AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rehabilitimi i ‘kasapit’ mbretëror vë në pikëpyetje progresin e politikës në Serbi

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Apis (djathtas me bashkëpunëtorët e grupit Dora e Zezë. Foto: Wikimedia Commons.

Rivarrosja e eshtrave të një udhëheqësi brutal të grushtit të shtetit në Serbi në vitin 1903 tregon se mentaliteti i pushtetit dhe politikës serbe nuk ka ndryshuar fare gjatë 100 viteve të fundit, argumenton historiani Milivoj Beslin.

Apis (djathtas me bashkëpunëtorët e grupit Dora e Zezë. Foto: Wikimedia Commons.
Apis (djathtas me bashkëpunëtorët e grupit Dora e Zezë. Foto: Wikimedia Commons.

Njoftimet se eshtrat e kolonelit Dragutin Dimitrijevic “Apis” do të kthehen nga varrezat serbe të luftës në Greqi dhe do të rivarrosen në Parkun Kalemegdan kanë ndezur një protestë në mesin e kritikëve të tij të shumtë.

Kjo tregon se njeriu i cili organizoi grusht shteti në Serbi në vitin 1903 dhe vrasjen e mbretit të atëhershëm të Serbisë dhe të mbretëreshës, mbetet një personazh polemik.

Iniciativa e Ministrisë Serbe të Punës dhe Çështjeve Sociale vjen nga lidhjet e veteranëve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, që pretendojnë se ai ishte një hero i vërtetë serb.

Megjithatë, historiani Novi Sad Milivoj Beslin argumenton se ka arsye shumë të mira pse Beogradi dhe Serbia nuk duhet të jenë vendi i tij i fundit pushimit.

“Së pari, ai ishte një lider konspiracioni quajtur Majski prevrat [grushti i shtetit të majit 1903], kur Mbreti Aleksandër Obrenoviç dhe Mbretëresha Draga u vranë,” tha Besin për BIRN.

“Ata u masakruan dhe u hodhën nga një dritare e pallatit në kopsht ku qëndruan për një ditë të tërë,” shtoi ai.

Vrasja e çiftit mbretëror u pasua nga një seri vrasjesh të mbështetësve të regjimit të rrëzuar të Obrenoviç.

Siç kujton Beslin, një arsye për vrasjen ishte martesa jo e pranuar nga populli e mbretit me Dragën, që ishte më e madhe se ai dhe një ish-zonjë fshati dikur e martuar.

Sipas Beslin, arroganca e vëllezërve dhe të afërmve të saj, disa prej të cilëve ishin oficerë të ushtrisë ashtu si vetë Apis, ishte pjesë e arsyes.

Mungesa e suksesit të mbretit në politikën e jashtme e kishte bërë edhe atë jopopullor, vuri në dukje Beslin.

“Ende, e gjithë Europa u neverit nga brutaliteti i vrasjeve dhe me ritualin e kasaphanëns së Obrenoviçëve,” argumentoi historiani.

Kjo nuk ishte e vetmja vrasje në të cilën morën pjesë Apis dhe grupi i tij misterioz paraushtarak, i ashtuquajturi Dora e Zezë.

Një dekadë pas vrasjeve mbretërore, organizata e tij mbështeti haptazi dhe përkrahu vrasjen e trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë, Arkidukës Franc Ferdinand, në Sarajevë, në vitin 1914, e cila më vonë shkaktoi Luftën e Parë Botërore.

Disa historianë pretendojnë se Apis i dha armën Gavrilo Princip, njeriu që tërhoqi këmbëzën ndaj Ferdinandit dhe gruas së tij.

Sipas Besin, këto ngjarje provojnë më tej se ai ishte i përfshirë në dhunën politike.

Një njeri që nxiti vrasje për arsye ideologjike nuk duhet të lavdërohet apo të rivarroset në një vend, të cilit iu vra kryeministri Zoran Gjingjiç në vitin 2003, tha ai.

“Ku është dallimi mes të grusht shteti të majit dhe 12 marsit? [kur u vra Gjingjiç] Ndoshta vetëm fakti se Gjingjiç u vra por nuk masakrua, ndërsa Obrenoviçët u masakruan pasi u vranë,” pohoi Beslin.

‘Nëse do të doja të isha ironik, do të thosha se nuk ka pasur një ndryshim të madh qytetërimi në historinë serbe në mbi 100 vitet e fundit”.

Mesazhi i dërguar nga nisma për të sjellë Apis përsëri në Serbi është shqetësuese, pretendon Beslin, duke vërejtur mbështetjen e dhunës, krimit politik, poshtërimin e institucioneve, mohimin e shtetit të së drejtës dhe një programi shtetëror ekspansionist.

Rehabilitimi komunist

Apis mbetet nje nga personazhet me polemik ne historine e Serbise. Foto: Wikimedia Commons.
Apis mbetet nje nga personazhet me polemik ne historine e Serbise. Foto: Wikimedia Commons.

Polemika më e madhe në jetën e ish-oficerit qëndron në faktin se Apis ishte lideri i Crna Ruka, Dorës së Zezë, një organizate paraushtarake që mbështeste një Serbi të Madhe dhe që u zotua të luftojë për “unitet ose vdekje”, vërejti Beslin.

Organizata sekrete u krijua në maj të vitit 1911. “Ideja e çlirimit dhe bashkimit kombëtar ishte parimi drejtues i elitave politike të shekullit 19. Por Apis e përfaqsoi atë ide në mënyrën më të pastër dhe më brutale,” tha ai.

Organizata e tij nuk zgjati shumë kohë. Në 1917 Dimitrijeviç u ekzekutua për komplotim të një përpjekje të dyshuar për vrasjeb e princit Aleksandër Karagjorgjeviç, i cili ishte mbreti i parë i shtetit të ri të Jugosllavisë.

Ish oficeri u rehabilitua në vitin 1953 nga regjimi komunist. Siç e sheh Beslin, pastrimi i emrit të tij ishte një formë e hakmarrjes së heshtur mbi dinastinë Karadjorjdeviç.

Por kthimi i Apis në Beogradi nuk është vetëm glorifikim i dhunës politike. Ai ka gjithashtu lidhje me nacionalizmin, që është provuar të jetë një forcë nxitëse keqdashës në Ballkan, tha historiani.

“Zhvarrimi i eshtrave shënoi fillimin e ndarjes së Jugosllavisë dhe hyrjen e ideologjisë nacionaliste në fund të viteve ’80,” theksoi Beslin, duke iu referuar eshtrave të princit serb mesjetar Lazar, që u krye në Serbi për 600 vjetorin e Fushëbetejës së Kosovës në 1389.

Çfarë planifikohet tani është një vazhdimësi e atyre ngjarjeve, përfundoi historiani.

Etiketa: ArmëBallkanBIRNDhunëEuropaGreqigrusht shtetiKosovënismaNovi SadPunëPunëtorPunëtorëregjimi komunistSerbiSerbiaSHvdekjeVrasjavrasje
Tjetri
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje të re për diplomat

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje të re për diplomat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.