AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Jeta seksuale e ministrave maqedonas mund të jetë përgjuar

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Foto: BETA/AP

Teksa Maqedonia përgatitet për atë që pritet të jetë një fushatë zgjedhore negative, opozita pretendon se ka përgjime të aferave seksualeve të zyrtarëve të lartë.

Zv.presidentja e Social Demokratëve, Radmila Shekerinska
Zv.presidentja e Social Demokratëve, Radmila Shekerinska

Opozita maqedonase tha se kishte përgjime audio që zbulonin jetën seksuale të një ministri, por nuk do t’i publikojë për ta luajtur me ndershmëri.

Zv.presidentja e Social Demokratëve, Radmila Shekerinska tha se partia e saj ka marrë shumë detaje rreth jetës private të një ministri dhe zyrtarëve të partisë në qeveri, të mbledhura nga përgjimi ilegal.

“Sigurisht që ka shumë biseda private që do të ishin interesante për publikun maqedonas dhe të dhimbshme për qeverinë… Nëse do të donim të abuzonim me këtë, do ta kishim bërë tashmë,” tha Shekerinska për 24 Vesti.

Ajo shtoi se ata i përmbahen parimit të publikimit vetëm të bisedave në interes të publikut.

Vendimi për të diskutuar rreth përgjimeve të jetës seksuale të zyrtarëve është vetëm një sinjal i asaj që pritet të jetë një fushatë e pisët për zgjedhjet e hershme të prillit të ardhshëm.

Analisti politik dhe ish deputeti Mersel Biljali tha se deklarata e Shekerinskës ishte një përpjekje për të kërcënuar kundërshtarët politikë.

“Ne të gjithë e dimë se bisedat e përgjuara kishin edhe përmbajtje të këtij lloji, por çfarë do që të përmbajnë përgjimet, duhet të bëjmë dallimit mes interesit publik dhe privatësisë së dikujt,” tha Biljali.

Profesoresha e shkencës së komunikimit Vesna Shopar tha se “Duke gjykuar nga ajo që kemi parë, fushata do të bëhet e pisët dhe plot energji negative drejt kundërshtarëve politikë, veçanërisht tani që loja është ndezur”.

Zgjedhjet në prill ishin një marrëveshje e bisedimeve mes qeverisë dhe opozitës të ndërmjetësuara nga BE-ja për të zgjidhur krizën politike.

Kriza rrotullohet rreth akuzave të opozitës për përgjim masiv të kryeministrit Nikola Gruevski, akuza që e kanë tronditur qeverinë e tij.

Përgjimet e publikuara në shkurt nga opozita hedhin dritë mbi shkeljet e zyrtarëve të lartë, përfshirë Gruevskin, i cili akuzohet për ndarje të miliona eurove dhe zaptim të një toke për ndërtim.

Ai i ka cilësuar akuzat si konspiracion i shërbimeve të huaja sekrete për ta rrëzuar nga pushteti.

Nga ana tjetër, lideri i Social Demokratëve Zoran Zaev e ka karrierën në rrezik, po ashtu edhe lirinë, pasi është akuzuar nga autoritetet në tre çështje të ndryshme për rryshfet, kërcënim të zyrtarëve të shtetit dhe zbulim të sekretit shtetëror. Ai i ka cilësuar akuzat si presion politik.

Etiketa: AkuzaBEfushataGruevskiKrizaMaqedoniamarrëveshjendarjeNikola GruevskiOpozitaPartiaPiSrrezikrryshfetSHVendimiZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Pajtimi në Ballkan, një proces i brishtë

Pajtimi në Ballkan, një proces i brishtë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.