AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Projektligji për barnat u hap dritën jeshile kompanive farmaceutike të Ballkanit

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese

Një vit pas reformës në tregun e ilaçeve, Ministria e Shëndetësisë tërheq kushtëzimet ndaj prodhuesve ballkanikë të barnave për të tregtuar në Shqipëri, por kundërshtohet nga opozita.

Medikamente mjekesore ne nje farmaci.
Medikamente mjekësore në një farmaci.

Ministria e Shëndetësisë u hap dritën jeshile kompanive farmaceutike të Ballkanit, të cilat mund t’i rikthehen tregtisë së ilaçeve në Shqipëri pas ndryshimit të propozuar në ligjin “për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.

I miratuar më 31 korrik 2014 në Kuvend, ligji për barnat përcaktonte se kompanitë e Ballkanit mund të tregonin medikamente në Shqipëri, vetëm në rastet kur ato eksportonin në një vend të Bashkimit Europian. Projektligji i ri i Ministrisë së Shëndetësisë, i dorëzuar më 27 korrik 2015 në Kuvend e heq këtë kusht, duke e rihapur tregun shqiptar edhe për kompanitë farmaceutike nga Ballkani që tregtojnë ilaçe vetëm në vendin e tyre.

Në relacionin shoqërues të projektligjit, ky ndryshim justifikohet me marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, CEFTA, të firmosur nga Shqipëria.

“Pas miratimit të ligjit nr.105/2014, nga disa vende të Ballkanit u ngrit shqetësimi lidhur me përmbajtjen e nenit 2, shkronja c,” thuhet në relacionin e projektligjit.

“…Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, pasi shqyrtoi argumentet e ngritura me detyrimet e marrëveshjes CEFTA, gjykoi se është i domosdoshëm ndryshimi i përmbajtjes së këtij neni”, shkruhet në relacionin shoqërues.

Projektligji që synon të heqë kushtëzimet për kompanitë farmaceutike të Ballkanit po shqyrtohet në komisionet parlamentare dhe ka hasur në kundërshtimin e deputetëve të opozitës.

Kryetari i departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu tha në një deklaratë për shtyp se projektligji cenon sigurinë e medikamenteve në vend. Ai propozoi ngritjen e një grupi me specialistë vendës e të huaj për të përmirësuar ligjin për barnat në Shqipëri.

“Ky liberalizim godet frymën e ligjit, eliminon kriteret e cilësisë së medikamenteve që qarkullojnë tek ne, mbi të cilat bazohet ligji,” tha Shehu.

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë hedhur poshtë shqetësimet e opozitës për cilësinë e barnave. Milva Ekonomi, drejtore e komanduar e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme tha të dielën se projekligji mundëson “barnat që qarkullojnë në vendet e Ballkanit të gëzojnë të drejtën të regjistrohen edhe në Shqipëri” dhe se kjo nuk cenon sigurinë e medikamenteve.

Reforma në tregun farmaceutik, e ndërmarrë verën e vitit 2014 nga Ministria e Shëndetësisë synoi uljen e çmimit të ilaçeve dhe një furnizim më të mirë me barna qendrave spitalore. Por një investigim i BIRN, i publikuar më 18 shtator 2015 zbuloi se tregu farmaceutik dhe qendrat shëndetësore vuajnë ende nga mungesa të shumta të medikamenteve bazike. Mjekë dhe ekspertë të intervistuar nga BIRN ia faturojnë këtë situatë daljes nga tregu të kompanive ndërkombëtare me emër në fushën e farmaceutikës. Një rol jo të vogël në kaosin e furnizimit me ilaçe zinin edhe kompanitë farmaceutike të Ballkanit, të cilat ligji i barnave i nxorri jashtë tregut.

Etiketa: BallkaniBashkimit EuropianBIRNdeputetekonomiInvestigimKomisionet parlamentareKuvendMilva EkonomiMjekmjekëOpozitaProjektligjiProjektligji i riReformaSHshqipShqipëriShqipëriashtatorTreguTregu farmaceutikTritan Shehu
Tjetri
Vite më pas, aleatët e vjetër të Millosheviçit drejtojnë ende Serbinë

Vite më pas, aleatët e vjetër të Millosheviçit drejtojnë ende Serbinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.