AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vullnetarët maqedonas ndihmojnë refugjatët në rrugëtimin e tyre

Meri JordanovskangaMeri Jordanovska
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatet ne Tabanovce. Foto: BIRN

BIRN iu bashkua vullnetarëve që çdo natë presin në kufirin maqedonas për të ndihmuar refugjatët e rraskapitur të vazhdojnë rrugën për në Europë.

Aleksandra Davidovska | Foto: BIRN.
Aleksandra Davidovska | Foto: BIRN.

Ne takohemi me Aleksandra Davidovskën në një stacion karburanti në Kumanovë në orën 7:30 të pasdites. Një grua në moshën 31-vjeçare, ajo e ka kaluar këtë muaj në kufirin Maqedoni – Serbi duke u përpjekur të ndihmojë refugjatët nga Siria, Somalia, Afganistani dhe gjetkë të shkojnë në Europë.

“Nxitoni, duhet të jemi në kufirin Tabanovce në orën 8 të mbrëmjes. Atëherë mbërrijnë trenat me refugjatë,” thotë gruaja e re.

Ajo punon si një dizenjuese këpucësh. Pas orësh 5 pasdite shkon në shtëpi dhe bëhet gati për t’iu drejtuar kufirit. Ajo pret me orë që trenat të mbërrijnë.

Davidovska, e cila i përket një OJQ-je, Legis, që merret me promovimin e vlerave kulturore dhe shpirtërore e mbush makinën me shishe uji, bukë, veshje dhe artikuj të tjerë.

Ajo nuk është e vetme në kufi. Ndërsa presim që treni të mbërrijë, të tjerë njerëz nga Kumanova kanë ardhur. Ashtu si ajo, ata janë vullnetarë që kalojnë disa orë në kufi.

“Këto dhurime janë nga qytetarët. Ata më telefonojnë mua ose njerëzit me të cilët punoj, sjellin ushqime, ujë dhe ilaçe,” thotë Aleksandra. “Ndonjëherë ne nuk i ofrojmë shumë, por bëjmë më të mirën tonë”.

Që kur Maqedonia ndryshoi ligjin për azilin në qershor nën presion nga OJQ-të, migrantët janë lejuar të kalojnë të paprekur për 72 orë në transport publik. Tani trenat janë plot.

Refugjatët e fillojnë udhëtimin e tyre për një jetë më të mirë duke udhëtuar me varkë nga Turqia në Greqi. Më pas marrin tren për Maqedoni dhe vazhdojnë në Serbi dhe Hungari. Synimi i tyre është Gjermania, Suedia ose siç thonë dhe ata “kudo veçse jo në shtëpi”.

Kur mbërrijnë në Maqedoni, në kufirin Bogorodica pranë Greqisë, ecin për në stacionin më të afërt të trenit në Gevgelija. Regjistrohen në stacionin e policisë dhe marrin një certifikatë që i lejon të qëndrojnë në vend për 72 orë.

Vullnetarët maqedonas presin për ta në stacion, i japin ushqim, ujë dhe ndihmë mjekësore nëse i nevojitet dhe i urojnë fat të mbarë në udhëtimin e nisur.

Ata udhëtojnë për rreth tre orë për në kufirin me Serbinë. Atje, vullnetarë të tjerë si Aleksandra i presin në ndalesën e fundit dhe i tregojnë si të lëvizin më tej.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme nga 19 qershori deri në 12 gusht të këtij viti, tregojnë se janë dhënë 32,388 certifikata për të huajt.

Refugjatet ne Tabanovce. Foto: BIRN
Refugjatet ne Tabanovce. Foto: BIRN

Nga ky numër, 22,7034 ishin burra, 4,359 gra dhe 4,959 fëmijë. Rret 367 fëmijë po udhëtonin pa prindër.

Deri më tani numri më i madh i refugjatëve janë nga Siria e përfshirë në luftë – 25,286, pasuar nga Afganistani me 1990 dhe Iraku me 1,667. Pakistani, Somalia, Palestina, Kongo, Kamerun, Nigeria dhe Etiopia përbëjnë pjesën tjetër.

Ata duan thjesht të arratisen:

BIRN, së bashku me OJQ-në Legis, kaloi disa orë në kufirin Tabanovce duke pritur për refugjatë. Një furgon i Kryqit të Kuq të Maqedonisë ishte po ashtu aty.

