AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Bashkia dhe IMK u ‘keqkuptuan’ për punimet tek Piramida

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Këshilli Shkencor i Instituti të Monumenteve të Kulturës e ka aprovuar ndërhyrjen e bashkisë së Tiranës tek Piramida, e cila është shpallur monument kulture dhe mbrohet me ligj, duke mos e konsideruar lyerjen e fasadës ndërhyrje estetike apo strukturore.

Shkresa e IMK-së për 'mirëmbajtjen e piramidës.'
Shkresa e IMK-së për ‘mirëmbajtjen e piramidës.’

Sipas një shkresë të bërë publike nga bashkia Tiranë për BIRN, Këshilli Shkencor i IMK-së i ka aprovuar punimet në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës ‘Pjetër Arbnori,’ më 19 gusht, një javë pasi ato patën filluar.

Në vendimin e saj IMK specifikon që punimet e mirëmbajtjes e pastrimit të Piramidës, do të kryen me qëllim përgatitjen e kësaj hapësire për një aktivitet të komunitetit të Saint Egidios.

Këshilli Shkencor i IMK-së, pasi ka shqyrtuar kërkesën e bashkisë Tiranë, ka vendosur “miratimin e punimeve të mirëmbajtjes në objektin e Piramidës, pa bëre asnjë ndërhyrje strukturore apo estetike në objekt.”

Punimet e bashkisë tek Piramida, u njoftuan nga kryetari i bashkisë Erjon Veliaj më 11 gusht.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, të ilustruar me tre punëtorë që lyenin fasadën e Piramidës me bojë ngjyrë gri. Veliaj njoftoi se punimet për riparimin provizor të ndërtesës dhe parkut përreth kanë filluar.

Dy ditë pas fillimit të punimeve bashkia ka njoftuar Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Ky i fundit nëpërmjet një shkrese drejtuar drejtorit të planifikimit dhe menaxhimit të shërbimeve me datë 17 gusht, i kërkon bashkisë së Tiranës një numër dokumentash, duke nënvizuar se objekti gëzon mbrojtje si monument kulture.

IMK i ka kërkuar bashkisë t’i dërgojë relacionin teknik të punimeve, specifikimet teknike, materialin grafik, preventivin e punimeve dhe prezantimin projektit në Power Point.

Zëdhënësi i bashkisë Tiranë, Renato Kalemi, i tha BIRN se kërkesat e IMK-së patën ardhur si rrjedhojë e një keqkuptimi.

“Bashkia nuk po bën restaurim por po bën mirëmbajtje, dhe na kanë sjellë një shkresë të dytë me datë 20… ku na thonë se mund të vazhdojmë me mirëmbajtjen e Piramidës,” u shpreh ai.

Me propozimin e Komunitetit të Sant’Egidio, në bashkëpunim me kishën Katolike dhe Ortodokse në Shqipëri, në datat 6-8 shator në Tiranë do të mbahet konferenca ndërkombëtare “Paqa është gjithmonë e mundshme – Religjionet dhe Kultura e Dialogut.”

Mijëra vetë, përfshirë lider religjioz dhe ekspertë nga organizata të shoqërisë civile, pritet të mblidhen në Tiranë gjatë konferencës.

Etiketa: BashkiaBIRNErjon VeliajKishëKulturaKultureLigjmbrojtjeMonument KulturePunëPunëtorSHshqipShqipëriTiranëTwitter
Tjetri
Samiti i Ballkanit nxitet të adresojë mosmarrëveshjet bilaterale

Samiti i Ballkanit nxitet të adresojë mosmarrëveshjet bilaterale

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.