AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Artizanet e Hasit dhe Kukësit, në kërkim të traditës së harruar

Bashkim ShalangaBashkim Shala
11 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mane Cahani dhe jeleku i Hasit të Gjakovës i prodhuar prej saj. | Foto nga : Bashkim Shala

Mane Cahani në Krumë dhe Flutura Elezi në Kukës, dy artizane që e mësuan zanatin në fëmijëri, po rizgjojnë interesin e harruar për punimet e dorës, duke eksploruar mundësi të reja biznesi përmes mbajtjes gjallë të traditës.

Mane Cahani duke endur pëlhurën në tezgjah | Foto nga : Bashkim Shala
Mane Cahani duke endur pëlhurën në tezgjah | Foto nga : Bashkim Shala

Qendra e Informacionit për Turizmin në qytezën e Krumës qëndron çdo ditë e hapur, por vizitorët e paktë të ndërtesës 1-katëshe nuk kërkojnë asgjë më shumë se “thesaret” e punuara me dorë të artizanes Ajmane Cahani.

Mania-siç e thërrasin në krahinën e Hasit-punon e rrethuar nga të bijat dhe një numër i vogël grash e vajzash të zonës; porositë për kostume popullore të Hasit, Tropojës dhe Pukës shumëfishohen në kohë dasmash.

Vajzë e një familjeje të varfër nga fshati Metaliaj i Hasit, ajo e ka nisur punën e dorës në moshën 7 vjeç dhe nuk i është ndarë për 35 vjet me radhë.

“Në moshën 7 vjeç u regjistrova për në shkollë, por nuk kisha as çorape për të mbathur. Nana më tha ‘nuk kam kohë me t’i punu çorapet”. Kam tjerrë leshin, i kam ba çorapet dhe kam vazhduar shkollën, se më vinte turp me shku zbathur,” kujton Mania.

Nga çorapet e para për veten, ajo filloi të qepë e qëndisë këmisha për babanë dhe vëllezërit, ndërsa pas martese e ushtroi zanatin në ndërmarrjen komunale të jorganëve në Krumë.

Pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së tregut, jorganëve të punuar me dorë u ra vlera, por Mania zbuloi një tjetër mundësi për të mbijetuar; pajën e vajzave në kohë martese. Gjithsesi, ishin kostumet popullore ato që i dhanë emër në të gjithë krahinën.

Artizania kujton rastësinë që e shtyu drejt eksplorimit të traditës, po aq sa i hapi rrugën e një perspektive të re biznesi. E bija u shfaq me një kostum popullor në një dasmë dhe një i afërm i kërkoi asaj t’i punonte me dorë një të ngjashëm.

Mania i vendosi një çmim të lartë kostumit popullor, por klienti nuk u tërhoq.

“Punova me shumë merak për të nxjerrë një veshje model e që prej asaj kohe s’më kanë pushuar duart,’ tregon ajo.

Në fillim ka punuar veshjen e kuqe të krahinës së Malziut dhe të Pukës. Më pas ka vazhduar me veshjet e Hasit. Sot, Mania prodhon të gjitha llojet e veshjeve popullore, një punë që i ka siguruar të ardhura për t’u dhënë shkollë të lartë gjashtë vajzave dhe djalit të vetëm.

Në mur mban të varur një katalog me veshjet e Hasit të para 100 viteve. Nëse nuk sheh versionin origjinal, ajo refuzon të marrë porosi. Lëndën e parë të veshjeve e përgatit në tezgjah, ndërsa për pjesë ndihmëse i drejtohet tregut.

Mania është fanatike deri në refuzim e ruajtjes së elementëve të traditës.

“E zeza dhe e verdha nuk mund të ndryshohen në veshjet e Hasit. As roza në veshjet e Lumës,” thotë Mania. “Mund të ndryshosh diçka të vogël, por ngjyrën kurrsesi”!

Brezi i ri, indiferent ndaj artizanatit

Vajza nga Hasi duke punuar në punishten e Mane Cahanit | Foto nga : Bashkim Shala
Vajza nga Hasi duke punuar në punishten e Mane Cahanit | Foto nga : Bashkim Shala

Veshjet tradicionale të zonës së Hasit janë ndër më të veçantat në Ballkan dhe Europë për entografen e njohur, Afërdita Onuzi. Ajo ngulmon se ka eksploruar muzeumet më të njohura dhe nuk ka hasur askund një dekor të tillë asimetrik.

Onuzi është gjithashtu e entuziazmuar nga ngjyrat e kostumeve popullore të Kukësit dhe Hasit.

“Piktorët flasin për të verdhën indiane, por unë si etnografe them se është e verdha hasjane, që e ka origjinën nga një lule në malin e Pashtrikut,” shpjegon Onuzi për BIRN.

Megjithatë, entografia Onuzi është e shqetësuar për tjetërsimin e elementëve të traditës dhe u bën apel grave artizane që të bëjnë biznes pa cënuar trashëgiminë.

“Qilimat, sixhadetë dhe veshjet që prodhohen nga gratë e Hasit nuk janë autoktonia e kësaj zone. Ajo është huazuar nga marrëdhënia e fqinjësisë me Tropojën dhe Pukën dhe më pas, është kthyer si më e preferuara e zonës,” shpjegon Onuzi.

Por artizania e njohur e Krumës, e cila e ka zgjeruar gamën e prodhimeve përtej krahinës së saj thotë se bën ç’është e mundur që kostumet popullore të jenë të një cilësie të lartë. Për këtë arsye, Mania shkon deri në Pejë të Kosovës për të tjerrë dhe përpunuar leshin e deles, ndërsa vështirësia më e madhe për të është gjetja e bojërave cilësore.