“Ne harruam ilaçet dhe vitaminat për fëmijët. Shpresojmë të mos na duhen sonte. Është e tmerrshme kur mbërrijnë fëmijë të sëmurë,” tha një vullnetar nga Kryqi i Kuq.

Një tjetër vullnetar po përgatiste pakot: ujë, biskota, pelena për fëmijët, bukë dhe më tepër.

Pak më larg Kryqit të Kuq, aktivistët nga Legis kanë nxjerrë gjithë ç’ka kishin në stacion.

“Nuk kemi mjaftueshëm ushqim për të gjithë ata. Nuk do të mjaftojnë,” tha Aleksandra me një shprehje të shqetësuar.

Shoqja e saj, Valentina Georgievska, tha se ajo qan natën kur mendon për vështirësitë e tyre.

“Kupton se çfarë ndodh në të vërtetë: nëna me fëmijë të vegjël, të plagosur që nuk dinë nga po shkojnë. Ata duan thjesht t’ia mbathin,” thotë ajo.

Më shumë se 300 refugjatë në një tren:

Refugjatet ne Tabanovce. Foto: BIRN
Refugjatet ne Tabanovce. Foto: BIRN

Një tren i vjetër më dyer dhe dritare të hapura mbërriti në 9:45 të mbrëmjes. Nuk ishte e vështirë të kuptoje se njerëzve nuk u mjaftonte ajri aty brenda. Ata filluan të zbrisnin nga treni dhe filluan t ëmerrnin ushqim dhe ujë.

“Ju lutem ruani qetësinë. Gratë dhe fëmijët do të marrin të parët ujë,” bërtiti Aleksandra duke u përpjekur të flasë arabisht.

Një i ri papritur del nga treni i mbajtur nga dy miq. “Ai nuk po ndihet mirë, ju lutem ndihmojeni,” bërtiti shoku i tij nga Somalia.

Aleksandra me gjysmën e përmasave trupore të tij e mbajti dhe i dha ujë. Vullnetarët nga Kryqi i Kuqq erdhën dhe kuptuan se i ishte thyer dora. Ai nuk mund të udhëtojë më tej. Duhet ta çojmë në spital,” tha ajo.

Kishte më shumë se 300 refugjatë në tren. Ata të gjithë ishin në grupe. Disa u ulën në tokë, duke ngrënë dhe pushuar.

Një i ri iu afrua skuadrës së BIRN. “Ju lutem më gjeni pak ushqim. Kam dy fëmijë. Të gjithë morën bukën, nuk mbeti gjë për neve,” tha ai në anglisht. Një vajzë, e veshur me rozë, po i mbante dorën. Ajo ishte konfuze dhe e trembur.

Ne filluam të kërkonim ushqim dhe gjetëm një kuti biskotash në furgonin e Kryqit të Kuq. Ajo i mori dhe më përqafoi.

“Sa vjeçe je?” e pyetëm. Ajo tregoi pesë me gishta.

Refugjatet ne Tabanovce. Foto: BIRN
Refugjatet ne Tabanovce. Foto: BIRN

Emri i tij ishte Muhamed Halii. Ai po udhëtonte me gruan dhe dy fëmijët. Na tha se ishte inxhinier.

Ata nuk e kishin idenë se ku po shkonin.

“Ne udhëtuam me një varkë nga Turqia për gjashtë orë. Më pas ishim në Greqi dhe tani këtu. Më duket sikur udhëtimi nuk do të marrë kurrë fund. Por nuk kthehem kurrë në Siri,” tha gruaja e tij.

Migrantët qëndruan në kufi për gjysmë ore. Pastaj filluan të ecnin drejt kufirit serb.

Shishe të zbrazura dhe macet që hanin mbeturinat ishte skena që mbeti më pas.

Vullnetarët qëndruan në kufi duke pritur për një tjetër tren. Ai mbërriti në orën 6 të mëngjesit.

Për ata refugjatë, nuk kishte mbetur ushqim.

Etiketa: AfganistaniaktivistAktivistëBIRNcertifikataEmriGjermaniagraGreqiHungariKufiMaqedoniMaqedoniaMinistria e BrendshmeMjekmjekëPakistaniPalestinaSerbiSHSiriSiriaSpitalSuediaTurqiavullnetarë
Tjetri
Fyejt e barinjve nuk dëgjohen më mbi Shebenik

Fyejt e barinjve nuk dëgjohen më mbi Shebenik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.