AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Frika e nacionalizmit në Europë

Dominique MoisingaDominique Moisi
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
FILE – In this Wednesday, May 27, 2015 file photo, activists of the international campaigning and advocacy organization ONE install illuminated balloons with portraits of the G7 heads of state in front of the Frauenkirche cathedral (Church of Our Lady) prior the G7 Finance Ministers meeting in Dresden, eastern Germany. The G7 Finance Ministers meeting is to be held in Dresden from May 27 to May 29, 2015. (AP Photo/Jens Meyer, File)

Ndërsa zhgënjimi dhe mosbesimi në institucionet e Bashkimit Europian është i madh, kthimi te nacionalizmi i së shkuarës mund të jetë një ogur i zi për të ardhmen e BE-së, argumenton Dominique Moisi.

Populizmi është në rritje kudo në Europë, teksa shtetet në depresion ekonomik dhe ato në begati po bëhet gjithnjë e më të zemëruar me elitat e tyre politike. Por populistët kanë paq gjasa të marrin kontrollin e ndonjë qeverie europiane në të ardhmen e afërt, edhe aty ku rreziku aktual duket më i lartë, si në shtete si Hungaria, Greqia dhe Franca. Shumica e votuesve, të nxitur nga frika ose mendimi praktik, nuk kanë vullnet të pranojnë perspektivën e izolimit nga pjesa tjetër e Europës.

Por kjo nuk do të thotë se Bashkimi Europian është i sigurt nga forcat përçarëse. Përkundrazi, kthimi i nacionalizmit, edhe në vendet që ndërtuan thelbin e BE-së më shumë se 60 vjet më parë, përfaqëson një rrezik më pak spektakolar por më gërryes për unitetin europian.

Ky trend ishte i dukshëm javën e shkuar gjatë një vizite në Holandë, një nga gjashtë firmëtaret origjinale të Traktatit të Romës. Në udhëtimin tim, vizitova Rijksmuseum, i cili u rihap në vitin 2013, pasi një rinovimi prej një dekade. Ndërtesa e mëparshme, e vjetër dhe dalë mode, ishte një tribut i tërheqjes universale nga piktorët e mëdhenj të vendit si Rembrandi dhe Vermeer; ishte një festim perfekt i dritës dhe familjes.

Rijksmuseum-i i ri, pavarësisht se është një rimishërim i suksesshëm dhe i mrekullueshëm, përcjell një mesazh shumë të ndryshëm, duke i shërbyer më tepër artit dhe historisë holandeze. Një dhomë i është përkushtuar fuqisë detare të Shteteve të Ulëta në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmblëdhjetë, kur nën komandën e Admiral Michiel de Ruyter, Holanda e sapoçliruar ishte në gjendje të mundte në det francezët, spanjollë, e madje dhe britanikët.

Një dhomë tjetër, quajtur “Vaterlo”, thekson mundjen e Napoleonit në atë që ishte atëherë tokë holandeze. Ka në qendër një pikturë shumë të madhe, restauruar me donacionet e qytetarëve holandezë, që nderon Dukën e Uellingtonit, si dhe rolin e Uilliam Oranxhit, mbretit të ardhshëm të Holandës në betejë.

Sigurisht, nuk mund ta kuptoj dhomën e Vaterlos jashtë sensit të shovinizmit francez. Napoleoni ishte një despot, i cili kreu luftëra të padobishme dhe të tepërta nga Spanja në Rusi. Mundja e tij nuk ishte tragjedi, më e pakta që mund të thuhet.

Por në Rijksmuseum-in e vjetër, nuk duhej dhomë për të festuar mundjen. Psikika kolektive e holandezëve nuk kishte nevojë për një kujtesë të kontributit të vendit të tyre në rënien e Napoleonit, që çoi në rimarrjen e pavarësisë dhe brenda një periudhe të shkurtër, në kontrollin e tyre mbi Belgjikën e sotme.

Në vitet e fundit – gjatë dekadës që nga refuzimi i tyre spaktakolar i një traktati që krijon një kushtetutë të BE-së – holandezët kanë ndjerë nevojën për të nderuar lavdinë e shkuar në mënyrën më tradicionale. Ata, si europianët e tjerë, po bëjnë thirrje te e shkuara për të kompensuar zhgënjimin dhe zemërimin e të tashmes dhe pasigurinë e së ardhmes.

Gjashtë vite më parë, një kthim te e shkuara ishte pikërisht ajo që po shmangnin shtetet europiane. Ata nuk i ngritën lavde betejave historike, sepse mund t’i shihnin rrënojat e tyre përreth – imazhe që i frymëzuan të ndërtonin një të ardhme komplet tjetër. Duke kapërcyer sovranitetin kombëtar, ata shpresuan të mbronin veten nga rikthimi i konfliktit dhe shkatërrimit.

Në fakt, krenaria e identitetit kombëtar të dikujt nuk është në vetvete e keqe. Përkundrazi, në një Europë të përbërë nga kombe të ndryshme, besimi në identitetin e vet është një kusht paraprak për të plotësuar integrim ekonomik dhe politik.  Për të qenë një europian krenar, dikush duhet të jetë një polak, gjerman apo spanjoll krenar.

Por çfarë ndodh kur krenaria kombëtare ndodh në një kohë të dyshimi të thellë, madje ekzistencial, rreth vlerave të Europës? Ndërsa shumica e europianëve kuptojnë se shtetet e tyre nuk mund t’i zgjidhin sfidat me të cilat përballen vetëm, ata po humbin besimin se Europa është përgjigjja. Në fund të fundit, përtej sfidave të qëndrueshme ekonomike, BE-ja e ka provuar veten të paaftë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për krizën në përshkallëzim të refugjatëve që është koherente dhe konform vlerave europiane.

BE-ja nuk është në thelb e paaftë të zgjidhë këto sfida. Problemi është se atë që ka nevojë BE – më tepër integrim – nuk mund ta mbështesin europianët e tjerë. Duket sikur vetëm një kërcënim i menjëhershëm, si lufta me Rusinë, do t’i nxisë ata t’i japin më tepër pushtet institucioneve të BE në të cilët e kanë humbur besimin.

70 vjetët që nga fundi i luftës së dytë botërore përfaqësojnë vetëm një fraksion të vogël të historisë së Europës – larg nga koha e mjaftueshme për të transformuar mënyrën sesi njerëzit e shohin veten ose shtetin e tyre. Rreziku është se 70 vjetët ishin të mjaftueshme që europianët të fillonin të harronin përse vijuan integrimin. Nëse ky është rasti, lloji i lavdisë për të shkuarën që shfaqet në Rijksmuseum-in e rinovuar është një shenjë shumë e keqe.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe’s Nationalist Night Watch

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEDominique MoisiEuropaFrancaGreqiaHolandëKrijonLuftaNacionalizmipopulistPopulizmiProject SyndicateRefuzimiromromërrezikRusiSHSpanja
Tjetri
Aktivistët civilë kërkojnë përfshirje më të madhe në të ardhmen e Ballkanit

Aktivistët civilë kërkojnë përfshirje më të madhe në të ardhmen e Ballkanit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.