AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Ballkanit i duhen ende kujdestarët

Damir PilicngaDamir Pilic
11 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hungarian soldiers go in a PTS amphibious transport vehicle near the border crossing between Hungary and Croatia at Beremend, 237 kms south of Budapest, Hungary, Monday, Sept. 28, 2015. (Tamas Soki/MTI via AP)

Mosmarrëveshja e kufirit mes Kroacisë dhe Serbisë u zgjidh vetëm pas ndërhyrjes së Brukselit, duke treguar se sa të brishta janë marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje.

Lufta dy-ditore tregtare dhe mediatike mbi refugjatët të cilën e dëshmuam javën e shkuar mes Kroacisë dhe Serbisë, tregon se sa pak duhet që gjërat të përkeqësohen me shpejtësi në Ballkan.

Çështja e refugjatëve ka nxitur tensione nacionaliste në Europë, por lufta në Ballkan që ndodhi vetëm 20 vjet më parë i bën tensione të tilla edhe më të rrezikshme se kudo tjetër.

Fillimisht, nuk u duk shumë serioze, madje argëtuse, si një lloj “kabareti” politik në Ballkan. I pyetur për koment mbi refuzimin serb rreth trajtimit të refugjatëve nga Kroacia, kryeministri kroat Zoran Milanoviç tha: “Shqiponja nuk po i flet mizave. Ne [Kroacia] jemi një shqiponjë”.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, u përgjigj me një deklaratë nga filmi legjendar jugosllav Balkan Spy, ku ndodhet shprehja: “Shqiponja ra. Shqiponja ra”.

Pastaj papritur djalli hyri në lojë. Përballë një fluksi të përditshëm refugjatësh në kufirin jugor dhe e bindur se Serbia ka një marrëveshje me Hungarinë për të dërguar me kast refugjatë në Kroaci, Zagrebi mbylli pikën e kalimit Bajakovo për të gjithë kamionët nga Serbia fundjavën e shkuar. Lëvizja u projektua për të ushtruar presion mbi Serbinë që të drejtojë disa refugjatë nga Hungaria.

Kjo zemëroi Serbinë dhe Beogradi u kundërpërgjigj të mërkurën duke mbyllur kufijtë për të gjitha mallrat kroate. Kroacia u përgjigj menjëherë duke mbyllur kufijtë e saj për të gjithë trafikun e pasagjerëve nga Serbia. Asnjë qytetar serb nuk mundi të hyjë në Kroaci, as ndonjë automjetet që mbanin targa serbe.

Në këtë pikë, gjërat pushuan së qëni argëtuese dhe jo vetëm sepse bllokada në kufi kushton 1 milion euro çdo ditë, sipas analistëve ekonomikë.

Jehonat e luftës në Ballkan

Sanksionet tregtare midis dy vendeve, që ishin në luftë gjatë viteve nëntëdhjetë sollën kujtime të ngjarjeve që i paraprinë konflikti. Atëherë, kriza filloi me bllokadat ekonomike dhe tregtare midis atyre që ishin atëherë republikat jugosllave, tani shtete të pavarura.

Papritmas, aroma e barutit zuri vend. Në të dyja anët, politikanë të njohur hodhën deklarata të forta, pothuajse luftarake.

Gjatë një samiti të Bashkimit Europian, Milanoviçi i Kroacisë e përshkroi sjelljen e Serbisë si “jo normale”, ndërsa ministri serb i drejtësisë Nikolla Selakoviç deklaroi se “Kroacia sulmoi brutalisht Serbinë”. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se “në të kaluarën filloi lufta” mbi këto lloj çështjesh, para se të shtonte: “Nëse Kroacia dëshiron konflikt, nuk ka asnjë problem “.

Në një notë ‘diplomatike’  jashtëzakonisht të ashpër, Serbia i përshkroi masat kroate si diskriminuese dhe i krahasoi ato me veprimet e Shtetit të Pavarur Kroat të epokës së Luftës së Dytë Botërore, drejtuar prej Ustashëve i cili zbatoi ligje që diskriminuan serbët, hebrenjtë dhe komunitetet rome.

Për një çast, u duk sikur lufta kishte ndodhur veç dje dhe se të dyja palët në konflikt ishin gati të vazhdonin aty ku e lanë 20 vjet më parë. Sikur përpjekjet për të penguar pasionet dhe për të normalizuar marrëdhëniet gjatë dy dekadave kishin rënë në një ‘vrimë të zezë’ Ballkani.

