AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Fshati shqiptar e ndërton të ardhmen nëpërmjet turizmit

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mjedis rekreativ në zonën e Bogovës, Skrapar | Foto nga : Eriola Azizolli

Në Bogovë të Skraparit, vendasit po e luftojnë trendit e depopullimit të zonave rurale, duke mikpritur sa më shumë turistë të tërhequr nga natyra dhe kulinaria tradicionale.  

Mjedis rekreativ në zonën e Bogovës, Skrapar | Foto nga : Eriola Azizolli
Mjedis rekreativ në zonën e Bogovës, Skrapar | Foto nga : Eriola Azizolli

Janë vetëm 32 kilometra rrugë që ndajnë Bogovën me qytetin e Beratit, bashkinë më të madhe të qarkut . E ndërsa, në Beratin muze vizitorët e shumtë në këto ditë të nxehta vere përpiqen të gjejnë pak fresk mes vapës, në Bogovë hija e malit, gjelbërimi i kodrave dhe uji i ftohtë çlodhin turistët e huaj dhe vendas.

Gjelbërimi i pyjeve shtrihet nga të gjitha anët, deri tek “Rezervati i Bogovës”, pyll i cili sipas banorëve të zonës ka qenë i preferuar për gjueti nga ish-udhëheqja e kohës së komunizmit. Rezervati zë një sipërfaqe prej 350 hektarësh pyll, ku nuk mungon derri i egër, lepujt e dhelpra.

Rruga e sapo përfunduar së ndërtuari nga qyteti i Poliçanit drejt Bogovës nuk ka as vijëzime as tabela orientuese. Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për herë të parë në këtë zonë pyesin banorët për orientim, se cilën prej dy rrugëve që shtrihen pas Poliçanit, duhet të zgjedhin drejt Bogovës.

Të mësuar me këtë pyetje ata tregojnë rrugën në ngjitje, pas të cilës duhet të ecësh vetëm drejt. Kthesat e shumta të rrugës e shtojnë dhe më shumë kuriozitetin e udhëtarëve.

Përpara tyre mali Tomorrit sa vjen dhe afrohet me madhështinë e tij, ndërsa në të majtë kodrat e pyllëzuara i japin freski rrugës. Pylli me pisha në të dy krahët e rrugës është tërheqja e parë për vizitorët.

Zona turistike e Bogovës është pjesë e fshatit Novaj. Për shkak të pozitës gjeografike nën malin Tomorr dhe pamjes piktoreske ajo i ka dhënë komunës emrin.

Një rrjedhë uji e lidhur me një urë të vogël guri ndan zonën rekreative në dy pjesë. Në të dy krahët e saj ndodhen lokale, restorante dhe hotele, ku çdo ditë ka vizitorë, veçanërisht të shtunave dhe të dielave. Restorantet janë të gjitha të ndërtuara prej guri dekorativ, punimi i së cilit është një nga traditat e kësaj zone.

Fadil Kapllani është kryetari i fundit i komunës Bogovë. Në institucion e tij po bëhen dorëzimet e fundit dhe përgatitjet për tu bashkuar me Bashkinë e Skraparit, pas reformës administrative-territoriale.

Kapllani, duke folur për Bogovën me shumë dashuri tregon se në fillim të viteve 90’ kjo zonë kishte vetëm tetë familje që jetonin me blegtori, ndërsa sot numëron 50 familje, që jetojnë me turizëm.

“Ndryshe nga zona e Skraparit ku 70 për qind e popullsisë është larguar drejt qyteteve të mëdha, në Bogovë ka ndodhur një tjetër dukuri ajo e popullimit,” thotë ai.

“Që pas viteve 1990 banorët këtu u shtuan, pasi i dinin vlerat e natyrës dhe mundësitë e mira për të bërë turizëm. Banorë të zonës, pasi krijuan të ardhurat e parë në emigrim u vendosën në Bogovë, ku krijuan bizneset e para.” Kapllani shton.

Sot, vetëm në qendër të komunës numërohen nëntë biznese shërbimi, ndërsa në të gjithë komunën numërohen 20 të tillë; si hotele, restorante dhe bare. Komuna numëron tre mijë banorë dhe çdo vit vizitohet nga 50 mijë vizitorë.

