AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Minat tokësore në Kroaci përbëjnë rrezik për refugjatët

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatet duke kaluar fushat me miser gjate rruges se tyre drejt BE-se. Foto: Gregoire Huet.

Një numër i madh refugjatësh kanë kaluar kufirin Kroaci-Serbi, duke ndërmarrë rrugë të paligjshme përmes një territori të rrezikshëm të mbushur me mina tokësore të mbetura aty nga lufta e viteve 1990.

Refugjatet duke kaluar fushat me miser gjate rruges se tyre drejt BE-se. Foto: Gregoire Huet.
Refugjatet duke kaluar fushat me miser gjate rruges se tyre drejt BE-se. Foto: Gregoire Huet.

Me mijëra refugjatë kanë gjetur një rrugë të re drejt BE-së përmes Kroacisë pasi Hungaria mbylli kufijtë e saj javën e kaluar, por shumica e tyre nuk janë në dijeni të një tjetër kërcënimi për ëndrrën e tyre për të arritur Evropën Perëndimore – mina tokësore të mbetura nga lufta në Kroaci në vitet 1991-1995.

Rreth gjashtë kilometra të tokë përgjatë kufirit është ende e mbushur me mina, me zona rreziku që mbulojnë rreth 300,000 metra katrore të territorit kroat.

Zonat e rrezikshme janë shënuar me tabela paralajmëruese për vite me radhë , por ekspertë nga të dy vendet kanë filluar tashmë të zëvendësojnë tabelat e vjetra duke vendosur shënues të tjerë për të parandaluar aksidentet e mundshme.

Serbia ka pastruar të gjitha fushat e minuara në anën e saj të kufirit, por Kroacia ende po heq mina të pashpërthyera nga territori i saj. Çminuesit kroatë pritet të mbarojnë punë në nëntor.

BIRN vizitoi një nga vendet që mbetet ende për t’u pastruar dhe ndodhet përgjatë rrugës që lidh fshatrat serbë të Morovicës dhe Jamenas, disa kilometra larg kufirit Batrovci me Kroacinë.

Rruga e ngushtë, e rrethuar nga pyje, vazhdon përgjatë vijës kufitare – në anën e majtë është Serbia dhe në të djathtën Kroacia.

Rruga, e cila ka një tabelë paralajmëruese çdo 50 metra në anën e saj të djathtë, të çon në Kroaci. Megjithatë, aty nuk ka pikë zyrtare kontrolli kufitar, vetëm barrikada që presupozohet të mos i lejojnë njerëzit të kalojnë.

Mario Barjaktaric nga Qendra Kroate per Veprim Kunder Minave shpjegon situaten ne kufi. Foto: Gregoire Huet.
Mario Barjaktaric nga Qendra Kroate per Veprim Kunder Minave shpjegon situaten ne kufi. Foto: Gregoire Huet.

BIRN-it iu tha se rreth 35 refugjatë përdorën pikën kufitare mëngjesin e datës 23 shtator. Por nëse do të mbërrijnë apo jo të tjerë, çminuesit thanë se ata duhet të vendosin më shymë tabela paralajmëruese për të ndihmuar që asnjë të mos lëndohet apo vritet nga minat e pashpërthyera.

“Ne po bëjmë përpjekje të përbashkëta që njerëzit që sillen në këtë zonë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme të informohen në kohë,” tha për BIRN Mario Barjaktaric nga Qendra Kroate për Veprim Kundër Minave.

Barjaktaric tha se gjatë ditëve të fundit të gjitha fushat me mina janë shënuar dhe më shumë se 130 tabela janë vendosur për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun.

Një udhëtim i rrezikshëm

Dhjetëra mijëra refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme të shkatërruar nga lufta, kryesisht Siria, kanë kaluar përmes Serbisë gjatë vitit të kaluar. Por Serbia është vetëm një pikë tranzite në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.

Refugjatët po udhëtonin drejt veriut të Hungarisë deri disa ditë më parë kur Budapesti mbylli kufiri. Që atëherë, ata kanë filluar të marrin një rrugë alternative nëpërmjet Kroacisë, e cila ka parë një fluks të madh gjatë ditëve të fundit.

Si rezultat, Zagrebi mbylli disa kalime kufitare, por disa refugjatë kanë mundur ende të hyjnë në Kroaci nëpërmjet rrugëve ligjore ndërsa të tjerë kanë kërkuar rrugë ilegale për të hyrë në vend.

Nje nga tabelat paralajmeruese ne rrugen Morovic-Jamena. Foto: Gregoire Huet
Nje nga tabelat paralajmeruese ne rrugen Morovic-Jamena. Foto: Gregoire Huet

Disa kilometra nga zona e kontaminuar, në fshatin Berkasovo në komunën serbe të Sidit, mbërritën një sërë autobusësh me refugjatë që po i drejtoheshin kufirit kroat.

Nga ky fshat i vogël, ata vazhdojnë drejt BE-së. Sapo zbresin nga autobusët, ata i drejtohen kufirit, disa prej tyre madje kalojnë përmes fushave me misër.

Qendra Serbe për Veprim kundër Minave përgatiti me mijëra fletushka që paralajmërojnë për rrezikun nga minat, të cilat ua kanë dhënë vullnetarëve që t’ua japin regugjatëve në pikat kufitare me Serbinë.

Fletushkat janë shkruar kryesisht në gjuhën arabe dhe serbe, por disa janë gjithashtu në shqipe sepse ato po shpërndahen na Serbinë jugore, ku ka ende mina të pashpërthyera të mbetura nga konflikti me kryengritësit shqiptarë në vitin 2001 dhe municione thërmuese nga bombardimet e NATO-s në vend në vitin 1999.

“Ne po e bëjmë këtë sepse duam që njerëzit të dinë se mund të shohin tabela paralajmëruese për mina përgjatë rrugës dhe ata duhet ta dinë se për çfarë janë këto tabela,” tha Sladjana Kosutic nga Qendra për Veprim Kundër Minave.

Megjithatë pak refugjatë duken të interesuar të ndalojnë në qendrën e ndihmës humanitare në Berkasovo, ku po shpërndahen fletushkat, para se të nxitojnë drejt Kroacisë.

Megjithatë, Kosutic tha se rreziqet përgjatë kufirit me Kroacinë janë nën kontroll dhe i vetmi rrezik ndodhet përgjatë rrugëve të vogla që përdoren rrallë. Problemi më i madh, u shpreh ajo, është në Serbinë jugore.

“Ka kodra dhe i gjithë territori është malor. Përveç kësaj, mund të ketë më shumë mina nga sa jemi në dijeni ne,” tha ajo.

Etiketa: AksidentetBEBIRNKontrolliKroaciKroaciaKufiLuftaminaNATOParaPYJerrezikSerbiSerbiaSHshtatorSiriavullnetarë
Tjetri
Serbia dhe Kroacia i qëndrojnë bllokadës

Serbia dhe Kroacia i qëndrojnë bllokadës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.