AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shtimi i refugjatëve, një stërmundim për Maqedoninë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Ivana Geroska

Teksa Maqedonia pret një valë të re mbërritjesh, organizatat vendase thonë se kapacitetet po përmirësohen, por duhet të shtohen.

Foto: Meri Jordanovska
Foto: Meri Jordanovska

Agjencia e Refugjatëve të OKB, UNHCR, së fundmi paralajmëroi se një valë e re prej 7000 refugjatësh nga shtetet e copëtuara nga luftërat prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës pritet t’i afrohen kufirit jugor të Maqedonisë me Greqinë.

Ata parashikojnë se fluksi i njerëzve do të rritet në muajt pasues dhe mund të arrijë rreth 3000 hyrje çdo ditë.

Autoritetet maqedonase thonë se ata mund të përballojnë vetëm një pjesë të këtij numri.

Ka gjithashtu probleme logjistike në kujdesin për të në pikat hyrëse dhe në transportimin e tyre të sigurt me tren dhe autobus për më tej në kufirin verior me Serbinë ku ata vazhdojnë udhëtimin drejt Europës Perëndimore.

“Vetëm 2000 migrantë mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore në ditë. Nëse 5000 persona largohen sot nga Greqia në një ditë, nuk mund të ketë vend për 3000 prej tyre,” tha ministri i brendshëm Mitko Cavkov fundjavën e shkuar. Nëse një fluks i tillë përsëritet për disa ditë, mund të bëhet një krizë serioze, shtoi ai.

Cavkov këmbënguli se Maqedonia po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar njerëzit dhe për të lehtësuar tranzitin e tyre. Megjithatë, si shumë zyrtarë të tjerë maqedonas, ai nxiti BE-në të japë më shumë ndihmë për vendin, pasi deri më tani është lënë të përballet i vetëm me krizën.

Njerëzit dhe organizatat që punojnë në terren në dy pikat qendrore të refugjatëve, kampi pranë qytetit Gevgelija me kufirin grek dhe kufiri me Serbinë, ku refugjatët nisen, thonë se po përgatiten për një valë të më shumë njerëzve në vjeshtë.

Ata thonë se pritja dhe transportimi janë tani më të koordinuara sesa dy javë më parë, kur policia u përpoq pa sukses të ndalojë qindra njerëz të hynin në kufirin jugor, duke rezultuar në përplasje të dhunshme.

Që nga incidenti, UNHCR, Kryqi i Kuq Maqedonas, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq  dhe autoritetet në Gevgelija kanë ngritur një stehë të përkohshme, ku i ofrojnë atyre që vijnë hije, kushte higjiene, ushqim për bebet dhe ndihmë mjekësore.

Foto: Meri Jordanovska
Foto: Meri Jordanovska

Gjërat nuk janë gjithsesi perfektë. “Maqedonia duhet të ofrojë mbrojtje institucionale për këta njerëz. Njerëz nga ministria e punës dhe politikave sociale, ministria e shëndetësisë dhe oficerë të sigurisë duhet të jenë vazhdimisht në terren duke ndihmuar familjet në telashe,” thotë Uranija Pirovska, nga Komuniteti Maqedonas i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Aleksandra Davidovska, një vullnetare nga OJQ-ja Legis, që është vazhdimisht në terren, thotë se sektori civil po mban marrën më të madhe në kufi.

“Ndoshta shteti nuk mund të përballet me situatën, por sektori civil mezi po ia del,” thotë ajo.

“Numri i refugjatëve është rritur nga 500 në ditë, në 3000 deri 5000 refugjatë dita këto kohët e fundit,” shtoi ajo. “Na duhet urgjentisht ndihmë.”

Kapaciteti i qendrave pritëse nuk është i madh por ato janë një hap në drejtimin e duhur, vazhdoi Davidovska.

“Situata nuk është perfektë, por po përmirësohet me kalimin e kohës,” tha Suzana Tuneva-Paunovska, kreu i Kryqit të Kuq në Maqedoni, vullnetarët e të cilit po përballen me pritjen e refugjatëve.

“Ne duhet të kemi parasysh se vendi ka burime njerëzore dhe financiare të kufizuara. Për shembull, qyteti i Gevgelijës ku kalojnë kufirin mijëra migrantë çdo ditë, është i vogël, ndaj ka fluks të madh për ta,” shpjegoi ajo.

“Ne kemi nevojë për ndihmë nga organizatat simotra në Spanjë, Norvegji, Gjermani, Austria. Ndihma po vjen nga kompanitë vendase po ashtu,” shtoi Paunovska.

Kryqi i Kuq ka rreth 120 vullnetarë në disa skuadra të lëvizshme mjekësore dhe për shpërndarjeve të ndihmave humanitare në Gevgelija dhe Kumanovë. Skuadrat gjithashtu përfshijnë përkthyes të gjuhës arabe.

