nga sa me sipër procedura e blerjes u anulua, dhe për këtë u njoftuan te gjitha shoqëritë pjesëmarrëse,” ajo shtoi.

Sipas KESH, importet u bënë të detyrueshme pas një avarie në agregatin e tretë të HEC Koman.

“Në një agregat (Ag2) është në proçes rehabilitimi të thellë (fazën e ri-montimi/para-komisionim) i cili, për vetë zgjidhjen teknologjike të ndërtimit të HEC Koman, në faze ri-montimi/para-komisionimi, detyrimisht mban jashtë pune dhe një agregat të dytë (Ag1). Si rrjedhoje, me rënien në avari të agregatit Ag3, në HEC Koman mbetej disponibël për punë vetëm një agregat (Ag4),” KESH tha..

“Të ndodhur në kushtet e regjimit të punës me një agregat (Ag4) në Koman, programi i prodhimit realizohej duke vënë në punë me ngarkese të plotë tre agregate në Fierzë çka bënin qe niveli në liqenin e Komanit të rritej me shpejtësi (mesatarisht 5-6 cm në orë) dhe do te ishte e pashmangshme shkarkimi i ujit pa prodhim energjie nga HEC Koman drejt liqenit te HEC Vau Dejës,” shtoi ajo.

KESH nënvizoi që regjimi i shfrytëzimit pa shkarkime nga portat e HEC mund të mundësohej vetëm nëse në HEC Fierzë mbahej në punë vetëm një agregat (pra ndaleshin dy agregatet e tjerë) dhe reduktimi i kapacitetit gjenerues të KESH e bënte të domosdoshme importimin e rreth 6 GWh në ditë deri në momentin kur mund të viheshin në punë minimalisht dy agregate në HEC Koman.

Shpallja e tenderit nga KESH në një kohë kur kuota e Liqenit të Fierzës është mbi mesataren historike, kishte habitur dhe ngjallur dyshime për abuzime në komunitetin e ekspertëve të energjisë në Shqipëri, duke qenë se rezerva energjetike ishte e lartë dhe çmimet në bursat rajonale të shtrenjta.

“Blerja e energjisë është e dyshimtë sepse niveli i Fierzës është në kuota normale dhe ndërkohë OSHEE e ka bërë importin për mbulimin e humbjeve,” i tha BIRN një ekspert energjie që pranoj të flasë në kushte anonimati.

“Nuk është niveli [i Fierzës] në rrezik që të blesh energji kur në bursën Hungareze çmimi [në pik] është 90 euro për MWh. Ky është abuzim dhe paaftësi për të menaxhuar kuotën, ndërkohë që importet duhet të bëheshin kur niveli është më i ulët dhe rrezikon furnizimin e klientit tarifor,” eksperti shtoi.

Të dhënat e bursës Hungareze të energjisë për datën 23 korrik, tregojnë që çmimi i energjisë elektrike në ngarkesë bazë ishte 70 euro për MWh dhe ai i ngarkesës pik 94 euro për MWh.

Në qoftë së KESH do të arrijë të prokurojë sasinë maksimale të kërkuar nga ofertuesit prej 47,952 MWh me çmimin e bursës Hungareze, importi do ti kushtojë furnizuesit publik të energjisë 3,3 milion euro.

Në të kundërtën në qoftë se KESH do ta gjeneronte këtë energji nëpërmjet kaskadës së Drinit që ka një kosto prej 1 mijë lek për MWh (7 euro për MWh), duke qenë se edhe rezerva është mbi mesataren historike, kjo energji do të kushtonte dhjetë herë më lirë, ose vetëm 330,000 euro.

Ky artikull është pjesë e një serie shkrimesh mbi prokurimin publik dhe korrupsionin të publikuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, me mbështetjen e USAID, për të mbështetur gazetarinë investigative në Shqipëri. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: abuzimBIRNBIRN AlbaniadigaEuroHECImportetKESHKorporata Elektroenergjetike ShqiptarekostoOSHEEParaprodhimPunërrezikshkarkimeshkarkimishqipShqipërishqiptareShteteve të Bashkuara të AmerikëstenderUSAID
Tjetri
Skandal dhe Dyshim në Misionin e BE-së në Kosovë

Ish-prokurorja e EULEX thotë se ‘e kanë kërcënuar’

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.