AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Nuk ta ka fajin taksa

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Burimi: OECD për vendet e tjera, Ministria e Financave për Shqipërinë

Rikthimi i debatit mbi taksimin e sheshtë apo atë progresiv gjatë muajve të fundit po krijon të njëjtin problem si më parë, fshehjen pas ideologjisë si metodë retorike për të shmangur diskutimin mbi realitetin.

Burimi: OECD për vendet e tjera, Ministria e Financave për Shqipërinë
Burimi: OECD për vendet e tjera, Ministria e Financave për Shqipërinë

Duhet ta kemi të qartë që në fillim. Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë përgjatë 25 viteve të fundit një sistem fiskal që të mund të klasifikohet as si i sheshtë dhe as si progresiv. Taksat dhe tatimet në Shqipëri janë në shumicën dërrmuese afrofe.

Aktualisht, ndërsa qeveria ka hasur probleme të rënda me të ardhurat buxhetore, pyetja që po shtrohet rëndom është nëse e ashtuquajtura taksë progresive, e vendosur nga qeveria aktuale në dhjetor 2013, ka dështuar dhe nëse vendi duhet të kthehet te taksa e sheshtë, e vendosur nga qeveria e kaluar në vitin 2008. Pyetja shtrohet gabim. Që një vend të thotë se ka taksë të sheshtë apo progresive, duhet fillimisht të kemi parasysh se flasim për tatimin mbi të ardhurat personale (TAP). Për shumicën dërrmuese të vendeve të zhvilluara, tatimi mbi të ardhurat personale përbën një pjesë të madhe dhe të rëndësishme të të ardhurave të qeverisë. Rrjedhimisht, nëse një komb paguan, fjala vjen 25 për qind të të gjithë të ardhurave të qeverisë përmes TAP, atëherë ka shumë rëndësi të diskutohet se në çfarë forme mblidhet kjo taksë, nëse është progresive apo e sheshtë dhe nëse është progresive, sa progresive është dhe nëse është e sheshtë, në çfarë niveli është. Ky nuk është rasti i Shqipërisë. Këtë vit, të ardhurat e qeverisë nga TAP përbëjnë më pak se 7.3 për qind të të ardhurave totale. Gjatë vitit të kaluar, TAP siguroi më pak se 2 për qind të PBB-së, në një kohë kur në vendet anëtare të OECD-së TAP siguron ekujvalentin e 8 apo 10 për qind të PBB-së në të ardhurat e qeverisë.

Shkurt, kur TAP përbën një pjesë thelbësore të kontributit të qytetarëve në buxhetin e shtetit, atëherë ka shumë rëndësi të diskutohet se në çfarë forme zbatohet kjo taksë. Por kur shumica dërrmuese e taksimit është në formën e TVSH-së, akcizës e të tjera, atëherë kuptohet që ka më pak rëndësi nëse mbi TAP zbatohet tarifë e sheshtë apo progresive.

Nuk qe taksë e sheshtë

Në vitin 2007, qeveria shqiptare vendosi të zbatojë një ide “revolucionare” të njohur si taksa e sheshtë. Sipas teorisë, të gjithë shqiptarët duhej të paguanin një taksë minimale 10 për qind mbi të ardhurat si dhe një tarifë po 10 për qind mbi fitimin e kompanive apo 10 për qind mbi dividentet e të ardhurat nga interesat. Narrativa propagandistike qe që kjo mënyrë taksimi do të rriste deklarimet e ndershme të qytetarëve dhe kompanive.

Por kur erdhi puna që të zbatohej në praktikë, gjërat u komplikuan. Vendosja e një takse 10 për qind mbi të ardhurat duhej të sillte teorikisht rritje taksash mbi të punësuarit me paga të ulëta. Qeveria e zgjidhi këtë punë duke rritur pagat në sektorin publik me të njëjtën përqindje me të cilën rriti taksën. Kjo solli çoroditje statistikash. Dmth, po t’i shohësh pas në kohë, rezulton se në vitin 2007, në sektorin publik pati një rritje të pagës mesatare bruto me 17 për qind, por në fakt, pjesa më e madhe e kësaj rritjeje u shkaktua nga manovra e qeverisë për taksën e sheshtë. DMTH, u rritën pagat, këto paga të rritura u taksuan më shumë, të ardhurat nominale të qeverisë nga TAP u rritën sëbashku me shpenzimet për paga. U duk sikur taksa e sheshtë solli sukses. Dmth i rriti të ardhurat e qeverisë. Në fakt nuk solli asgjë.

Me sektorin privat u veprua ndryshe. Për shkak se evazioni fiskal përmes deklarimit të pagave më të ulëta se sa realiteti në atë kohë qe masiv njësoj si edhe sot, qeveria vendosi të taksojë të punësuarit me paga referencë. DMTH, Ministria e Financave deklaroi se paga e një kamarieri qe 20 mijë lekë në muaj dhe se tatimi duhej të paguhej mbi këtë shumë në masën 10 për qind. Kjo tregon se tarifa e sheshtë nuk kishte kurrfarë lidhjeje me shumën e taksimit të të ardhurave për taksapaguesin apo të ardhurat e qeverisë nga ky taksim. Psh, meqë qeveria vendosi pagë referencë mbi të gjithë të punësuarit, ajo mund ta bënte tarifën e taksimit si të donte, në daç të sheshtë, në daç progresive, me kushtin që shuma e arkëtuar të ishte njësoj. Psh, ajo mund të përcaktonte pagë referencë për kamarierin në masën 40 mijë lekë dhe tatim të sheshtë në masën 5 për qind. Ose pagë referencë 10 mijë lekë dhe tatim të sheshtë 5 për qind. Ose pagë referencë 10 mijë lekë dhe tatim progresiv si ta kishte qejfin. Shkurt, ajo që u vendos në vitin 2007, vështirë se mund të quhet taksë e sheshtë. Ajo duhet të quhet taksë referencë, ose takse afrofe.

Sot, qeveria shqiptare deklaron se ka një taksim progresiv mbi të ardhurat. Ky taksim progresiv është me tri shkallë. Përmes këtij tatimi arkëtohen vetëm 7 për qind të të gjithë taksave, tatimeve e tarifave që shqiptarët paguajnë te buxheti i shtetit. Nëse TAP ndryshohet, bëhet më progresiv apo bëhet i sheshtë, me gungë apo sido që të bëhet, sërish kjo vijon të përbëjë pjesën më të vogël të taksave që ne paguajmë. Sido që një përplasje ideologjike mes të majtës dhe të djathës duket joshëse për konsum publik, debutuesit dhe publiku dëgjues bën mirë të dijë se kjo taksë nuk është më e rëndësishmja në jetët tona.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEvazioni fiskalKrijonMASMinistria e FinancaveOECDPagatPBBPunaPunëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretaksaTaksatTaksimTVSH
Tjetri
2014, viti i parë pa rritje page që nga 1999 (Infografik)

2014, viti i parë pa rritje page që nga 1999 (Infografik)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.