E ndodhur në lartësinë 265 metra mbi nivelin e detit Bogova ka një klimë të freskët. Me malin që i bën hije, ujin që zbret nga brendësia i tij dhe gjelbërimin nga të gjitha anët

E përbërë nga tetë fshatra, kjo komunë njihet dhe për bimët medicinale, pllakat e gurit dhe pelegrinazhin në malin e Tomorrit gjatë ditëve të shenjta të besimit Bektashi.

Zalo Qato, pronari i një restoranti familjar, shprehet se vizitorët prenotojnë herët fillojnë dhe fillojnë të mbërrijnë në mesditë.

“Mishi i qengjit tashmë është gati dhe gjithë stafi është në gatishmëri të plotë”, thotë ai.

Sipas Qatos në krye të porosive ë klientëve të tij qëndron mishi, i cili piqet në hell dhe që nuk duhet të mungojë kurrë.

Për mishin Qato shprehet me kënaqësi se qengjat që ai shërben janë të rritur në mal, çfarë e bën të veçantë shijen.

Sipas tij në restorantet e zonës gjithçka është bio, ‘çfarë e bën një drek plotë shije, që nga perimet, rakia dhe vera e deri tek kulaçi, djathërat e përgatitur vetë.’

Suksesi turistik i kësaj zone mbështetet në punën e banorëve që ashtu siç dinë të shërbejnë në restorante, kullosin bagëtinë nëpër kodra, mbledhin bimë medicinale, erëza për kuzhinën, dhe kultivojnë vreshta për të prodhuar rakinë e verën.

“Veç malit Tomorr që mund të shfrytëzohet për turizëm dhe në dimër, Bogova ka dhe një ujëvarë të mrekullueshme,” shton Lorenci, një i ri që synon të ndjek në hapat e biznesit të familjes.

“Janë të shumtë vizitorët e huaj që pasi e shohin Bogovën të promovohet nga ne në internet kërkojnë të vizitojnë malin dhe ujëvarën, por rruga është e keqe, pasi nuk është investuar,” thotë ai.

Për familjen Qato puna këtu vijon me të njëjtat ritme çdo ditë të vitit, veçanërisht gjatë verës, ku vapa bëhet për shumë syresh e padurueshme në qytete.

Besimi, është një nga vizitorët që së bashku me familjen e tij, në këto ditë të nxehta vere, ka lënë kryeqytetin për tu qetësuar siç dhe thotë vetë ‘në natyrë.’

“Këtu i ke të gjitha, ujin që na mungon aq shumë, freskinë e malit, ushqimin e mirë dhe rakinë; që ndonëse është shumë vapë këtu mund ta pish pa asnjë problem,” thotë ai.

Shpëtim Gjata, me origjinë nga Poliçani, por i larguar prej shumë vitesh në emigrim, ka vendosur që një gëzim familjarë ta festojë pikërisht në Bogovë.

“Është e gjitha një bukuri e natyrës, një bukuri mali, ku gjithçka të kënaq të mbush me frymë,” thotë ai.

“Duket se të gjithë më parë rendnim drejt detit për pushime, por sot po kuptojmë se kemi nevojë dhe për bukuri mali, për ushqime të mira dhe për këtë vendosa që këtë fundjavë ta kalojë në Bogovë, ku harruam dhe ditën,” Gjata shtoi.

Etiketa: AdministrativeBanorëblegtoriFamiljegjuetiHoteleKELokaleMaliMjedisParaPunaPunëpushimeSHSkraparTomorrturistTuristët e huajverevreshta
Tjetri
Hija koreano-veriore e marrëveshjes së Iranit

Hija koreano-veriore e marrëveshjes së Iranit

Komente 2

  1. Agim says:
    11 years më parë

    Pershkrim i bukur per kete zone interesante…

  2. Agim says:
    11 years më parë

    Por munguan shume te dhena qe don ti din cdo vizitor potencial i cili ja msyne kesaj zone, si: largesia nga Berati, kapaciteti hotelier, cmimet etj….

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.