AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ish-ministri Tafaj, në gjyq për licensimin e disa programeve të shkollës “Vitrina”

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i cili do të gjykohet për shpërdorim detyre. Foto:Malton Dibra, LSA

Prokuroria e Përgjithshme dërgon në Gjykatë të Lartë ish-ministrin e Arsimit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre me licensimin e kundërligjshëm të disa programeve mësimore të shkollës “Vitrina”.

Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i cili do të gjykohet për shpërdorim detyre. Foto:Malton Dibra, LSA
Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i cili do të gjykohet për shpërdorim detyre. Foto:Malton Dibra, LSA

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj do të gjykohet në Gjykatën e Lartë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi akuzohet se lejoi në mënyrë të kundërligjshme hapjen e programeve mësimore në shkollën e lartë private “Vitrina”.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të enjten se ka përfunduar hetimet për ish-ministrin Tafaj, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për gjykimin e tij.

Albi Serani, këshilltar për median i Prokurorisë së Përgjithshme tha se “veprimet hetimore kanë arritur në përfundimin se i pandehuri ka vendosur hapjen e programeve mësimore, në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Akreditimit”.

“Për Prokurorinë e Përgjithshme, ky veprim i tij është kryer me dashje të drejtëpërdrejtë, pasi edhe pse ka patur një detyrim ligjor për ta respektuar, edhe pse vlerësimi i dhënë nga institucioni kompetent ishte i qartë (vlerësim negativ), ai ka vendosur hapjen e tyre në mënyre të kundraligjshme,” tha Serani në njoftimin për shtyp.

Hetimet për ish-ministrin Tafaj nisën më 22 prill 2015 nga Prokuroria e Përgjithshme, pas një kallëzimi të dorëzuar nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë së arsimit, Plarent Ndreca. Në një deklaratë për shtyp, Tafaj e quajti kallëzimin një sulm politik dhe tha se gjatë detyrës së tij kishte respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Por hetimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme kanë zbuluar se programet mësimore në shkollën private “Vitrina” nuk kanë qenë në përputhje me kriteret ligjore dhe aktet nënligjore për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria dyshon se përmes licensimit, Tafaj i ka mundësuar shkollës “Vitrina” të zgjeronte aktivitetin në fushën e arsimit, pa i plotësuar standardet e kërkuara.

Prokuroria shton në njoftimin për shtyp se ky vendim ka shkaktuar pasoja financiare për individët dhe për shtetin, duke i krijuar favore të pamerituara këtij institucioni arsimor.

Myqerem Tafaj ka qenë ministër i Arsimit dhe Shkencës në mandatin e dytë të Partisë Demokratike, përgjatë viteve 2009-2013. Shkolla e lartë private “Vitrina” është licensuar në vitin 2009 nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Arsimit.

Shkolla e lartë “Vitrina” u kthye në simbol të sistemit të rrënuar të arsimit të lartë në Shqipëri nga qeveria e majtë e Edi Ramës, e cila në 6 gusht 2014 vendosi t’i heqë licensën, bashkë me 17 institucione të tjera të arsimit të lartë.

 

Një version i mëparshëm i këtij artikulli thoshte gabimisht në titull dhe nëntitull se Tafaj është në gjyq për licencimin e shkollës “Vitrina”. Në fakt Tafaj është në gjyq vetëm për licencimin e disa programeve të shkollës “Vitrina”. Kërkojmë ndjesë për pasaktësinë.

Etiketa: deputetdetyrimDibraEdi RamGjykatëGjyqHetimetPartisë DemokratikepasojaPlarent NdrecaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeQeveriashkollaShpërdorim detyreshqipShqipëriSulmVendim
Tjetri
Kryeparlamentari Ilir Meta sulmon BIRN për investigimet mbi korrupsionin në CEZ Shpërndarje

Kryeparlamentari Ilir Meta sulmon BIRN për investigimet mbi korrupsionin në CEZ Shpërndarje

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.