AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pajtimi në Ballkan, një proces i brishtë

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aleksandër Popov në konferencën në Beograd. Foto: BETA.

Duke shënuar 20-vjetorin e marrëveshjeve të Dejtonit që i dhanë fund luftës së Bosnjës, një konferencë arriti në përfundimin se marrëdhëniet në rajon janë ende të lehta për t’u ndezur.

Aleksandër Popov në konferencën në Beograd. Foto: BETA.
Aleksandër Popov në konferencën në Beograd. Foto: BETA.

Duke shënuar 20-vjetorin e Marrëveshjes Dejton të Paqes, që i dha fund luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë, një konferencë mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor ka paralajmëruar se disa çështje mbeten ende për t’u zgjidhur.

Aleksandër Popov, një anëtar serb i Iniciativës rajonale Igman, tha se disa evente përkujtimore në vitin 2015 “kanë treguar se çfarë që kemi dështuar të bëjmë në 20 vitet e fundit”.

“Në vend ta bënim rajonin një vend të denjë për të jetuar, marrëdhëniet në rajon, sidomos mes Beogradit dhe Zagrebit, janë në nivelin më të ulët që nga nënshkrimi i Dejtonit,” tha Popov të martën në konferencën e mbajtur në Beograd.

Marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë janë përkeqësuar ndjeshëm për çështjen e refugjatëve, mbi të cilën dy vendet kanë shkëmbyer akuza dhe kanë filluar një luftë tregtare.

Marrëdhëniet në rajon gjithashtu u tronditën nga eventet e fundit përkujtimore.  Festimi i Kroacisë për 20-vjetorin e Operacionit Stuhia, që i dha fund një revoltë serbe në Kroaci, përfundoi me Beogradin dhe Zagrebin që shkëmbyen nota proteste, duke akuzuar njëri-tjetrin për gjuhë urrejtjeje dhe intolerancë etnike.

Në korrik, në eventet në Bosnjë ku u përkujtuan dy dekadat që nga gjenocidi i Srebrenicës,  kryeministri serb Aleksandër Vuçiç u sulmua me gurë dhe shishe me ujë dhe iu desh të largohej nga përkujtimin.

Vehid Sehiç, anëtar i Iniciativës rajonale Igman nga Bosnja, tha se një nga problemet më të mëdha me marrëveshjen e Dejtonit është se “ajo nuk ka një afat kohor që ne mund të shohim se çfarë është bërë dhe çfarë është zbatuar”.

Një problem tjetër në rajon, ai vërejti, është fakti se “kriminelët e luftës shihen ende si heronj kombëtarë”.

“Nuk ka vullnet për t’i quajtur gjërat ashtu siç janë dhe për t’u përballur me gjithçka që ka ndodhur në ish-Jugosllavi”, tha Sehiç.

Oskar Benedikt, zv.kryetar i delegacionit të BE në Serbi, tha se ka pasur progres në rajon në dy dekadat e fundit, por më tepër duhet të bëhet.

“Në muajt e fundit ka pasur ngjarje të fatkeqe, të tilla si përmbytjet në 2014 dhe kriza e refugjatëve, të cilat shkaktuan grindje midis Serbisë dhe Kroacisë”, tha Benedikt në konferencë.

Megjithatë, “është e rëndësishme të intensifikohet komunikimi dh të përqëndrohemi te e ardhmja,” tha ai.

Benedikti tha gjithashtu se Bosnja dhe Hercegovina kanë përparuar në dy dekadat e fundit  dhe se vendi është tani një kandidat potencial për t’u bashkuar BE-së.

“Sfidat e brendshme duhet të merren në mënyrë konstruktive, jo përçarëse”, këshilloi ai.

Hedvig Morvai, drejtore ekzekutive e Fondit Europian për Ballkanin, tha se një nga problemet kryesore është se njerëzit e thjeshtë nuk ndjejnë asnjë begati, si rezultat i bisedimeve të nivelit të lartë në mesin e zyrtarëve të tyre përkatës.

“Një mjet institucional i komunikimit në nivel politik është zhvilluar, por unë nuk shoh rezultate aktuale të këtyre bisedimeve intensive”, tha Morvai në konferencë.

Një tjetër problem, shtoi ajo, është se marrëdhëniet midis dy vendeve mund të degradojnë lehtësisht, si në rastin Beograd-Zagreb.

“Përballja me të shkuarën është një tjetër çështje që rajoni duhet ta përballojë,” shtoi Morvai.

Michael Uyehara, nënkryetari i Misionit të OSBE-së në Serbi, ka thënë se gjërat më të rëndësishme që duhet të përfundojnë në rajon janë çështja e refugjatëve dhe ndjekja penale e krimeve të luftës.

“Duhet drejtësi dhe pajtim në mënyrë që refugjatët dhe të zhvendosurit e brendshëm të kenë mundësinë të kthehen në shtëpi ose të pajisjet me një kompensim të drejtë, ” tha Uyehara.

Ai shtoi se me kalimin e viteve ndjekjet penale vendase të krimeve të luftës dhe bashkëpunimit rajonal janë përmirësuar, duke theksuar rëndësinë e gjykatave vendase tani që Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë do të mbyllet.

“Ndjekjet penale vendase mbeten vendimtare për dhënien e drejtësisë dhe për të treguar se vendet e tyre po i kalojnë politikat nacionaliste nga e shkuara e afërt,” tha Uyehara.

Iniciativa Igman është një organizatë ombrellë për rreth 140 OJQ nga rajoni. Ajo synon që të promovojë dhe lehtësojë dialogun mes shteteve të të ashtuquajturit Trikëndësh i Dejtonit dhe nxit normalizimin e marrëdhënieve mes fqinjve.

Etiketa: AkuzaBallkanBEBeogradBosnjaBosnja dhe HercegovinaGjykataheronjish-JugosllaviJugosllavikompensimKrizaKroacikryetarOSBEprogresprotesterajonrajoniSerbiSHZagreb
Tjetri
Rehabilitimi i ‘kasapit’ mbretëror vë në pikëpyetje progresin e politikës në Serbi

Rehabilitimi i ‘kasapit’ mbretëror vë në pikëpyetje progresin e politikës në Serbi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.