AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“Protestuesi” e konsideron si të dyshimtë refuzimin e lejes për protestë ndaj aferës CEZ

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues para Kuvendit të Shqipërisë më 1 tetor 2015. Foto: Facebook

“Mohimi i të drejtës së protestës kundër aferës CEZ në rrugën Abdi Toptani në Tiranë këtë të enjte nga grupimi “Protestuesit” mund të konsiderohet si një mbrojtje institucionale ndaj shkelësve,” tha për BIRN një prej përfaqësuesve të protestave.

Protestues para Kuvendit të Shqipërisë më 1 tetor 2015. Foto: Facebook
Protestues para Kuvendit të Shqipërisë më 1 tetor 2015. Foto: Facebook

Një grupi të rinjsh dhe qytetarësh të mbledhur nën grupimin “Protestuesi” u është refuzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme kërkesa për të protestuar në rrugën Abdi Toptani, pranë Bashkisë së Tiranës  këtë të enjte. Sipas shkresës së bërë publike nga ky grupim, arsyeja është mungesa e efektivëve të policisë së cilët Drejtoria e Policisë së Tiranës ka argumentuar se do të jenë të angazhuar në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Serbi.

“Sipas nesh, arsyeja e refuzimit të kërkesës është qesharake. Tirana nuk mund të jetë e zbrazur nga policia për një ndeshje futbolli,” tha për BIRN Rigels Xhemollari, një përfaqësues i grupimit. “Ne gjithashtu dyshojmë se institucionet po i dalin krah megakorrupsionit të CEZ, duke na penguar të organizojmë një protestë civile, paqësore”, shtoi ai.

“Protestuesi” është një grup të rinjsh dhe qytetarësh, të cilët e kanë shpallur të enjten e çdo jave si ditën qytetare të protestës kundër shkeljeve të pushtetarëve në vend. Ata organizuan të enjten që shkoi (1 tetor) një protestë paqësore kundër aferës korruptive në sektorin energjetik CEZ Shpërndarje, të cilën BIRN e ekspozoi.

Protestues para Kuvendit të Shqipërisë më 1 tetor 2015. Foto: Facebook
Protestues para Kuvendit të Shqipërisë më 1 tetor 2015. Foto: Facebook

“Ne jemi qytetarë, të revoltuar nga mafiozët e pushtetit politik, të cilët jo vetëm që vjedhin paratë publike e të qytetarëve, por nuk kursejnë burgun për çdo kryefamiljar në kufijtë e mbijetesës, si dhe luajnë me çmimin e energjisë, luajnë me jetët e qytetarëve, sipas interesave të xhepave të tyre në dëm të xhepave tanë”, tha grupimi “Protestuesi” në një deklaratë për shtyp.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative BIRN, zbuloi më 3 qershor 2015 pas një investigimi të gjatë se ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, dega e grupit CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dhe biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, janë organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro. (Kliko këtu për të lexuar investigimin). Skema u shfaq pasi grupi CEZ bleu një paketë dominuese aksionesh të kompanisë shqiptare të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH, më 2009, dhe duket se kjo skemë synonte të ndikonte politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë, ERE, përmes ryshfeteve.

Etiketa: BIRNCEZCEZ ShpërndarjeEREEuroFacebookmbrojtjeParaPoliciaprotestuesPunëRigels XhemollariSerbiSHshqipShqipërishqiptareTiranaTiranë
Tjetri
Shqiptarët e dëshpëruar sfidojnë shanset e vogla për azil në Gjermani

Shqiptarët e dëshpëruar sfidojnë shanset e vogla për azil në Gjermani

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.