AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Banka Botërore: Emigrimi nga Ballkani shqetësues, qeveritë të marrin masa

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Rreth 25 për qind e popullsisë në vendet e Europës juglindore është larguar sakaq gjatë dy dekadave të fundit. Tani është koha që qeveritë të përpiqen të ndalojnë pasojat negative që ka emigrimi masiv mbi kapitalin njerëzor, thotë Banka Botërore në një raport.

BallkaniRaporti i fundit mbi rritjen ekonomike që hartohet nga Banka Botërore mbi gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i publikuar të hënën (28 shtator) vuri në dukje se rritja ekonomike po rigjallërohet me hapa modestë ndërkohë që theksoi se rajoni po humbet pjesën më vitale të popullsisë së vet si pasojë e emigrimit masiv. Raporti i bën thirrje qeverive të këtyre vendeve të fillojnë të punojnë të parandalojnë emigrimin e mëtejshëm përmes politikave që sjellin ekonomi gjithëpërfshirëse dhe që krijojnë vende të reja pune, si ilaçe kundër plakjes së popullsisë dhe rënies së numrit të banorëve.

“Të gjashtë vendet e Europës Juglindore janë mes rajoneve që prodhojnë më shumë emigrantë në botë,” thuhet në raport. Aktualisht një e katërta e popullsisë së rajonit jeton jashtë vendit të vet. “Përgjatë dy dekadave të fundit, pjese a popullsisë emigrante si përqindje e popullsisë totale të këtyre vendeve është rritur nga 13 për qind më 1990 në 25 për qind më 2013. Që nga fillimi i viteve 1990, fluksi i vazhdueshëm i emigrimit ka hequr nga rajoni 4.9 milionë njerëz,” vëren raporti.

Por ndryshe nga fillimi i viteve 1990, kur refugjatët iknin nga vendet e rrënuara nga lufta në ish-Jugosllavi, në dekadën e fundit kanë dominuar emigrantët që largohen për arsye ekonomike.

“Rritja e ngadaltë ekonomike që nga kriza e vitit 2008, papunësia shumë e lartë e vazhdueshme, të ardhurat sa vetëm një e treta e mesatares së BE-së si dhe dobësitë përballë tronditjeve të jastme dhe katastrofave natyrore kanë penguar gjenerimin e të ardhurave në rajon. Për rrjedhojë, njerëzit vijojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike. Shumica e emigrantëve janë të rinj, nga forca aktive e punës dhe në përgjithësi me nivel arsimor më të lartë se sa i njëjti grup moshe në vendet nisëse,” shton raporti.

Raporti i Zhvillimeve Ekonomike të Bankës Botërore mbulon Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Raporti publikohet dy herë në vit.

Të gjitha vendet e rajonit kanë përjetuar një valë të re emigrimi drejt Europës Perëndimore përgjatë vitit të fundit, por numri i emigrantëve ka qenë jashtëzakonisht i lartë në Shqipëri dhe Kosovë.

Numri i azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani nga rajoni ynë u trefishua këtë vit në 78 mijë vetë përgjatë gjashtë muajve nga janari në qershor 2015 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga Shqipëria, deri në gusht të këtij viti në Gjermani u regjistruan 38,245 azilkërkues ndërsa nga Kosova u regjistruan 33.824 vetë. Përveç këtyre, azil kërkuan edhe 20,864 serbë, 10,244 maqedonas etj.

“Kjo tregon se vendet e rajonit duhet të ndërmarrin politika për të ndaluar ndikimin negativ të transformimit demografik që po ndodh në vendet e tyre, veçanërisht plakjen e popullsisë dhe zvogëlimin e shoqërive,” thuhet në raport.

“Duke krijuar incentiva për pjesëmarrje më të madhe në forcën e punës, investimin në kapitalin njerëzor, ndalimin dhe përmbysjen e tendencës së emigrimit të lartë dhe krijimi i mundësive për gjenerim të ardhurash në shtëpi do të ndihmojë në inkurajimin e të rinjve të qëndrojnë në atdhe ose të rikthehen nga emigrimi,’ deklaroi Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botërore për rajonin, “duke trajtuar në këtë mënyrë jo vetëm sfidën e plakjes së popullsisë por edhe duke rritur cilësinë dhe sasinë e kapitalit njerëzor në Ballkan,” shton ajo.

Etiketa: azilazilkërkuesBallkanBallkaniBanorëBEekonomiEmigranteEmigrimiGjermaniish-JugosllaviJugosllaviKosovaKosovëKrizaLuftaMasaPunërajonrajoniraportRaportiRritja ekonomikeshqipShqipëriShqipëriashtator
Tjetri
Një fund i përkohshëm për koncesionin e parkingjeve në Tiranë

Opozita propozon projektligj për hetimin e skandalit DIA dhe marrëveshjes së riblerjes së OSHEE

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.