AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Jeta pas Shengenit

Bill EmmottngaBill Emmott
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA/ (AP Photo/Matthias Schrader)

A do të fitojë Bashkimi Europian më shumë nëse e pezullon ose e heq Marrëveshjen e Shengenit për lëvizjen e lirë të njerëzve në kufi? Bill Emmott, ish-kryeredaktor i “The Economist”, që tani është producent ekzekutiv i një dokumentari të ri me titullin “Filmi i Katastrofës së Madhe Europiane”.

Foto: BETA/ (AP Photo/Matthias Schrader)
Foto: BETA/ (AP Photo/Matthias Schrader)

Përgjatë krizës së refugjatëve në Europë, që ka dy vjet që vazhdon, paralajmërimet rreth kërcënimit të udhëtimit pa kufi në Zonën Shengen të Bashkimit Europian janë përhapur. Në fakt, paralajmërimi u dëgjua edhe së fundmi, teksa ministrat europianë ranë dakord për një marrëveshje një natë vonë mbi kontrollin kufitar dhe rilokalizimin e refugjatëve. Por në një kohë të besimit që po shuhet në BE, a do të ishte eleminimi i udhëtimit të kufirit të hapur një gjë kaq e keqe?

Thënë shkurt, jo. Sigurisht, ideja e kufijve të hapur në Europë mbart rëndësi të madhe simbolike dhe bën thirrje. Por ndonjëherë edhe lopët e shenjta duhen therur. Me krizën e refugjatëve që po e kthen Shengenin një kërcënim për besueshmërinë te BE-ja si një entitet kolektiv dhe te aftësia e qeverive kombëtare për të ruajtur rregullin dhe rendin, kjo kohë është tani.

Kur u krijua fillimisht në vitin 1985, Zona Shengen përfshinte vetëm pesë shtete (Belgjikën, Francën, Luksemburgun, Holandën dhe Gjermaninë Perëndimore). Anëtarët që atëherë janë shtuar në 22  nga 28 shtetet anëtare të BE-së – ku katër prej tyre janë lënë jashtë (Bullgaria, Kroacia, Qipro dhe Rumania) për t’u bashkuar në të ardhmen – plus katër shtete jo anëtare (Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Litenshtejni). Të gjithë kanë hequr kontrollet kufitare dhe kanë miratuar një politikë të përbashkët vizash për shtetasit e vendeve jo-anëtare.

Është e thjeshtë të konsiderosh një udhëtim nga Zyrihu në Oslo si udhëtim të brendshëm, sepse nuk ka kontrolle pasaportash në nisje dhe mbërritje. Dhe është padyshim e mundur të ngasësh makinën nga Berlini në Barcelonë pa pritur në radhë në pikat kufitare të çdo shteti. Në fakt, kjo lehtësi është ndoshta arsyeja përse vetëm dy shtete të BE-së (Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar) kanë dalë nga Marrëveshja Shengen.

Por kriza e refugjatëve ka ekspozuar anën tjetër të Marrëveshjes Shengen – vështirësinë e monitorimit të territorit kombëtar dhe të BE-së pa kontrolle kufitare. Dhe megjithëse, shtetet jashtë Shengen, në disa raste, kanë mundur të shmangin detyrimet direkte për të marrë pjesë në politikën e përbashkët, Mbretëria e Bashkuar, për shembull, ka mbetur jashtë skemës së BE-së për rilokalizimin e refugjatëve – ato nuk janë izoluar nga sfidat e krizës së migrantëve. Ata, ashtu si shtetet Shengen, nuk mund të thonë me saktësi se sa migrantë janë në vendin e tyre, kush janë këta njerëz dhe kur kanë mbërritur.

Kjo çështje e humbjes së kontrollit, vjen për dy arsye. Së pari, nëse statistikat rreth migracionit hapen për dyshime, edhe pa marrë në llogari imigracionin e paligjshëm, partitë politike nacionaliste anti-imigracion mund të ekzagjerojnë lehtësisht shifrat për të sjellë frikë te publiku. E dyta, nëse refugjatët që kanë fituar azil mund të lëvizin lehtësisht në çdo shtet Shengen që e zgjedhin vetë, marrëveshjet e ndarjes së barrës e humbin besueshmërinë dhe pranimi i refugjatëve e humb prakticitetin.

Një vend  nuk do të donte të mbulonte kostot paraprake të strehimit të një numri refugjatësh, vetëm për të shfrytëzuar përfitimet ekonomike të mëvonshme që ata refugjatë mund të ofrojnë kur t’i bashkohen forcës së punës. Për të shmangur këtë rezultat, do të kishte më shumë kuptim të zbatohet një periudhë tranzicionale, si periudhat shtatë vjeçare të tranzicionit me të cilat përballen shtetasit e vendeve të reja anëtare – gjatë të cilave azilkërkuesit e suksesshëm ndalohen të lëvizin në vende të tjera për punë. Por Shengen e bën këtë shumë të vështirë për t’u vënë në fuqi – një realitet që i vjen për mbarë edhe më tepër nacionalistëve, të cilët e portretizojnë BE-në si një detyrim barre, në vend të një burimi zgjidhjesh apo mundësish.

Për të qenë të sigurt, Marrëveshja Shengen dhe parimi i BE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve duken se forcojnë njëra-tjetrën. Por çështja që ata kanë ngritur nuk është e njëjtë. Është lëvizja e lirë e njerëzve, jo udhëtimi pa kufi, ajo që formon thelbin e BE-së. Dhe, nën rrethanat aktuale, Shengeni po vë në rrezik këtë të drejtë dhe përfitim themelor.

Sigurisht, zgjidhja e krizës së refugjatëve do të dojë më shumë se thjesht kthim të kabinave prej xhami dhe të zyrtarëve me uniforma të imigracionit në kufi. Por pezullimi ose heqja e Marrëveshjes Shengen do të nxiste besueshmërinë e përpjekjeve të qeverive për të ruajtur rendin në shtëpi.

Njëkohësisht, përmbysja e një politike dikur të përgëzuar do të provojë se BE-ja, larg nga të qenët e zënë në të njëjtin kurth utopik, mund të përshtatet me rrethanat në ndryshim në një mënyrë të menduar dhe pragmatike. Reculer pour mieux sauter – të sprapsesh për të marrë më tepër vrull– është, mbi të gjitha, një parim europian i vjetër dhe shumë i nderuar.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Life After Schengen

Etiketa: azilAzilkërkuesitBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBullgariadetyrimHolandëIrlandaKrizaKroaciaKufiMarrëveshjamarrëveshjeMbretëria e BashkuarNorvegjiaProject SyndicatePunëQiprorrezikRumaniaSHShengenStatistikatxhamizona ShengenZvicra
Tjetri
Dëbimet e komunitetit rom; skandali i heshtur i autoriteteve shqiptare

Romët te liqeni akuzojnë policinë për kërcënime

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.