Ata merren nga çështjet e temperaturës te fëmijët te dehidratimi dhe plagosjet e lehta. Ata ofrojnë edhe ndihmë psikologjike-sociale dhe përpiqen të lidhin familjet  gjatë kohës së limituar që kalojnë në vend.

John Endegal Nissen, nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, së fundmi mbërriti në Maqedoni për të ndihmuar. “Do të bëj më të mirën për të ndihmuar këta njerëz,” tha ai duke shtuar  se ishte i befasuar nga shkalla e përpjekjes vendase.

Foto: Tsvetomir Dimov
Foto: Tsvetomir Dimov

“Megjithatë, ka nevojë për më shumë vend në qendra. Ndërtesat duhen përmirësuar, për shembull na duhet ujë për dushet,” tha ai për BIRN.

“Nëse qeveria dhe të tjerë mund të ofrojnë më tepër ndihmë, do të ishte shumë mirë. Pa mbështetje nuk vazhdojmë dot,” tha Nissen.

Por Pirovska, nga Komiteti i Helsinkit, thotë se autoritetet nuk po bëjnë mjaft përpjekje në sektorin civil.

“Është turp që shumica e ushqimeve të shpërndara te refugjatët, përfshirë ujin, janë dhuruar nga OJQ-të dhe kompanitë dhe asnjë nga qeveria,” tha Pirovska për BIRN.

Të dhënat nga UNHCR tregojnë se në vetëm dy muaj, që nga korriku, mbi 50,000 refugjatë janë regjistruar në pikën e kufirit Gevgelija të Maqedonisë.

Meqënëse disa hyjnë ilegalisht, UNHCR, vlerëson se numri i vërtetë mund të jetë mbi 70,000 refugjatë.

Sipas vëzhguesve kjo është një barrë e madhe për komunitetin vendas, duke marrë parasysh edhe mungesën e përballimit me këtë problem të ri të Maqedonisë, ksenofobinë dhe kalimin ilegal të migrantëve.

“Nuk më lejuan të hyj në një dyqan në Gevgelija sepse isha me një fëmijë nga Siria dhe një grua,” tha Pirovska për BIRN.

Produktet bazë ushqimore po shiten me dyfishin e çmimit, shtoi ajo. “Ky është një krim dhe askush nuk po bën gjë për këtë. Policia duhet të veprojë.”

Vëzhguesit gjithashtu thonë se disa media maqedonase nuk po ndihmojnë, duke shpërndarë lajme false se refugjatët po vijnë për të dëmtuar ose islamizuar vendin.

“Pozita që Bashkimi Europian do të marrë ndaj këtij problemi do të jetë kyç për zhvillimin e ardhshëm të krizës së refugjatëve në Ballkan. Ne do të ndjekim politikat e BE-së mbi këtë çështje, por edhe ato të autoriteteve maqedonase,” tha Xhabir Deralla, kreu i CIVIL- Qendra për Liri, një OJQ me vëzhguesit e vet në terren.

Foto: Ivana Geroska
Foto: Ivana Geroska

Dështimi i BE-së për të ndihmuar më shumë nuk është justifikim për mosveprim të Maqedonisë, shtoi ai. “Një shembull i keq, edhe nëse vjen nga disa shtete të BE-së, nuk është justifikim për një shembull tjetër të keq. Ky vend duhet të respektojë konventën e të drejtave të njeriut dhe refugjatëve.”

Skenari më i keq do të ishte nëse refugjatët fillojnë të mbeten në rajon, të ndaluar në rrugëtimin e tyre nga pengesat e ngritura nga Hungaria në kufirin me Serbinë.

“Nëse refugjatët që nuk kalojnë në Hungari kthehen në Maqedoni nga kufiri serb, kriza do të mblidhetm,” parashikoi Pirovska.

“Ne duhet të jemi seriozisht të përgatitur edhe për këtë,” shtoi Davidovska.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoni më 24 gusht, ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për ndihmë urgjente.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë lënë vetëm. Ato kanë nevojë për ndihmën tonë,” tha Kutz, duke rritur shpresën për ndihmë, që ende nuk ka ardhur.

Etiketa: AustriaBallkanBashkimi EuropianBEBIRNGjermaniGreqiaHungariKomiteti i HelsinkitKrimKrizaKufilajmeMaqedoniMaqedoniambështetjembrojtjeMediaMjaftMjekmjekëNorvegjiOKBPoliciaPunëQeveriarajonSHSiriaUNHCRVëzhguesitvullnetarë
Tjetri
Akuza në arbitrazh: Ilir Meta mori ryshfet nga biznesmeni i arrestuar për mashtrim

Akuza në arbitrazh: Ilir Meta mori ryshfet nga biznesmeni i arrestuar për mashtrim

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.