Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
15:21 | 11/09/2015
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama thotë se ai po bën “luftë” kundër evazionit fiskal. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Veprimet e papritura të policisë mbi shqiptarët që punojnë në të zezë po shkakton shqetësime se fushata mund të dëmtojë bizneset e vogla – të cilat furnizojnë edhe shumicën e vendeve të punës në Shqipëri.

 

Kryeministri Edi Rama thotë se ai po bën “luftë” kundër evazionit fiskal. Foto: LSA
Kryeministri Edi Rama thotë se ai po bën “luftë” kundër evazionit fiskal. Foto: LSA

Policia njoftoi të enjten se ka arrestuar dy berberë pasi i kapi duke punuar në një dyqan të vogël në Tiranë, dyqan që nuk qe i regjistruar te administrata tatimore.

Sipas policisë, Taulant Hasanaj, 29 vjeç, u arrestua sepse bëri rezistencë ndaj një inspektoreje taksash ndërsa Indrit Lluka, 33 vjeç, u arrestua pasi “u konstatua se zhvillonte veprimatari ekonomike (berber) i paregjistruar në organet Tatimore”.

Në një aksion tjetër, policia njoftoi se ka ndaluar disa kamionë që transportonin bagëti dhe se ka hapur procedim penal në gjendje të lirë ndaj tregtarëve.

Lajmet për arrestimet i dhanë një kuptim të ri fushatës së paralajmëruar të qeverisë kundër ekonomisë informale dhe evazionit fiskal, të njoftuar me bujë më 1 shtator por që u shty për disa ditë pasi autoritetet e gjetën veten të papërgatitur.

Në Elbasan, disa fermerë u përballën me konfiskim të duhanit të hapur që po tregonin pasi autoritetet thonë se kjo tregti e duhanit të prodhimit vendës, ilegale por e toleruar prej dy dekadash, po dëmton të ardhurat e qeverisë.

Në një drejtim tjetër, qeveria prezantoi një set me masa shumë më të ashpra kundër evazionit fiskal me ndryshime të kodin penal. Propozimet, të cilat do të duhet të miratohen në parlament, thonë se evazioni fiskal do të dënohet me deri në tre vjet burg, ndërsa aktualisht dënohej me gjobë deri në një vit burg. Bizneset mund të gjobiten me 10 milionë lekë (71 mijë euro) nëse shesin mallra pa faturë fiskale.

Ekonomia informale në Shqipëri vlerësohet se zë së paku 35 për qind të të gjithë aktivitetit ekonomik në vend. Ka një mirëkuptim të përgjithshëm se lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal është e domosdoshme, por shumë i shohin masat e ndërmarra nga qeveria si disproporcionale dhe joefektive.

Disa vërejnë se në Shqipëri ende asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për korrupsion megjithëse korrupsioni perceptohet si i gjithëpërhapur ndërkohë që edhe vetë evazioni fiskal perceptohet se kryhet në masë të gjerë nga bizneset e mëdha të cilat kanë lidhje dhe ndikim politik.

Revista Monitor, publikimi i vetëm ekonomik në Shqipëri, në editorialin e saj në numrin e fundit thotë se lufta kundër evazionit fiskal është e nevojshme por klima e frikës që po krijon ky aksion është shumë shqetësues.

Gjobitja e bizneseve me 10 milionë lekë për shitjen pa faturë fiskale nuk ka kuptim sepse një gjobë e tillë mjafton për të falimentuar çfarëdolloj biznesi, tha Monitor në editorilin e saj. Revista shton se nuk arrin të dallojë nëse këto gjoba do të funksionojnë apo thjeshtë do të rrisin mundësinë e taksambledhësve për më shumë ryshfet.

Editoriali paralajmëron gjithashtu se klima e frikës që po krijohet nga fushata do të ketë një ndikim negativ në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim për shkak se bizneset e vogla kanë aktualisht 90 për qind të të punësuarve në vend.

Tjetri
Shqipëria shton vetëm 12 mijë vende pune në vitin e fundit (infografik)

Shqipëria shton vetëm 12 mijë vende pune në vitin e fundit (infografik)

Më të lexuarat

Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve

Arrestimet për evazion fiskal shkaktojnë frikë mes shqiptarëve

15:21 | 11/09/2015
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.