AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Refugjatët në Zagreb ëndërrojnë të ardhmen në Gjermani

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Refugjatët sirianë dhe irakianë që kanë mbërritur në kryeqytetin kroat pasi Hungaria mbylli kufirin thonë se duan të vazhdojnë udhëtimin për në Gjermani në kërkim të së ardhmes në paqe dhe begati.

Alaa Shahwan. Foto: Sven Milekic/BIRN
Alaa Shahwan. Foto: Sven Milekic/BIRN

“Po shkoj në Gjermani për të studiuar mjekësi. Për t’u bërë një dentist,” thotë Alaa Shahwan, një 18 vjeçar, student i stomatologjisë në Alef të Sirisë, për gazetarët jashtë një qendre azili në Zagreb pasi mbërriti në kryeqytetin kroat – një nga mijëra refugjatët që kanë hyrë në vend në ditët e fundit.

Pasi Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë të martën, 11,000 njerëz hynë në Kroaci gjatë të mërkurës dhe të enjtes, duke e nxitur policinë kroate që të mbyllë kufirin me Serbinë në mbrëmjen e së enjtes në një përpjekje për të kufizuar mbërritjet.

“Mos ejani më këto, qëndroni në qendrat e qëndrimit në Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Kjo nuk është rruga për në Europë,” tha ministri i brendshëm kroat Ranko Ostojic të enjten. Kroacia ka ndaluar përkohësisht pranimin dhe regjistrimin e refugjatëve që më parë lejoheshin të vazhdonin rrugëtimin përgjatë vendit drejt Sllovenisë dhe Europës Perëndimore.

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç e shpjegoi lëvizjen duke thënë se gjatë “ditës së parë shumë refugjatë hynë në vend pa kontrolle,” duke shtuar se siguria e kroatëve ishte prioritet. ministri kroat i mbrojtjes Ante Kotromanovic tha se nuk ka shkak për panik, por nëse është e nevojshme ushtria kroate do të zhvendoset në kufirin me Serbinë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Sllovenia gjithashtu ka vendosur të vendosë kufi mbi refugjatët dhe të kthejë disa qindra prej tyre në Kroaci. Hungaria ndërkohë ka deklaruar gjendjen e emergjencës në vendet përgjatë kufirit me Kroacinë, pasi bëri të njëjtën gjë me Serbinë.

Një nga refugjatët që ka mbërritur në Kroaci, i cili tha se quhej Alaa, tha se mbërriti të mërkurën në qendrën e azilit në Dugave ngjitur me Zagrebin, ku ai u regjistrua dhe mori të drejtën e lëvizjes për në Europën Perëndimore.

I pyetur përse u largua nga Siria, ai dha një përgjigje të shkurtër: “Luftë, vrasje”.

Ai shpjegoi se i ishte dashur një muaj për të mbërritur në Kroaci nga Alefi, duke kaluar në Turqi, Greqi, Maqedoni dhe Serbi. Ai shpjegoi se refugjatët kishin përdorur çdo lloj transporti: varkë, autobus, taksi dhe ecje.

“Në Serbi, një taksi mori 500 euro për një udhëtim të shkurtër,” tha ai duke shtuar se ka mjaftueshëm para për të shkuar në destinacionin e dëshiruar – Gjermani. Ai dhe refugjatë të tjerë kërkuan për lidhje interneti që të komunikonin me shtëpinë.

Pasi dërgojnë dhe marrin disa mesazhe zanore nga familja me ËhatsApp, duke thënë se ai është në Kroaci dhe është mirë, Alaa shpjegon planin e tij për t’u ribashkuar me familjen.

Syrian refugees showing their passports, going towards Germany.
Foto: Sven Milekic/BIRN

“Në një vit, do t’i dërgoj një ftesë dhe t’i sjell në Gjermani,” tha ai.

Një tjetër refugjat nga Siria tregon foto të familjes së tij në shtëpi dhe përsërit: “Faleminderit Kroaci”.

Jashtë qendrës së azilit, një djalë tetë vjeç nga Siria i buzëqesh kamerave teksa qëndron krah xhaxhait 18-vjeçar, Abel.

“Ne po shkojmë në Gjermani”, tha Abel.

Shumica e refugjatëve në qendër kishin pasaporta siriane dhe dokumente identifikimi, disa prej tyre, nga qyteti Idlib në veriperëndim të Sirisë, ia treguan atë refugjatëve.

Një sirian i ri shpjegoi se ai ishte një kik-bokser profesionist dhe shprehu dëshirën për ta vazhduar karrierën në Europë.

Një grup i irakianëve ndërkohë tregonin video të udhëtimit të tyre përgjatë Mesdheut në një varkë të vogël, të kapur me smartfon.

Pasi kaloi ca kohë, të gjithë refugjatët filluan të largoheshin nga qendrat dhe të vazhdonin drejt rrugës kryesore të qendrës së qytetit, me shpresën për të gjetur trena dhe autobusë që do t’i transportonin në Slloveni dhe një hap më afër Gjermanisë.

Etiketa: BIRNEurogazetarGjermaniGreqiKroaciKroaciaKufiMaqedoniMjekmjekëpaqeParapasaportaSerbiSiguriaSiriasirianSllovenistudentTurqiUshtriavideovrasjeZagreb
Tjetri
Kush është Katica Janeva, prokurorja e re speciale e Maqedonisë?

Kush është Katica Janeva, prokurorja e re speciale e Maqedonisë?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.