AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia do të publikojë dosjet e spiunëve jugosllavë

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Brenda arkivave te shtetit ne Kroaci. Foto: Facebook

Agjencia kroate e sigurisë i ka dhënë dokumente nga shërbimet sekrete jugosllave arkivave të shtetit që t’i japë publikut akses të pjesshëm në dosje të klasifikuara për herë të parë.

Brenda arkivave te shtetit ne Kroaci. Foto: Facebook
Brenda arkivave te shtetit ne Kroaci. Foto: Facebook

Agjencia kroate e sigurisë dhe inteligjencës, SOA, tha të shtunën se ka dhënë dokumente sekrete të shërbimit, të krijuara në mes viteve 1937 dhe 1990 te arkivat e shtetit, të cilat do të lejojnë që të shihen nga publiku kroat për herë të parë, nën disa kufizime.

Dokumentet vijnë nga shërbimi sekret jugosllav, UDB, si dhe shërbimet sekrete të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe të regjimit fashist të Luftës së Dytë Botërore, quajtur shteti i pavarur i Kroacisë, NDH.

SOA tha se dorëzimi ishte pjesë e përpjekjeve për të sjellë më afër punën e shërbimit me publikun kroat.

Agjencia gjithashtu tha se dëshiron të “ndjekë praktikën e shërbimeve në shtetet me traditë të gjatë demokratike”, ku dokumentet deklasifikohen kur nuk ka nevojë që të mbahen më sekret.

Megjithatë, disa të dhëna do të mbeten konfidenciale dhe disa identitete të mbrojtura.

“Ky dokumentacion mund të jetë interesant. Për shembull, dikush mund të gjeni se kush ka qenë një informator për policinë … [ por ] jo çdo dokument do të ndryshojë njohuritë ekzistuese,” tha për BIRN Tvrtko Jakovina , një historian në Universitetin e Zagrebit.

Jakovina tha se para se t’i jepet akses publikut, dokumentet së pari duhet të përzgjidhen nga arkivistët. “Por, pasi të bëhet kjo, sipas mendimit tim, ato do të jenë të hapur për të gjithë – për studiuesit, gazetarët, për publikun e gjerë”, tha Jakovin.

Christian Axboe Nielsen, një profesor në Universitetin Arhus në Danimarkë, i cili ka hulumtuar shërbimin sekret dhe policinë jugosllave, tha se masa ishte një hap në drejtimin e duhur, por paralajmëroi se arkivistët mund të duan disa kohë për të përpunuar të gjithë materialin.

“Një përpunim i tillë mund të bëhet justifikim që të duhen shumë vite derisa kërkuesit të fitojnë akses,” tha për BIRN Axboe Nielsen.

“Një problem tjetër është legjislacioni plotësisht i paqartë në Kroaci, në lidhje me përdorimin e një materiali të tillë. Prandaj, ekzistojnë rregulla për mbrojtjen e të dhënave personale që janë aq shtypse dhe ‘ngurta’ … të cilat janë një pengesë për sa i përket qasjes në dokumente”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se shteti mund t’i kërkojë hulumtuesve të nënshkruajnë marrëveshje konfidenciale që të parandalojnë zbulimin e të dhënave të caktuara në publikimet e tyre.

Sllovenia gjithashtu hodhi online dokumente nga shërbimi sekret jugosllav vitin e shkuar.

Etiketa: BIRNdosjeFacebookgazetarKroaciKroaciakufizimemarrëveshjeMasaParaPunësekretSHSpiunë
Tjetri
Ballkanit i duhen ende kujdestarët

Ballkanit i duhen ende kujdestarët

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.