AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria shqiptare ka në plan të rrisë tatimin mbi pagat

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeminsitri Edi Rama duke folur në sallën e hartave | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Të ardhurat deri 15 mijë lekë në muaj mund të taksohen me 750 lekë ndërsa të ardhurat nga 15 deri në 130,000 lekë në muaj do të taksohen me 13 për qind, në rast se propozimi i fundit miratohet.

Kryeminsitri Edi Rama duke folur në sallën e hartave | Foto nga : Hektor Pustina/AP
Kryeminsitri Edi Rama duke folur në sallën e hartave | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë të rrisë tatimin mbi të ardhurat personale nga paga si pjesë e paketës fiskale të këtij viti që duhet të shqyrtohet në parlament bashkë me buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm, bëhet e ditur nga një projektligj që është qarkulluar për diskutim me persona të njohur si “grupe interesi” por që Ministria e Financave nuk e ka publikuar për median.

Projektligji, i cili u raportua fillimisht nga revista ekonomike Monitor, i ndan të ardhurat nga paga në tri fasha: deri në 15 mijë lekë në muaj ose 180,000 lekë në vit, deri në 130 mijë lekë në muaj ose 1,560,000 lekë  në vit dhe të ardhurat më të larta se kjo shumë.

Për të ardhurat deri në 15 mijë lekë në muaj propozohet vendosja e tatimit mbi të ardhurat në masën 5 për qind nga zero që është aktualisht. Për të ardhurat nën 130 mijë lekë propozohet tatimi në masën 13 për qind me përjashtim të 15 mijë lekëve të para, të cilat do të tatohen me 5 për qind. Kjo përbën një rritje, pasi aktualisht, nga tatimi mbi të ardhurat personale përjashtohen të gjitha të ardhurat nga paga deri në masën 30 mijë lekë, ndërsa taksohen me 13 për qind diferenca mes pagës deri në 130 mijë lekë dhe 30 mijë lekëshit të përjashtuar. Projektligji ruan normën aktuale të tatimit për shumën mbi 130 mijë lekë për pagat më të larta, të cilat merren aktualisht nga një numër prej vetëm disa mijëra shqiptarësh.

Formula e re krijon rritje të barrës fiskale për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se sa është niveli i tyre i pagës, ku, sa më e ulët të jetë paga, aq më e lartë është rritja e tatimit në përqindje.

Projektligji është aktualisht në diskutim dhe mund të mos jetë varianti final, por ai shënon një kthesë të madhe nga qeveria e majtë, e cila deklaroi me bujë që do të rriste taksat për të pasurit dhe do t’i ulte për të varfërit gjatë fushatës së saj zgjedhore të vitit 2013, ndërkohë që sot po shqyrton mundësinë t’i rrisë taksat për të varfërit.

Sipas të dhënave tatimore të fundit të vitit 2013, 238 mijë shqiptarë kanë paga më të ulëta se sa 30 mijë lekë, ndërsa 175 mijë shqiptarë kanë paga mes 30 mijë dhe 130 mijë lekë në muaj. Rreth 11 mijë shqiptarë kanë paga më të larta se sa 130 mijë lekë në muaj.

Në rast se projektligji i propozuar miratohet, shqiptarët me pagë 30 mijë lekë në muaj do të paguajnë 5 për qind për të ardhurat deri në 15 mijë lekë dhe 13 për qind për të ardhurat nga 15 mijë në 30 mijë lekë. Për të tjerët, të cilët kanë paga nën 130 mijë lekë në muaj, tatimi do të rritet efektivisht me 750 lekë për 15 mijë lekët e para dhe me 1950 lekë për shumën nga 15 deri në 30 mijë lekë. Efektivisht, për të gjithë shqiptarët që kanë pagë mbi 30 mijë lekë në muaj, projektligji në diskutim vendos një tatim mujor shtesë prej 2700 lekësh në muaj.

Shqiptarët kanë paguar tatim mbi të ardhurat personale prej 1 për qind për të ardhurat deri në 10 mijë lekë, prej 5 për qind për të ardhurat deri në 20 mijë lekë dhe prej 10 për qind për të ardhurat më të larta se kaq, që nga viti 2008, kur qeveria e kohës deklaroi se do të zbatonte sistemin e taksës së sheshtë. Disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2013, qeveria përjashtoi nga tatimi të gjitha të ardhurat nga paga nën 30 mijë lekë. Me ardhjen në pushtet, qeveria e majtë vendosi të respektojë përjashtimin për pagat deri në 30 mijë lekë dhe vendosi një tatim prej 13 përqindësh për pagat deri në 130 mijë lekë.

Buxheti i shtetit ka qenë në vështirësi gjatë këtij viti për shkak të mosrealizimit të të ardhurave nga dministrata doganore dhe ajo tatimore, pasi rritjet e taksave të ndërmarra përgjatë dy viteve të fundit nuk sollën efektin e pritshëm. Qeveria është nën presionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ulur shpenzimet ose për të rritur taksat me synimin e ruajtjes së deficitit buxhetor. Ndërhyrja në tatimin mbi të ardhurat personale  në këtë mënyrë, në rast se miratohet, sjell njëkohësisht ulje reale të shpenzimeve, pasi pagat e mbi 164 mijë punonjësve të administratës publike dhe të korporatave nën pronësi publike do të taksohen.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEdi RamaFinalKrijonMASMinistria e FinancaveMonitorPagatParaparlamentProjektligjProjektligjiQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqiptareTaksatulje
Tjetri
Festat fetare mbajnë gjallë identitetin në fshatrat e Dropullit

Festat fetare mbajnë gjallë identitetin në fshatrat e Dropullit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.