AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

KQZ certifikon zgjedhjet e 21 qershorit, PS-PD debat për standardet

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjate nje mbledhjeje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Shtatë anëtarët e KQZ votuan unanimisht për rezultatin e zgjedhjeve vendore, por përfaqësuesit e PS dhe PD nuk bien dakord për plotësimin e standardeve.

Gjate nje mbledhjeje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Gjatë një mbledhjeje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi në unanimitet rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit, megjithëse në mbledhjen e së hënës nuk mungoi debati mes përfaqësuesve të PS dhe PD për plotësimin e standardeve.

Kryetarja e KQZ, Lefterije Luzi tha në një deklaratë për mediat se procesi ishte kompleks, por “funksionimi i plotë i trupës së KQZ kontribuoi në ngritjen e infrastrukturës zgjedhore korrekte, transparente dhe të besueshme nga të gjitha palët”.

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit u realizuan me hartën e re territoriale me 61 bashki, por kryetarja Luzi tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve arriti të krijonte infrastrukturën e nevojshme funksionale.

Ajo cilësoi si progres përfundimin brenda 4 ditësh të procesit të numërimit, gjatë së cilit nuk u shënuan braktisje të detyrës nga komisionerët apo numëruesit, siç ka qenë traditë në vitet e shkuara.

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit morën vlerësime, por edhe kritika nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Në raportin paraprak, të publikuar më 22 qershor, misioni i OSBE/ODHIR tha se “mungesa e vullnetit politik dhe politizimi i institucioneve ishte sërish i dukshëm”.

OSBE/ODHIR evidentoi gjithashtu se gjatë fushatës elektorale pati akuza të ndërsjellta për presion mbi zgjedhësit si dhe raste të përdorimit të fondeve shtetërore për fushatë. Vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u konsiderua gjithashtu e politizuar.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj tha se qeveria i përmbushi detyrimet e saj në zgjedhje.

“Këto ishin zgjedhjet më të mira. Qeveria nuk ushtroi presion mbi KQZ dhe institucionet e tjera,” tha Gjonçaj.

Por Gjonçaj u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komision, Njazi Kosovrasti, i cili tha se certifikimin e standardeve e bën misioni i OSBE/ODHIR.

“Përfaqësuesi i qeverisë i bën elozhe qeverisë. Ky është falsitet. Të presim raportin e OSBE/ODIHR për të thënë që ishin zgjedhjet më të mira,” tha ai.

Në zgjedhjet vendore të 21 qershorit morën pjesë 63 parti politike, nëntë prej të cilave konkurruan jashtë dy koalicioneve të mëdha. Koalicioni i majtë, ASHE fitoi 45 bashki, ndërsa koalicioni i djathtë, APPD mori timonin e drejtimit në 16 bashki.

Etiketa: AkuzabashkiGenci GjonçajKomisionkomisionerKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZODIHROSBEPartisë DemokratikePartisë SocialistePDprogresPSQeveriaSHVëzhguesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Dështon plani për një ditë ballkanase të viktimave të luftës

Dështon plani për një ditë ballkanase të viktimave të luftës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.