AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Media në Ballkan ‘në gjendje shqetësuese’, thotë konferenca

Igor JovanovicngaIgor Jovanovic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konferenca. Foto: Vesna Radojevic. Burimi: Twitter

Problemet kryesore me të cilat po përballet media në Ballkan variojnë nga presioni i qeverisë te paratë dhe humbja e besimit te gazetaria, arsyetoi një konferencë mbi median në Beograd.

Konferenca. Foto: Vesna Radojevic. Burimi: Twitter
Konferenca. Foto: Vesna Radojevic. Burimi: Twitter

Dunja Mijatoviç, Përfaqësuese e OSBE për Lirinë e Medias, tha në një konferencë për lirinë e medias në Beograd se “situata e gazetarisë në Ballkanin Perëndimor është shqetësuese”.

Duke folur në konferencë përmes një lidhje video, ajo tha se kishte disa probleme censure në median në Ballkan, se situata financiare e medias ishte e pakënaqshme dhe se qeveritë refuzojnë të pranojnë problemet ekzistuese.

“Të gjithë po flasin rreth ligjeve [për lirinë e medias] të cilat janë miratuar, por ligjet duhen zbatuar dhe ky është një problem… ne duhet të flasim me zë të lartë dhe qartë rreth problemeve me lirinë e medias,” tha Mijatoviç.

Ajo shtoi se qeveritë nga e gjithë bota e keqpërdorin përgjegjësinë e gazetarisë për të censuruar historitë që ata nuk duan të publikohen.

Mijatoviç përmendi disa raaste, përfshirë gazetaren nga Azerbajxhani Khadiya Ismaiyilova të arrestuar së fundmi dhe gazetarë të tjerë që u burgosën për shkak të historive të publikuara.

“Problemi është mënyra se si shoqëria, jo vetëm qeveritë,  i trajtojnë gazetarët. Shoqëritë nuk janë gati të thonë ‘mos i keqtrajtoni gazetarët’, pasi edhe demokracitë e hershme nuk e kanë këtë përgjegjësi,” tha ajo.

Mijatoviç shtoi se situata në Ballkan ishte më e keqe për shkak se ka shumë vrasje dhe sulme fizike të pazgjidhura kundrejt gazetarëve.

Aidan White, drejtor i Rrjetit Etik të Gazetarisë, tha se ndikimi i qeverive mbi gazetarinë ishte një problem, por jo i vetmi.

“Ka shumë korrupsion dhe mungesë transparence në gazetari… Ne duhet t’i themi gazetarëve që duhet të rifitojmë besimin e njerëzve, ne duhet të jemi institucione përgjegjëse të një shoqërie demokratike,” shtoi White.

Ai tha se gazetarët duhet të jenë ‘të paanshëm dhe të saktë’ dhe se këto standarde nuk respektohen në sferën dixhitale.

Duke folur për lirinë e medias dhe problemet në Ballkan, Slobodan Georgijev, nga BIRN Serbia, tha se gazetarët që përpiqen të raportojnë mbi çështje të ndjeshme marxhinalizohen dhe nuk kanë mbrojtje.

“Problemi më i madh këtu në Serbi është qeveria. Ajo influencon median dhe përpiqen të kontrollojë mjedisin mediatik… nëse nuk bën marrëveshje me qeverinë dhe nëse monitoron punën e saj, je në telashe,” tha Georgijev.

Ai përmendi sulmet mbi BIRN, pas investigimit për një tender të tharjes së një miniere, ku zyrtarët dhe disa media lançuan një fushatë kundër BIRN.

“Disa nga kolegët tanë nuk raportuan mbi atë që ne kishim zbuluar, por mbi sponsorët tanë dhe mbi gazetarët që punojnë për ne. Këto janë mesazhe të rrezikshme,” tha  Georgijev.

Ivan Ninic, një gazetar që së fundmi u sulmua fizikisht në Beograd, thotë se Serbia ka nevojë për gazetarinë investigative sepse ka keqpërdorje masive të financave publike. Ninic, një bashkëpunëtore e Këshillit të Anti-korrupsionit, thotë se anëtarët e elitës politike ‘ndihen të kërcënuar’ nga historitë e tij investigative.

Gavin MacFadyen, nga City University në Londër, tha se nuk po përballeshin vetëm gazetarët në Ballkan me presione të ndryshme.

Ai thotë se zbulimet e ish-operatorit të CIA-s Edward Snowden kanë zbuluar shkallën e monitorimit të gazetarëve nga qeveritë kudo në botë.

Etiketa: BallkanBeogradBIRNCensuregazetargazetariaKorrupsionLondërmarrëveshjembrojtjeMediaMiniereOSBEPunëQeveriaSerbiSerbiatenderTwittervideovrasje
Tjetri
Sendet e çmuara në bagazhet e migrantëve (Foto)

Sendet e çmuara në bagazhet e migrantëve (Foto)

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.