AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Shqipëria e parë nga një autobus urban

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasagjerë të një autobusi urban në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi.

Në urbanët e Tiranës merr jetë çdo lloj i mundshëm abuzimi. Njerëz të mbuluar nga djersët në një urban pa kondicioner kanë guximin t’i thonë faturinos me një shprehje krenare të fytyrës: Mbaje biletën, se nuk e dua!

Pasagjerë të një autobusi urban në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi.
Pasagjerë të një autobusi urban në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi.

Dje postova dy kartolina nga Shqipëria për miqtë e mi. Mora autobusin urban dhe u nisa. Edhe pse ishte ora 5 e pak e pasdites, vapa në Tiranë ishte mbytëse. Gjendesha mes djersëve që më shkaktonte autobusi urban pa kondicioner dhe ndërsa shtrëngoja në dorë kartolinat me pamje të bukura të Shqipërisë, m’u duk vetja si një kontrabandist.

Po kaloja jashtë kufirit pamje të pavërteta të Shqipërisë. Në njërën nga kartolinat kisha zgjedhur një pamje të Dhërmiut, që në fakt të tillë e kam parë vetëm në atë kartolinë. Ishte një plazh magjepsës, bosh, ku nën diellin e nxehtë dukej vetëm një barkë e lënë anës detit blu të thellë.

Ky nuk është Dhërmiu i vërtetë, ai i zhurmave në kupë të qiellit, ku gjithçka është ‘në ndërtim e sipër’, i të rinjve të Facebook-ut e Instagramit, i vanitozëve pa kufi, i hapësirave të pushtuara prej klubesh e shezlongësh apo i çmimeve të çmendura.

Në kartolinën tjetër ishte një pamje nga Petrela. Në kartolinë shkruhej Tiranë, Albania. Pamja ishte magjepsëse, me një kodër të gjelbëruar, poshtë së cilës rridhte një lumë i qetë dhe çatitë e shtëpive të sistemuara bukur e me rregull i jepnin një pamje ëndrrash kartolinës.

Edhe kjo nuk është Petrela e vërtetë, aq më tepër një pamje përfaqësuese e Tiranës siç shkruhet në kartolinë. Jashtë saj ishin lënë ndërtesat pa leje në çdo metër katror të rrugës, trafiku i tmerrshshëm i këtij segmenti, autostrada në ndërtim e sipër dhe një mori grumbujsh shtëpish luksoze te papërfiunduara, që kanë mbirë grupe-grupe në atë zonë.

Gjithsesi, kombinimi i vapës së madhe në urbanin e Tiranës së Re dhe kartolinat që mbaja në duar mjaftojnë për të kuptuar se si shkojnë gjërat në këtë vend. Mjafton një shëtitje në urbanet e Tiranës dhe nuk është nevoja të lexosh raporte ndërkombëtarësh. Më lejoni të shpjegohem!

Në urbanët e Tiranës merr jetë çdo lloj i mundshëm korrupsioni i vogël. Shikon njerëz të mbuluar nga djersët, që edhe pse po iu bie të fikët në një urban pa kondicioner në temperaturën 35 gradë, kanë guximin t’i thonë faturinos me një shprehje krenare të fytyrës: Mbaje biletën, se nuk e dua!

Atë biletë për të cilën sapo kanë paguar 30 lekëshin për një shërbim që nuk po e marrin. Nuk e kuptojnë që lekët që sapo kanë paguar, do shkojnë në xhepat e faturinos pa mundur të përkthehen në shërbime më të mira për ta, siç do duhej të ishte.

Po ashtu, shikon edhe faturinon që është bërë mjeshtër i abuzimit. E di shumë mirë kujt t’ia japë biletën, e kujt të mos ia japë, duke i futur lekët në xhepin e vet. Në momentin që ty kanë ‘harruar’ të ta japin biletën dhe t’i tregohesh aq guximtar sa t’ia kërkosh, me një menefregizëm të paparë, nxjerrin një biletë të vjetër nga xhepi dhe ta lënë në dorë, sikur të kanë bërë nderin më të madh të botës.

Asnjë shpjegim për shkeljen e rregullit që sapo kanë kryer! Askush nuk mban përgjegjësi

E pyes faturinon se pse nuk e ndez kondicionerin. Nuk punon- më thotë. E pyes, pse nuk punon, a nuk e rregullojnë dot? Mua gjete të më pyesësh- përgjigjet. Unë po vdes për vete! Shkoj dhe pyes shoferin. Marr po të njëjtën përgjigje, “nuk punon”.

Tentoj të zgjas bisedën se mos ka ndonjë mënyrë që ta provojnë edhe një herë tjetër se mos e rregullojnë, se ka njerëz që mezi po marrin frymë dhe është torturë. Ai më shikon shtrembër dhe nuk dënjon as të përgjigjet. Vazhdon të flasë me një person që qëndron afër tij për ndeshjen e mbrëmshme, ndërkohë që ka nxjerrë dorën jashtë dritares e po pi cigare, gjysma e tymit të së cilës hyn pa problem në urbanin pa kondicioner.

