AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqipëria shton vetëm 12 mijë vende pune në vitin e fundit (infografik)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të dhënat administrative të qeverisë tregojnë se në periudhën qershor 2014 – qershor 2015, të punësuarit në sektorin privat jobujqësor u shtuan me vetëm 12 mijë vetë, ritmi më i ulët që nga viti 2010.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, në qershor 2015, sektori privat jobujqësor numëronte zyrtarisht 326 mijë të punësuar, ndërsa sektori publik numëronte 164 mijë të punësuar. Në sektorin privat, përgjatë dymbëdhjetë muajve pararendës janë krijuar 11,944 vende të reja pune, shifër kjo shumë më e ulët se sa në periudhën qershor 2013-qershor 2014, kur numri i të punësuarve qe shtuar me 32 mijë vetë. Statistikat e punësimit në sektorin privat jobujqësor grumbullohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, i cili i merr të dhënat nga Zyrat e Punësimit dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Këto statistika nuk përfshijnë shqiptarët e punësuar në të zezë apo shqiptarët e vetëpunësuar në sektorin e bujqësisë.

Këto statistika nuk reflektojnë vetëm gjendjen ekonomike të vendit, por edhe masat e ndryshme administrative që janë ndërmarrë herë pas here për të rritur numrin e paguesve të sigurimeve shoqërore apo të tatimeve të tjera.

Statistikat historike të publikuara nga INSTAT tregojnë se në vitin 2000, në Shqipëri kishte 116 mijë të punësuar në sektorin formal të ekonomisë. Brenda vitit 2001, kur qeveria vendosi si detyrim për çdo biznes të vogël të deklaronte së paku një të punësuar me sigurime shoqërore, numri i të punësuarve u rrit në 205 mijë. Nga viti 2002 deri në vitin 2005, numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor u rrit me pak mijëra çdo vit ndërsa masa të tjera administrative të kryera në vitet 2006 dhe 2008 sollën një rritje të menjëhershme të vendeve formale të punës me rreth 10 mijë në vit. Në vitin 2014, numri i vendeve të punës në sektorin formal u rrit me 28 mijë, një rekord historik. Por në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shtimi i vendeve të punës ngeci. Nga dhjetori 2014 deri në qershor 2015, në borderotë e tatimeve raportohen të jenë shtuar vetëm 1,557 vetë.

Nga ana tjetër, të punësuarit në sektorin shtetëror, ku përfshihet administrata publike, pushteti vendor dhe kompanitë nën pronësi publike, punësuan në fund të qershorit 164 mijë vetë. Bie në sy se përgjatë tre muajve, prill – qershor 2015, sektori publik ka shtuar 580 rrogëtarë.

Tendenca përgjatë njëzet viteve të fundit në Shqipëri ka qenë pakësimi i të punësuarve në sektorin publik, i cili vijon të konsiderohet si i mbingarkuar me punonjës që në shumë raste, efektivisht nuk bëjnë asnjë punë. Shembulli më dramatik është numri i stërmadh i të punësuarve në ndërmarrjet publike të ujësjellësave. Sipas Entit Rregullator të Ujit, në Shqipëri rezulton se ka aktualisht 9 të punësuar për një mijë lidhje me rrjetin e ujit, ndërkohë që ujë shpesh nuk ka.

Statistikat administrative të punësimit hedhin poshtë pretendimet e qeverisë për hapjen e qindramijëra vendeve të punës si dhe premtimin grandioz elektoral për hapjen e 300 mijë vendeve pune brenda katër vitesh. Ndërsa kanë kaluar dy vite nga krijimi i qeverisë së re, numri i vendeve të punës në sektorin privat jobujqësor është shtuar me 44 mijë, një shifër e konsiderueshme kjo, gjithsesi shumë larg premtimit për 75 mijë vende të reja pune në vit.

Instituti i Statistikave publikon çdo tre muaj dy sete të dhënash për punësimin. Përveç të dhënave administrative, raportohen edhe të dhënat e Anketës së Forcave të Punës, një sondazh kombëtar në të cilin pyeten disa mijëra vetë nëse janë të punësuar apo të papunë në kërkim pune apo të papunë inaktivë.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeAdministrativedetyrimDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveINSTATInstituti i StatistikaveMasaPunëPushteti vendorQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriasondazhStatistikat
Tjetri
Pedagogët e Universitetit të Tiranës i bashkohen studentëve protestues

Studentët lajmërojnë protestë të re kundër ligjit të Arsimit të Lartë

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.