AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

George Soros i bëri thirrje Clinton të ndërhyjë në krizën shqiptare të vitit 2011

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Buqeta me lule te vendosura ne trotuar nga familjare te viktimave te 21 janarit, gjate nje manifestimi homazh te organizuar nga qeveria ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, ne nderim te kater viktimave qe humben jeten 4 vjet me pare | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Një email i publikuar nga komunikimi i ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton, filantropi Soros i kërkoi diplomacisë amerikane t’i bëjnë presion Berishës dhe Ramës të ndalojnë përplasjet në rrugë pas përleshjeve të dhunshme të 21 janarit 2011.

Një nga përvjetoret e shkuara në përkujtim të viktimave të të 21 janarit 2011
Një nga përvjetoret e shkuara në përkujtim të viktimave të të 21 janarit 2011

Filantropi George Soros i dërgoi një email sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton më 24 janar 2011 ku i kërkoi që të ndërhynte në krizën shqiptare duke bërë presion mbi Berishën dhe Ramën për t’u tërhequr nga retorika e përplasjes dhe protestat me synimin e shmangies së trazirave të mëtejshme pas përleshjeve të 21 janarit 2011 në të cilat katër protestues humbën jetën dhe dhjetëra protestues dhe policë mbetën të plagosur.

Emaili me temë: “Rebelimi në Shqipëri” shpjegonte situatën e krijuar pas përleshjeve si “serioze” dhe që kërkonte “vëmendje në mënyrë urgjente nga nivelet më të larta të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

“Ju mund ta dini se një demonstratë e opozitës në Tiranë të premten përfundoi me vdekjen e tri njerëzve dhe me shkatërrimin e pronës. Ka shqetësime serioze për përleshje të mëtejshme të lidhur me një kundër-demonstratë të organizuar nga partia në pushtet të mërkurën dhe një protestë tjetër të Opozitës dy ditë më vonë për të përkujtuar viktimat,” shkruan Soros në emailin e tij. (Viktima e katërt, Aleks Nika, vdiq më vonë nga plagët e marra më 21 janar).

“Perspektiva e dhjetëramijëra njerëzve që hyjnë në rrugë në një klimë sakaq të ndezur politike parashikon gjë të keqe për rikthimin e rendit publik dhe për procesin delikat demokratik të vendit,” shkruan më tej Soros.

Soros i këshillon Clinton të marrë dy masa të menjëhershme, të ushtrojë presion mbi Berishën dhe Ramën në mënyrë që ata të ndalojnë demonstratat e mëtejshme publike dhe të ulin tonalitetin e retorikës së tyre publike si dhe të emërojë një zyrtar të lartë Europian si ndërmjetës për situatën.

“Ndërsa unë jam i shqetësuar në lidhje me retorikën e përdorur nga të dyja palët, unë jam veçanërisht i shqetësuar mbi veprimet e kryeministrit,” thotë Soros.

Duke analizuar situatën, Soros thotë gjithashtu se “ka shenja se kontrolli i Edi Ramës mbi njerëzit e tij po dobësohet, gjë që mund të sjellë më shumë dhunë.”

Soros rekomandonte që SHBA-të dhe BE-ja të punonin në bashkëveprim mbi këtë çështje por për shkak të aspiratave të Shqipërisë për integrim në Europë, BE-ja duhej të merrte udhëheqësinë. Ai rekomandonte emërimin e një ndërmjetësi të tillë si Carl Bildt, Martti Ahtisaari ose Miroslav Lajcak.

Emailet e Clinton u bënë publike në SHBA pasi ish-sekretarja e Shtetit, aktualisht kandidate për presidente në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, u vu nën kritika nga konkurrentët republikanë për përdorimin e emailit të saj privat për komunikimet publike. Duke  bërë të ditur se përdorimi i emailit privat nuk lidhej me dëshirën për të fshehur diçka më të rëndë, Clinton kërkoi që korrespondenca e saj të publikohet. (Emaili i plotë i Soros për Clinton mund të lexohet këtu)

Diplomati sllovak Miroslav Lajcak, në atë kohë, drejtor për Ballkanin Perëndimor, Rusinë dhe Fqinjësinë Lindore në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, erdhi në Tiranë për të bindur palët të ulnin tensionin.

Protesta e 21 janarit 2011 qe kulmimi i nje proteste të gjatë nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, e cila kërkonte hetim mbi rezultatet zgjedhore të vitit 2009, të cilat u fituan me rezultat të ngushtë nga Partia Demokratike, e cila hyri në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar një shumicë të thjeshtë parlamentare.

Arsyeja tjetër e protestës qe publikimi i një videoje që zbulonte korrupsionin në qeverinë Berisha, video e regjistruar nga ministri i Ekonomisë në atë kohë Dritan Prifti i cili shfaqet duke diskutuar për mitëmarrje, punësime të paligjshme dhe ndikim të paligjshëm në një proces gjyqësor me kreun e partisë së vet Ilir Meta.

Katër protestues mbetën të vrarë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Prokuroria hapi hetime dhe ngriti akuzë ndaj dy punonjësve të gardës së Republikës, forcës ushtarake përgjegjëse për mbrojtjen e institucioneve kryesore të shtetit. Agim Llupo dhe Ndrea Prendi u akuzuan për vrasje me paramendim. Të dy u dënuan nga gjykata e Apelit me përkatësisht 3 vjet dhe 1 vit burg për vrasje nga pakujdesia dhe dolën të lirë pasi u konsiderua se e kishin ezauruar këtë masë dënimi në arrest shtëpie. Rekursi i prokurorisë në Gjykatën e Lartë pret shqyrtimin.

Ilir Meta dha dorëheqjen në atë kohë, ndërsa mori pafajësinë nga Gjykata e Lartë, e cila deklaroi se videoja e përgjimit nuk përbënte provë.

Meta nënshkroi një marrëveshje parazgjedhore me Edi Ramën më 1 prill 2013 dhe fitoi zgjedhjet bashkë me të në qershor 2013 kur mori edhe postin e kreut të Kuvendit të Shqipërisë.

Etiketa: ArrestBEBurgCarl BildtGjykataGjykata e ApelitGjyqHetimhetimeIlir MetaKandidateKontrolliLajcakmarrëveshjeMASMasaMetandikimPartiaPartia DemokratikePartia SocialistepresidenteProkuroriaProtestaProtestatprotesteprotestuesPunësekretarjaSHSHBAshqipShqipërishqiptareSorosVeizivideoviktimavrasjeZgjedhjet
Tjetri
“Protestuesi” e konsideron si të dyshimtë refuzimin e lejes për protestë ndaj aferës CEZ

“Protestuesi” e konsideron si të dyshimtë refuzimin e lejes për protestë ndaj aferës CEZ

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.