AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

ISIS është kërcënim për Ballkanin, thonë Ministrat

Igor JovanovicngaIgor Jovanovic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrat e brendshëm në takim. Foto: BETA

Ministrat e Brendshëm të Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe Serbisë thanë që ISIS është një kërcënim i vërtetë që mund të luftohet vetëm përmes bashkëpunimit mes shërbimeve të sigurisë rajonale.

Ministrat e brendshëm në takim. Foto: BETA
Ministrat e brendshëm në takim. Foto: BETA

Ministrat e Brendshëm të tri shteteve të Ballkanit mbajtën një mbledhje në Podgoricë të martën për të diskutuar kërcënimin nga lëvizje radikale islamike në rajon dhe mënyrat për ti parandaluar përmes përpjekjeve të përbashkëta.

“Ne jemi pajtuar që nuk do të lejojmë terrorizmin të shpërndahet në rajon dhe ne jemi gati ta shkatërrojmë atë,” iu tha gazetarëve Ministri i Brendshëm i Bosnjës, Dragan Mektic.

Vendet e rajonit e kanë rritur nivelin e sigurisë dhe kanë prezantuar masa parandaluese të reja për të kundërshtuar kërcënimet e ISIS.

Këto masa u prezantuan pasi që ISIS më 5 qershor publikoi një video ku nxiste mbështetësit e tyre në Ballkan të vrasin “jobesimtarët” në shtetet e tyre.

Mektic tha që Bosnja dhe Hercegovina nuk është qendër për trajnim ushtarak dhe rekrutim dhe që thashethemet që 4,000 qytetarë të Bosnjës janë pjesë e ISIS nuk janë të vërteta.

Por ai tha që rreth 300 njerëz nga shteti i tij po luftojnë në Siri dhe Irak. 50 boshnjakë janë kthyer nga betejat e Lindjes së Mesme, ndërkohë që 30 janë vrarë aty, shtoi ai.

Mektic tha që anëtarët e lëvizjes Vahabiste gjithashtu janë një kërcënim për sigurinë rajonale dhe që disa prej tyre mund të rekrutohen për luftëra të huaja.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanovic tha në një konferencë shtypi të përbashkët që Islami radikal është një fenomen i ri në rajon dhe që policia dhe qeveria “duhet të sigurohen…që qytetarët të ndjejnë siguri dhe qëndrueshmëri”.

“Ne kemi bashkëpunim të afërt me policinë malazeze,” tha Stefanovic, duke shtuar që “në shumë raste dy forcat policore punojnë si një e vetme”.

I pyetur për sulmin mbi kryeministrin serb Aleksandar Vucic në 20 vjetorin e masakrave të Srebrenicës më 11 korrik, ministri boshnjak Mektic tha që policia ka identifikuar 20 persona që ishin të përfshirë në atë incident.

“Shërbimet tona kanë identifikuar gati 20 persona për të cilët ka dëshmi që janë të përfshirë në sulmin mbi kryeministrin Vucic,” tha Mektic.

Ai tha që policia boshnjake ka kërkuar nga kolegët e tyre serb që të ndihmojnë sepse disa nga të dyshuarit janë shtetas të Serbisë.

Vucic u sulmua ndërkohë që po kalonte përmes një turme njerëzish në Srebrenicë, ku disa prej tyre e gjuajtën me gurë dhe shishe uji para se ai të largohej me shpejtësi me ndihmën e sigurimit.

Etiketa: BallkanBosnjaBosnja dhe HercegovinagazetarIrakISISMasamasa parandalueseMbledhjeParaPoliciaQeveriarajonSHSirivideo
Tjetri
Projektligji i pronave ul “faturën” e shtetit, por saga e ish-pronarëve vazhdon

Projektligji i pronave ul “faturën” e shtetit, por saga e ish-pronarëve vazhdon

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.