AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Vuçiç dhe Rama mbështesin planin për bashkëpunim rinor në Ballkan

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rama mikpriti kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Tiranë më 27 maj 2015. Foto: Hektor Pustina/AP

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama u zotuan të punojnë së bashku për të krijuar një zyrë bashkëpunimi rinor në Ballkan, e cila ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara midis vendeve bë rajon.

Rama mikpret kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë më 27 maj 2015. Foto: Hektor Pustina/AP
Rama mikpret kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë më 27 maj 2015. Foto: Hektor Pustina/AP

Vuçiç dhe Rama thanë ditën e hënë se ata e mbështesnin idenë e nisur nga disa OJQ të rinjsh për të ngritur një zyrë rajonale për bashkëpunim rinor në Ballkanin Perëndimor bazuar në një nismë të tillë të ngjashme për të përmirësuar marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Rama tha se serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë për Ballkanin atë që francezët dhe gjermanët bënë për Evropën në prag të Luftës së Dytë Botërore.

“Bashkëpunimi rinor ishte një nga instrumentet e atij procesi historik që solli formësimin e BE-së dhe ne e kemi vendosur këtë”, tha kryeministri shqiptar gjatë një debati televiziv i cili u transmetua në shtatë vende të Ballkanit të hënën në mbrëmje.

Vuçiç tha se ishte e rëndësishme që serbët dhe shqiptarët të bisedojnë, bashkëpunojnë dhe të bëjnë kompromise të ndërsjellta.

“Duhet të përpiqemi të kuptojmë se po flasim për dy popujt më të shumtë në Ballkan, shqiptarët dhe serbët,” u shpreh kryeministri serb.

“Nëse dikush mendon se kjo nuk është një arsye mjaftuesëm e rëndësishme që të fillojmë bashkëpunimin e menjëhershëm dhe të fillojmë të mendojmë se si do të duket në të ardhme shtylla kurrizore e marrëdhënieve në Ballkan, ai person nuk e kupton të ardhmen dhe nuk i ka sytë drejt saj,” shtoi ai.

Ideja për iniciativën u bazua në eksperiencat e Zyrës Rinore Franko-Gjermane e cila u themelua në vitin 1963.

Liderë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia nënshkruan një deklaratë mbi themelimin e zyrës rajonale për bashkëpunimin rinor gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë javën e kaluar.

Ajo është e vendosur të hapet zyrtarisht më 27 gusht 2016, gjatë Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Paris, dhe do të financohet nga buxhetet e shteteve pjesëmarrëse dhe arkat e BE-së. Mënyra se si do të veprojë dhe programet që ajo do të drejtojë do të diskutohen gjatë vitit të ardhshëm.

Djordje Bojovic nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, një nga nismëtarët e idesë, tha se mendonte se deklaratat mbështetëse të Vuçiç dhe Ramës ishin të sinqerta dhe përshëndeti faktin se vendet e Ballkanit do të financojnë zyrën.

“Është gjithashtu shumë e rëndësishme që do të ketë mbështetjen nga liderët rajonalë për ballafaqimin me të kaluarën dhe adresimin e temave të tilla të dhimbshme,” tha Bojovic.

Gjatë diskutimit të tyre televiziv të regjistruar më parë, Vuçiç dhe Rama diskutuan gjithashtu për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Euro 2016 midis Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë më 8 tetor.

Herën e fundit që ekpiet kombëtare të dy vendeve u takuan në fushë, në Beograd në tetor 2014, ndeshja u anulua kur në stadium shpërthyen përleshjet pasi një dron me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ u fluturua mbi stadium.

Rama tha se shpresonte se serbët do të vijnë në Tiranë për të parë ndeshjen.

“Zyra e bashkëpunimit gjithashtu do të jetë e përfshirë dhe ne do të ftojmë një numër të rinjsh nga Serbia, studentë, të marrin pjesë në këtë evnt,” tha ai.

Vuçiç tha se ai mund të vijë për ndeshjen në tetor.

Duke komentuar ndeshjen e braktisur të vitit të kaluar, e cila përkeqësoi edhe më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, kryeministri serb tha: “Shkuam pothuajse drejt lufës për shkak të një topi. Por tani ne jemi këtu dhe po flasim për gjëra që s’i kishim imagjinuar kurrë se do t’i diskutonim ndonjëherë.”

Etiketa: BallkanBEBeogradBosnjaBosnja dhe HercegovinaEdi RamaEuroKosovaMaliMali i ZiMaqedonianismarajonRamaSerbiashqipShqipëriastudent
Tjetri
Përralla e dy teorive

Përralla e dy teorive

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.