“Fjalë të tilla ndikojnë në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës,” paralajmëroi lideri politik i serbëve të Kroacisë, Milorad Pupovaç.

“Mua më duket se ky është kthim në periudhën para vitit 1996. Nëse bllokada vazhdon dhe përhapet, do të vijë një rinovim i marrëdhënieve të këqija dhe një shkatërrimin e asaj që është ndërtuar në 20 vitet e fundit.”

Nëse situata nuk do të ishte kaq serioze, qytetarët e të dy vendeve do të ishin duke qeshur mbi faktin që të dy kryeministrat dhanë, në të njëjtin moment, deklarata pothuajse identike për publikun.

Milanoviç i Kroacisë tha se ai “nuk mund të lejojë që Serbia të na bëjë budallenj “, ndërsa homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai “nuk mund të lejojë që Serbia të shkelet dhe poshtërohet”. Kjo konfirmoi rregullin e vjetër sipas të cilit të gjithë në Ballkan mendojnë që duhet të ruhen nga fqinjët e tyre.

Kriza “e përkeqësuar” nga media

Ashtu si në fillim të viteve 1990 pak para se të niste lufta, mediat e përkeqësuan situatën, sidomos gazetat serbe. Ndërsa mediat e moderuara serbe analizuan dëmin ekonomik dhe transmetuan deklaratat e dhëna nga liderët kroatë dhe serbë, titujt tabloidëve të Beogradit kërkuan të fyejnë Kroacinë dhe kryeministrin e saj.

Tituj si “Gangsterët Ustasa”, “I çmenduri i çon kroatët në luftë”, “Ustasa sulmon serbët”, ishin të zakonshëm. Gazeta Kurir madje iu referua Milanoviç si “një idot” në lajmin kryesor.

Andrija Jarak, një gazetar për Nova TV kroate, që ka bazën në Beograd tha se nuk kishte përjetuar ndonjëherë “një shkarkim kaq të madh urrejtje dhe zemërimi”. Në Kroaci, media thuajse e raportoi të gjithë historinë në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kroaci, dhe u përqendrua mbi përpjekjet e Milanoviç për të fituar votuesit e krahut të djathtë.

Një nga pasojat paradoksale të fushatës zgjedhore në Kroaci ishte fakti se partia nacionaliste Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, nuk guxoi të sulmojë Serbinë në këto rrethana, nga frika se do të nënkuptonte se mbështeste Milanoviçin, i cili është nga Partia Social Demokrate në qeveri.

Megjithëse fushata elektorale ndikoi në sjelljen e Milanoviç, gjithashtu përgjithësisht ndihmoi, sepse i shtriu dorën krahut të djathtë nacionalist kroat.

Është e pashmangshme që disa ndjesi të lidhura me Ustasët ende ekzistojnë në skenën politike kroate, por Milanoviç për vite ka qenë një pengesë e madhe politike për tendenca të tilla.

Në këtë kuptim, gazetat e Beogradit që deklaruan se Milanoviç është një Ustasa ngritën pikëpyetje në Kroaci, veçanërisht kur Informer publikoi në faqen e parë një fotomontazh duke e prezantuar Milanoviçin si Ante Paveliç, lider i NDH, që do të ishte e barazvlefshme me prezantimin e Angela Merkel si Karl Marksi.

Megjithatë, një keqkrahasim i tillë tregon se sa të brishta janë marrëdhëniet fqinje mes Serbisë dhe Kroacisë.

Është mirë që, për një çast, të gjithë pushuan së foluri negativisht dhe nacionalikisht rreth vetë refugjatëve, por është keq që ndjesia nacionaliste papritur përshkallëzoi mes kroatëve dhe serbëve.

Konflikti rezultoi të ishte hiçgjë, por vetëm sepse Brukseli ndërhyri shpejt. Ngjan sikur ballkanasit do të kenë nevojë për kujdestarë për një kohë të gjatë.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBallkaniBashkimit EuropianBeogradBrukselidemokrateEurofushatagazetagazetarGazetathaskonfliktKrizaKroaciKroaciaKufiLuftaMarksimarrëveshjeMediaMerkelParaPartiaPartia Social DemokrateSamitiSerbiaSHShkarkimShqiponjasocial demokratetargatensionevotuesit
Tjetri
Banka Botërore: Emigrimi nga Ballkani shqetësues, qeveritë të marrin masa

Banka Botërore: Emigrimi nga Ballkani shqetësues, qeveritë të marrin masa

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.