AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Serbia dhe Kosova arrijnë katër marrëveshje kyçe

Igor JovanovicngaIgor Jovanovic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dialogu në Bruksel. Foto:Beta/KE/Christos Dogas

Serbia dhe Kosova ranë dakord mbi katër marrëveshje kyçe në atë që BE-ja e quajti themelin e procesit të normalizimit që do të ndihmojë të dyja vendet në rrugën e tyre europiane.

Dialogu në Bruksel. Foto:Beta/KE/Christos Dogas
Dialogu në Bruksel. Foto:Beta/KE/Christos Dogas

Pas nëntë orë bisedimesh në Bruksel, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe Isa Mustafa i Kosovës, finalizuan marrëveshjet kyçe në energji, telekomunikim dhe në Lidhjen e Komunave Serbe.

Ata ranë gjithashtu dakord për urën mbi lumin Ibër, i cili ndan qytetin verior të Kosovës, Mitrovicën në pjesët serbe dhe shqiptare.

Federica Mogherini, shefja e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, që drejtoi takimin, vlerësoi rezultatin e bisedimeve.

“Dedikimi i kryeministrave ishte thelbësor dhe unë konfirmoj se BE-ja do të mbështesë vazhdimisht zbatimin e plotë të këtij rezultati. Ne do të vazhdojmë punën në hapa të mëtejshëm të dialogut në muajt e ardhshëm,” deklaroi Mogherini.

Ajo gjithashtu lajmëroi se palët kishin rënë dakord në parimet e përgjithshme dhe në elementët kryesorë për Lidhjen e Komunave Serbe, që do të hapë rrugën për krijimin e saj.

Vuçiç dhe Mustafa kanë rënë dakord mbi zbatimin e marrëveshjes energjetike dhe në një plan veprimi për telekomunikacionin, që do të lehtësojë punën e sistemit të telekomunikacionit dhe operatorëve të tij në Kosovë.

“Rezultati i sotëm është gur themeli për procesin e normalizimit. Zgjidhjet si ato që u gjendën sot do t’i sjellin njerëzve përfitime dhe njëkohësisht do t’i japin mundësi të dyja palëve për të përparuar drejt rrugës së tyre europiane,” tha Mogherini.

Vuçiç dhe Mustafa janë gjithashtu të kënaqur me marrëveshjen. Megjithatë ata dhanë informacion të ndryshëm rreth marrëveshjeve të arritura, veçanërisht mbi Lidhjen e Komunave Serbe.

Kryeministri serb tha se u ra dakord që lidhja e komunave me shumicë serbe në Kosovë do të kishte kompetenca të gjera, përfshirë një president, zëvendës president, asamble, këshill, simbol dhe flamur.

Ndërkohë Mustafa i Kosovës, këmbënguli se nuk do të kishte kompetenca të gjera dhe se thjesht do të ndihmonte komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja mbi Lidhjen, publikuar nga BE-ja, thoshte se do të jetë një entitet ligjor i përcaktuar nga një statut dhe se do të promovojë interesat e komunitetit serb të Kosovës në marrëdhëniet me autoritetet qendrore të Kosovës.

Marrëveshja parashikon se Statuti i Lidhjes do të projektohet brenda katër muajve. Vuçiç tha se ende mund të kishte telashe në negociatat për dokumentin.

Vetëvendosja e Kosovës e denoncoi marrëveshjen si të dëmshme për Kosovën, duke shtuar se do të fillojë protestat për të parandaluar formimin e lidhjes.

Sipas deklaratave, serbët në Kosovë do të kenë furnizuesin dhe shitësin e tyre të energjisë elektrike, që do të jetë një dekë e kompanisë shtetërore të Serbisë për energjinë.

Në lidhje me telekomunikimin, Kosova do të ketë një kod të ri telefonik, me shumë gjasa +383, ndërsa Telekomi serb do të ketë lejen ligjore për të punuar në Kosovë.

Sa për lëvizjen e lirë në Mitrovicë, është rënë dakord se të dyja palët do të përdorin urën në një mënyrë të pranueshme për të dyja palët.

Bisedimet në Bruksel janë parë si thelbësore për të dyja palët për shpresat e tyre në integrimin europian. Serbia shpreson të hapë kapitullin e parë të bisedimeve të anëtarësimit në BE në fund të këtij viti, ndërsa Kosova ka nevojë të bëjë progres në marrëveshjen e liberalizimit të vizave.

Etiketa: BEBrukselIbërIsa MustafaKEKompetencaKosovaKosovëMarrëveshjamarrëveshjeMitrovicëpresidentprogresProtestatPunëSerbiaShpresONshqiptare
Tjetri
Sonte në mbrëmje Ballkani përballë BE-së në sfidën e futbollit

Sonte në mbrëmje Ballkani përballë BE-së në sfidën e futbollit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.