AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Shtrenjtohen tarifat celulare për telefonata ndërkombëtare

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një i ri është përqendruar te celulari i tij teksa pas i valëviten flamuri i Bashkimit Europian dhe ai i Shqipërisë, Tiranë, shtator 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Operatorët celularë kanë ulur tarifat e komunikimit ndërkombëtar brenda vendeve anëtare të BE-së dhe i kanë shtrenjtuar ato për vende jo anëtare si Shqipëria.

Një i ri është përqendruar te celulari i tij teksa pas i valëviten flamuri i Bashkimit Europian dhe ai i Shqipërisë, Tiranë, shtator 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një i ri është përqendruar te celulari i tij teksa pas i valëviten flamuri i Bashkimit Europian dhe ai i Shqipërisë, Tiranë, shtator 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Tarifat e telefonatave me vend origjine Shqipërinë kundrejt shteteve të tjera të Europës dhe jo vetëm, kanë pësuar një rritje të ndjeshme në javët e fundit. Shkak për këtë rritje është bërë shtrenjtimi i tarifave të operatorëve të vendeve të huaja kundrejt operatorëve shqiptarë.

Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, shtrenjtimi i telefonatave ndërkombëtare vjen si pasojë e rritjes së tarifave të interkoneksionit, pagesë që detyrohen ta paguajnë operatorët shqiptarë te ata të huaj për thirrjet dalëse.

“Tarifat e thirrjeve të vendeve të BE-së janë nën rregullim dhe kanë pasur reduktim të ndjeshëm në kosto vitet e fundit,” tha për BIRN Altin Rrapaj, Drejtor i Mbikëqyrjes së Tregjeve, Tarifave dhe Shërbimit Postar.

“Më parë operatorët e vendeve të BE-së nuk bënin diferencim të vendit të origjinës së telefonatës brenda apo jashtë Bashkimit Europian, por kohët e fundit ato kanë vendosur të diferencojnë tarifat në varësi të vendit, gjë që ka sjellë shtrenjtim për operatorët shqiptarë,” shtoi ai.

Shumica e shërbimeve telefonike në Shqipëri ofrohen përmes paketave mujore dhe jo si kosto e çdo telefonate të kryer.

Deri në muajin korrik këto paketa përmbanin oferta për qindra minuta lidhëse ndërkombëtare.

Ndryshimet e fundit i kanë detyruar të gjithë operatorët telefonikë në vend të ofrojnë maksimalisht deri në 20 minuta me jashtë në paketat e tyre.

“Minutat ndërkombëtare në paketat mujore kanë ndryshuar pasi kostoja e tyre është shumëfishuar në krahasim me vlerën e një pakete. Shpresojmë që operatorët e huaj të ulin sërish tarifat e tyre,” tha për BIRN PLUS Communication, një nga katër kompanitë celulare që operojnë në tregun shqiptar.

Të njëjtën arsye për shtrenjtimin e tarifave ndan edhe operatori Vodafone Albania.

“Vendimi për shtrenjtimin e paketave me minuta ndërkombëtare vjen si pasojë e rritjes së kostove për telefonatat ndërkombëtare të cilat kanë afektuar të gjithë operatorët në Shqipëri,” tha kompania për BIRN.

Tarifat aktuale janë mesatarisht 165 lekë/minuti për vendet Europiane dhe 256 lekë/minuti me shtetet e tjera të botës.

Sipas drejtorit të mbikëqyrjes së tregjeve, tarifave dhe shërbimit postar, Altin Rrapaj, ndryshimi i tarifave është plotësisht konform rregullimit të BE-së dhe mbetet në dorë të operatorëve europianë, ku disa prej tyre e aplikonin diferencimin edhe më parë.

Tarifat e komunikimit brenda Bashkimit Europian janë më të lira, por Shqipëria mbetet një vend kandidat për t’u anëtarësuar, gjë që përkthehet në tarifa më të shtrenjta për konsumatorët vendas.

Etiketa: AKEPBashkimit EuropianBEBIRNIvana DervishikostoliraSHshqipShqipëriShqipëriashtatorVendimiVodafoneVodafone Albania
Tjetri
Kroacia përgatitet për një rritje të refugjatëve

Kroacia përgatitet për një rritje të refugjatëve

Komente 1

  1. Erion Hoxha says:
    11 years më parë

    Nje perprjekje e pare fillesate per te zbuluar sado pak te verteten e nje tregu haptazi te karteliizuar dhe te dominuar qe nepermjet sjelljeve startegjike te operatoreve qe deformojne dhe manipulojne pa sikletin me te vogel tregun kostot e te cilave do te duhet te paguhen vetem nga xhepat e varfra te shqiptareve….

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.