AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania i trembet largimit të ‘trurit’ teksa studentët arsimohen jashtë

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese.

Dhjetëra mijëra studentë rumunë po largohen nga vendi për t’u arsimuar jashtë dhe nuk kanë plan për t’u kthyer në shtëpi, megjithëse një numër gjithnjë e më i madh të huajsh po studion në Rumani.

Studentët në Rumani.
Studentët në Rumani.

Rreth 5,000 studentë rumunë shkojnë jashtë shtetit çdo vit, kryesisht në Europën Perëndimore, të joshur nga standardet më të mira të edukimit, si dhe me shpresën e punëve dhe rrogave më të mira pas përfundimit të studimeve, sipas vlerësimeve.

Një studim nga Liga e Studentëve Rumunë që Studiojnë Jashtë Shtetit, LSRS, thotë se destinacionet kryesore janë Britania, Franca, Gjermania, Danimarka dhe Holanda.

Numri i rumunëve që po shkojnë jashtë shtetit është rritur në vitet e fundit, kryesisht që kur Rumania iu bashkua BE-së.

Rreth 22,000 deri në 50,000 studentë rumunë po studiojnë aktualisht jashtë shtetit. Numrat e tyre variojnë sipas vlerësimeve të ndryshme pasi nuk ka një organizatë që e studion këtë grup.

“Kam zgjedhur të studioj Shkencë Kompjuteri në Imperial College në Londën kryesisht prej kurrikulës më të mirë, që është më tepër e përqendruar në praktikë sesa ajo në Rumani,” thotë Mihai Bardu, i moshës 20 vjeç.

Ai mund t’i përballojë studimet në Angli pasi ka përfituar një Kredi Shkollore Britanike, me vlerë 9000 paundë në vit.

“Ndryshe jeta në Londër nuk është  elirë. Më duhet të paguaj 600 paundë në muaj për kostot e jetesës, si qiraja, ushqimi dhe transporti,” thotë Barbu.

Për nxënësit e familjeve të kamura, studimi jashtë shtetit është po ashtu një zgjedhje shumë e përhapur.

Të diplomuarit e shohin një diplomë universiteti si një recetë kundër papunësisë. Ata gjithashtu shpresojnë që për një pagë mujore të paktën 1500 euro kur të kthehen në Rumani.

Kjo rezulton e vështirë për shumë persona, gjë që është arsyeja përse shumë prej tyre nuk kthehen.

Frika nga migrimi i trurit në Rumani ka ekzistuar për vite, sidomos në lidhje me studentët që po studiojnë jashtë dhe po qëndrojnë atje.

Ekspertët thotë se problemi është teprica e të diplomuarve në profesione të caktuara. Rumania nuk ka nevojë për shumë studentë të diplomuar në mësimdhënie, drejtësi, ekonomi apo menaxhim, ndërsa ka mungesë të punonjësve të tjerë.

Pavarësisht shumë reformave në vitet e fundit, sistemi arsimor i Rumanisë gjithashtu nuk po performon siç duhet. Por është interesante sepse një tjetër fenomen po shfaqet.

Një numër gjithnjë e më i madh studentësh të huaj, veçanërisht nga Izraeli, Franca dhe Greqia po studiojnë në Rumani, të joshur nga kostot e ulëta të jetës dhe shkollimit.

Shumica e 12,000 studentëve të huaj që studiojnë në Rumani aktualisht janë në degën e mjekësisë.

Etiketa: AngliBEDanimarkaekonomiEuroFrancaGjermaniaGreqiaIzraelikrediLondërMjekmjekëpaktPunëRumaniRumaniaSHsistemi arsimorstudentUniversitetizgjedhje
Tjetri
Bizneset detyrohen të paguajnë edhe skanimin që nuk ekziston

Bizneset detyrohen të paguajnë edhe skanimin që nuk ekziston

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.