Ruajtja e traditës dhe përcjellja e zanatit tek brezi i ri duket i vështirë për Manen, e cila refuzon dhjetra porosi për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar. Vetë ajo do kishte dëshirë të hapte ndonjë kurs për vajzat e reja kundrejt një pagese modeste, por interesi është i vogël, ndërsa ndihma e shtetit mungon.

“Interesohen vetëm ato që nuk kanë mundësi ekonomike apo zgjidhje tjetër. Në të gjithë Hasin mund të jenë vetëm 2-3 vajza të interesuara,” thotë ajo.

Për të kompensuar këtë indiferencë, Mania ua ka futur në gjak zanatin gjashtë vajzave të saj. Të gjashta janë me shkollë të lartë, por nëna e tyre thotë me krenari se ato arrijnë të realizojnë çdo veshje që ajo bën.

“Vijnë turistët dhe mahniten me prodhimet tona.Na thonë shpesh ‘pse ankoheni që nuk keni punë’, pasi prodhimet artizanale janë një mundësi shumë e mirë,” thotë Mania.

Etnografja Afërdita Onuzi, origjina e së cilës është nga Kukësi thotë se përveç bukurive natyrore, zona mund të kthehet në një qendër të rëndësishme të turizmit kulturor falë artizanatit.

Ajo u bën thirrje artizaneve që ta funksionalizojnë edhe më tej artin e tyre, pa tjetërsuar elementët e traditës.

“Të fillojnë të prodhojnë çanta dhe tapete të vogla funksionale, në mënyrë të tillë që të gjithë të kenë në familjet e tyre një copë nga tradita origjinale shqiptare,” sugjeron Onuzi.

Rizgjohet interesi për qilimat e Lumës

Flutura Elezi, pronare e repartit te prodhimit te sixhadeve ne Kukes | Foto nga : Bashkim Shala
Flutura Elezi, pronare e repartit te prodhimit te sixhadeve ne Kukes | Foto nga : Bashkim Shala

Në periudhën e regjimit komunist, qilimët e Lumës në Kukës janë shitur jashtë vendit si sixhade persiane, duke shfrytëzuar patentën e Iranit. Asokohe, ndërmarrja e prodhimit të qilimëve dhe sixhadeve kishte të punësuara rreth 1 mijë gra dhe vajza të zonës.

Më ndryshimin e sistemit, këtij nami nuk i mbeti asgjë tjetër veç këngës “Artizane e Lumës” e mjeshtrit Ramazan Zyberi. Megjithatë, 20 vjet më vonë, një ish-punonjëse e ndërmarrjes po rizgjon interesin për prodhimet artistike të traditës.

Ashtu si Mane Cahani, edhe Flutura Elezi e ka mësuar zanatin që në moshë të vogël nga nëna e saj dhe me të mbaruar klasën e tetë, ka filluar punë në artizanatin e Kukësit.

“Qysh kur ishim të vogla, nana na ka ulë në vek(tezgjah)” thotë Flutura për BIRN.

Pas mbylljes së ndërmarrjes shtetërore në vitin 1992, Flutura u përpoq të mbante gjallë zanatin, por interesi për qilimët e Lumës ishte përtokë. Gjatë viteve të fundit, ajo nuhati një rikthim të kërkesës për prodhime të traditës dhe bashkë me 15 ish-kolege ka hapur në shtëpinë e saj një linjë të prodhimit të sixhadeve.

”Aktualisht punojmë 16 gra, tetë paradite dhe tetë pasdite. U përmbahemi modeleve të vjetra dhe ruajmë me fanatizëm punën e tezgjahut me motivet dhe ornamentet e moçme, të trashëguara nga të parët tanë,” thotë Flutura.

Sipërmarrja e Flutura Elezit vuan vështirësi të shumta-nga mungesa e një mjedisi për biznes e deri tek gjetja e tregut. Jetesa në një zonë të izoluar si Kukësi nuk ndihmon në reklamimin e sixhadeve që ato prodhojnë.

Klientela e Flutura Elezit jeton kryesisht në Tiranë. Ajo përmend jo pa krenari se sixhadet e saj i kanë blerë edhe dy ministra të kabinetit “Rama”. Megjithatë, mungesa e panaireve apo e një reklamimi serioz bën që artizanet të mbeten shpeshherë pa blerës.

“Sixhadet tona i blejnë një shtresë e kamur, megjithëse çmimi është ende i lirë për mundin që ne derdhim,” thotë ajo.

Megjithë përpjekjet e saj për ringjalljen e traditës, Flutura Elezi druhet se artizanet janë një rracë në zhdukje. Punëtori më i ri pas mbylljes së artizanatit në Kukës është sot 47 vjeç, ndërsa ajo e ka të vështirë të gjejë qilimpunuese për biznesin e vet.

Ndryshe nga fëmijëria e saj, kur vajzat mësonin tezgjahun para se të shkonin në shkollë, sot gjithnjë e më pak nëna po e trashëgojnë këtë zanat tek brezi i ri. Matilda Cengu, 9 vjeç është megjithatë një përjashtim nga rregulli.

Falë ndihmës së agjencisë “Nxitja e biznesit social”, Flutura Elezi hapi një kurs trajnimi për 10 gra dhe vajza. Matilda u regjistrua aty bashkë me nënën e saj, Ritën.

“E ula në vek dhe ajo sot punon madje më mirë se nëna e saj,” thotë Flutura Elezi.

Etiketa: ApelBallkanBIRNgraKosovëKrumëKukesmarteseMjedisipaktParaPukëPunëRamaRamazanshqiptareturistzhdukje
Tjetri
KQZ rrëzon Pjetrajn, rikthen në Kurbin kandidatin e dorëhequr të PD

KQZ certifikon zgjedhjet e 21 qershorit, PS-PD debat për standardet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.