AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Hija koreano-veriore e marrëveshjes së Iranit

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
(AP Photo/Ebrahim Noroozi)

Irani ka në dorë një mundësi të artë që të rigjallërojë statusin e vet rajonal dhe botëror me marrëveshjen e re bërthamore, por a do të ndjekë ai shembullin e vetëvrasjes politike të Koresë së Veriut 10 vite më parë?

(AP Photo/Ebrahim Noroozi)
(AP Photo/Ebrahim Noroozi)

Nuk u desh shumë por sipas Agjencisë Koreano Qendrore të Lajmeve, koreano-veriorët janë të zhgënjyer nga marrëveshja bërthamore e Iranit – ndaj ka gjasa të ndjekin shembullin. Njoftimi i koreano-veriorët dalloi programin e regjimit Piongiang nga ai iranian dhe iu kthye idesë se armët bërthamore janë të nevojshme për të kundërshtuar “politikat armiqësore” të Shteteve të Bashkuara. Liderët e Koresë së Veriut, që nuk njihen për mendime të reja, kanë gjasa të përfshihen në veprime ushtarake që nuk do t’i sjellin gjë njerëzve të tyre.

Shumë kritikë të marrëveshjes bërthamore të Iranit e krahasojnë sjelljet e tij me atë të Koresë së Veriut dhe sugjerojnë se marrëveshja nuk do të qëndrojë siç nuk qëndruan ato me Korenë e Veriut. ka në fakt disa ngjashmëri.

Irani është sfiduar në vitet e fundit të thotë të vërtetën për programin e tij bërthamor dhe të tregojë qartazi synimet dhe objektivat e veta. Dhe sjellja e Iranit në shumicën e Lindjes së Mesme – veçanërisht mbështetja për grupet terroriste në rajon – duket se e përgënjeshtrojnë pretendimin e tij  për stabilitet rajonal dhe zhvillim ekonomik. Ndërsa shumica e shteteve janë të lodhur nga sjellja e Koresë së Veriut, Irani duket se e konsideron vendin një partner tregtie dhe një lloj të afërmi.

Në shtator 2005, Koreja e Veriut ra dakord në një deklaratë të përbashkët me pesë partnerët e saj në të ashtuquajturat Bisedime Gjashtë-Palëshe për të mbështetur synimin e denuklearizimit dhe veçanërisht u zotua të “braktiste të gjitha armët bërthamore dhe programet bërthamore aktuale dhe t’i kthehej përmbajtjes së Traktatit mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe garancive të IAEA”. Në këmbim, Koreja e Veriut mori zotimin e SHBA-së dhe Koresë së Jugut se në Korenë e Jugut nuk kishte armë bërthamore, si dhe një garanci se nuk kishte synim për të sulmuar Korenë e Veriut me armë bërthamore  apo tradicionale.

Për më tepër, Veriu u informua se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kishin vullnetin të negociojnë një traktat të përhershëm paqeje, njohje diplomatike, ndihmë financiare (përfshirë një program qeveritar të Koresë së Jugut në fushën e energjisë) dhe një njohje të nënkuptuar të së drejtës së Koresë së Veriut për një program bërthamor civil.

Krahasuar me detajin e jashtëzakonshëm të marrëveshjes bërthamore të Iranit, deklarata e përbashkët e shtatorit 2005 ishte më pak e detajuar. Koresë së Veriut nuk iu desh të ndërmarrë veprime specifike në këmbim të premtimeve të thjeshta; as nuk mori parapraktisht  çfarë kërkoi,  siç shumica kritikon marrëveshjen në fjalë. Ajo ishte me një fjalë një program “veprim për veprim”, asnjë palë, përfshirë Korenë e Veriut, nuk do të merrte plotësimin e detyrimeve në mungesë të veprimeve korresponduese.

Shumë dyshuan se Koreja e veriut do ta mbante fjalën në heqjen dorë nga programet bërthamore dhe koreano veriorët nuk i zhgënjyen ata. Në fund, regjimi Piongiang vendosi se nuk ishte i interesuar dhe u largua. Dhe mbeti i painteresuar; arritjet më të mëdha diplomatike të tij që atëherë ishin vizita e një ish-lojtari amerikan basketbolli me gjykim të dyshimtë.

Disa argumentojnë se marrëveshja e fundit me Iranin do të shkojë po njëlloj, sepse edhe ajo gjithashtu është një triumf i shpresës dhe naivitet mbi realizmin dhe eksperiencën. Por ky pretendim thotë më shumë rreth kritikëve të marrëveshjes së Iranit sesa për çdo krahasim objektiv mes dy vendeve.

Irani është një shtet me një të kaluar të trazuar, mësyrë nga kriza politike dhe mungesa e një konsensusi të gjerë për të ecur përpara në shtëpi dhe për të rregulluar rolin e tij rajonal dhe global. Për shumë, sjellja e tij në rajon sugjeron një konkurrim të vazhdueshëm me botën arabe suni për mantelin e lidershipit, shpesh përcaktuar nga një politikë e gabuar dhe plot urrejtje nga Izraelit. Ndërkombëtarisht, “Vdekje Amerikës” sugjeron jë shtet që nuk e merr veten seriozisht në skenën botërore.

Megjithatë maturia e civilizimit të Iranit sugjeron një kapacitet të madh për të luajtur një rol pozitiv në rendin botëror gjithnjë e më kompleks. Ndryshe nga Koreja e Veriut, vendi ka një shoqëri civile kumbuese, klasa të edukuar që janë zilia e rajonit, një diasporë të shtrirë dhe një nga dhuratat më të çmuara të botës për nga burimet natyrore. Dështimi i vendit në njohjen e potencialit të vet dëshmon për mungesë të një konsensusi politik mbi modernizimin. Por iranianët e matur (dhe ka shumë) kuptojnë se rolet rajonale dhe globale që kanë të bëjnë me urrejtjen për Izraelin dhe antipatinë për Amerikën janë poshtë dinjitetit të një shteti 4000-vjeçar.

Për iranianët e të gjitha grupeve, kuptimi i marrëveshjes bërthamore është më kompleks dhe më i thellë sesa duket me shkrim. Teksa ne parashikojmë se si do të jetë mbarëvajtja e marrëveshjes globalisht, në veçanti mes politikanëve konkurrentë në SHBA dhe mes liderëve të përçarë në Izrael dhe në shtetet suni arabe, një pyetje kyç është nëse iranianët e kuptojnë që marrëveshja përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e tyre të gjatë. Irani mund të jetë një civilizim për të ardhmen, jo për të shkuarën.

Koreano-veriorët nuk e kuptuan kurrë se çfarë kishin përpara. Dikush shpreson që iranianët, që rrezikojnë më tepër, të sillen më me zgjuarsi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Iran Deal’s North Korean Shadow

Etiketa: ArmëbisedimegjykimIranIraniIzraelKorejaKoreja e VeriutKrizaMarrëveshjaProject SyndicaterajonSHBAShpresONshtatorstabilitetvdekjevizitazhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Kosova lëvdohet për miratimin e themelimit të Gjykatës Speciale

Kosova lëvdohet për miratimin e themelimit të Gjykatës Speciale

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.