Shoh që tek dyert e urbanit është një shpallje e gjatë me rregulla e detyrime, në fund të së cilës qytetarët ftohen të paraqesin ankesat e tyre në një numër telefoni pa pagesë. E gjeta shpëtimin-them me vete dhe ndërsa formoj numrin në celular, i hedh disa shikime kërcënuese faturinos. Bie zilja, gjatë, asnjë përgjigje. Faturino më shikon e buzëqesh.

Shoferët e urbanëve të Tiranës ndalojnë në çdo vend të mundshëm, sa herë që i njohuri i tyre u ngre dorën që jashtë a dikush brenda kërkon të ndalojë pak ‘aty pas karburantit, aaa-ty-yyy’. Nuk arrij ta kuptoj se si mund të vonohen apo t’i lënë në vuajtje në një vapë të tmerrshme 50 pasagjerët e tjerë, vetëm sepse një i njohuri i tyre përton të bëjë 3 hapa më tepër në këmbë. Për ta, kjo është sjellje e natyrshme: E kam mik, do i bëj nder!

Ndërkohë që po mundohem të gjej një shpëtim, shikoj që disa prej tyre që kanë ndjekur bisedat e mia me faturinon dhe shoferin si dhe tentativat e dështuara për t’u ankuar diku, janë bërë palë me këta të fundit.

‘Kujdes se na shkele,’- më thotë një burrë rreth të pesëdhjetave dhe ndërkohë pyet faturinon se si  shkojnë punët nga lagjia. ‘Ec mo, se kështu e kanë këta tipat,’- shton, ndërkohë që faturino i bën me shenjë nga unë.

Të gjithë pasagjerët e tjerë që hipin e zbresin në këtë urban nuk e shikojnë të logjikshme t’i kërkojnë llogari faturinos për kushtet e tmerrshme. Mendoj se ashtu si unë, edhe ata kanë tentuar të paktën njëherë e pasi kanë dështuar, kanë hequr dorë nga kërkesa e llogarisë për një shërbim që e paguajnë.

Etiketa: AutostradacigareFacebookIvana DervishiKorrupsioniKufipaktplazhPunëSHShofershqipShqipëriaTiranëtrafikuvdesvuajtje
Tjetri
Kthim te bazat e tregjeve në zhvillim

Kthim te bazat e tregjeve në zhvillim

Komente 2

  1. Amantia Alb says:
    11 years më parë

    Kam udhetuar 3 vite me autobuz per ne pune. Cuditerisht linja e Kamzes eshte nga me te mirat ne korrektesi biletash dhe shpejtesi. Ndersa Unaza eshte me mizerja shpesh edhe me Tiranen e Re. Sa per pergjegjesine e fatorinos dhe shoferit do te thoja se ato skane asnje ge ne dore meqenese udhezohen nga pronaret te ti japin autobuzave ngadale dhe te mos ndezin kondicioner. Nderkohe sa per pjesen e biletave besoj qe ti nuk je ne dijeni cfare rroge skllavesh qe kane fatorinot dhe se shpesh paguhen me numrine biletave qe shiten. Une paguhem mire aty ku punoj dhe skam pasur ndonjehere nevoj te bej dhredhi pe rte fituar me shume…por nese do isha burr familje dhe do paguhesha 20 000 leke ne muaj edhe une do vidhja aty ku ka mundesi. Fatekeqesisht ky eshte tregu i punes skllaverues dhe pa te drejta minimale per nje jetese me standarte normale ne Shqiperi…prandaj dhe kemi nje shperfytyrim total pergjgjesish dhe menyre te se berjes pune nga fatorino i autobuzit e duke vazhduar me mjeket edhe me politikanet tone.

    Gjithsesi…hipi autobuzit te Kamzes dhe te pakten fatorinot i ke ne rregull dhe po ashtu korrektesine ne kohe…

  2. enridl says:
    11 years më parë

    Ai qe merr urbanin ne Shqiperi zakonisht supozohet se eshte nje hallexhi, nuk pritet te kete te drejta, nuk pritet te njohe te drejtat ose nuk pritet te kete goje te kerkoje te drejtat. Ne pergjithesi jane te gjitha bashke. Dhe nese jo, eshte vetem i perkohshem, deri sa ti dorezohet faktit e te kuptoje se ne cilen kategori ben pjese nga te mesipermet (ne te kunderst eshte idealist “=cik i dale mendsh”).
    Ne pergjithesi kjo nuk ndodh vetem per ate qe merr urbanin, por edhe per ate qe paguan dritat, ujin, perdor rruget, shkon te studioje diku, shkon te kurohet diku, shkon per te kerkuar pune diku, frekuenton nje plazh apo kerkon te thithe ajer.
    Ka vetem nje perjashtim, eshte ai qe nuk i njeh te drejtat dhe as qe ia ndjen per to, por si nevoje a reaksion i natyrshem tribal ndjen nevojen te perdore harbuterine dhe vulgaritetin per tju pergjigjur ambientit me nje reagim me te ashper. Ai arrin te jete i respektuar dhe te arrije “te drejten” e vet. Kuptohet, derisa ajo te bjere ndesh me reaksionin e nje tribali tjeter. aty ndodh nje perplasje per “motive te dobeta”.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.