AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Të varfërve në Bosnje u mbetet luga bosh teksa kuzhinat e supës falas po mbyllen

Katarina PanicngaKatarina Panic
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Më shumë se 10,000 njerëz hanë në kuzhinat e supës në Bosnje. Foto: BIRN.

Kuzhinat e supës ofrojnë shërbime jetësore për disa nga më të varfrit në Bosnje, por disa prej tyre përballen me mbyllen në muajt e ardhshëm për shkak të mungesës së financimit.

Më shumë se 10,000 njerëz hanë në kuzhinat e supës në Bosnje. Foto: BIRN.
Më shumë se 10,000 njerëz hanë në kuzhinat e supës në Bosnje. Foto: BIRN.

Grupi i njerëzve u largua nga shiu i imët i vjeshtës së ftohtë dhe u afrua më tepër te ndërtesa me tulla të kuqe që strehon kuzhinën e supës në Ljubija, një nga lagjet më të varfra në qytetin Prijedor në veri-perëndimor të Bosnjës.

Mes tyre ishte Bogdani, një dhjetë-vjeçar i dobët me rroba të rreckosura, këpucë të vjetra dhe më të mëdha se këmba, i cili mbante një kuti plastike të boshatisur.

I gjithë grupi po priste që furgoni i kuq që do të sjellë ushqim i cili, për shumë prej tyre do të jetë i vetmi vakt mirë dhe i ngrohtë i ditës.

“Janë ato vrima në këpucët e tua?” tha Karolina Vuruna, që është në krye të kuzhinës së Ljubijës. “Perëndi, nuk i kisha vënë re”, u përgjigj Bogdani me një buzëqeshje të turpëruar dhe duke u përpjekur të fshehë gishtat e lagur teksa ata i dilnin nga vrimat.

Karolina u kthye me kurriz për të fshehur një lot.

Pasi furgoni mbërriti dhe u shkarkua, ushqimi u shpërnda te 35 përdoruesit e kësaj kuzhine supe që janë konsideruar si më në nevojë të kësaj ndihme.

Më shumë se 100 persona po presin në listë për kuzhinën, por racionet e ushqimit janë të kufizuara dhe kuzhina mund të ushqejë vetëm kaq.

“Ne së fundmi [hoqëm nga lista] disa njerëz me pensionet më të ulëta në Republika Srpska [rreth 75 euro në muaj] për të përfshirë ata që nuk kanë as edhe aq,” tha Karolina për BIRN.

Ajo ia bëri me dorë Bogdanit, i cili e mori racionin e tij dhe nxitoi për në shtëpi që ta ndante me të atin.

Nëna e Bogdanit i la dhe babai i tij është i papunë, ndaj ata jetojnë me pension social dhe ndajnë një vakt nga kuzhina e supës në ditë, sepse vetëm një person për familje mund të përdorë kuzhinën e supës.

Sytë e Karolinës e ndoqën Bogdanin teksa ai mori kthesën. Ajo tha se ishte e trishtuar nga varfëria e tij, edhe më shumë nga përpjekjet e tij për ta fshehur atë, por më së tepërmi nga lajmi i fundit.

Pas tre vitesh veprimtari, kjo kuzhinë supe mund të mbyllet në fund të vitit sepse ndihma aktuale financiare, që vjen nga një grup organizatash vendase dhe ndërkombëtare, po skadon dhe nuk pritet financim i ri.

Kuzhina e supës në Prijedor mund të mbyllet në fund të vitit. Foto: BIRN
Kuzhina e supës në Prijedor mund të mbyllet në fund të vitit. Foto: BIRN

Shumë kuzhina të tjera supe përballen me probleme të ngjashme për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe sociale që lidhet me krizën e tejzgjatur politike në vend.

Në një vend me decentralizim, por të ndarë dhe me institucione disfunksionale, si Bosnja, asnjë autoritet qendror nuk ekziston për të dhënë të dhëna të sakta mbi numrin e rasteve më kritike shoqërore, ose mbi sa kuzhina supe operojnë në vend.

Shumë drejtohen nga komunitete vendase ose nga organizata humanitare jo qeveritare.

“Komunitetet vendase ofrojnë para, ne ofrojmë logjistikë dhe vullnetarë. Listat e përdoruesve bëhen nga qendrat e mirëqenies dhe listat janë gjithnjë më të gjata se buxhetet,” tha për BIRN Veselinka Trobok nga Republika Srpska.

Kryqi i Kuq në entitetin Federata e Bosnjës ka ofruar rreth 2500 vakte në ditë, ndërsa Kryqi i Kuq në entitetin e dominuar nga serbët, Republika Srpska, ka ofruar vetëm 800 vakte, thonë zyrtarët.

Përveç organizatave të Kryqit të Kuq, dy organizatat kryesore me bazë etnike në Bosnja, Dhembshuria Boshnjake dhe Karitasi Kroat kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të kuzhinave të supës nëpër Bosnje, pavarësisht etnisë së përdoruesve.

Foto: BIRN.
Foto: BIRN.

Organizata humanitare serbe, Dobrotvor ka marrë gjithashtu në konsideratë hapjen e disa kuzhinave të supës, thanë zyrtarët e tyre, ndërsa disa kuzhina supe nga  organizata të tjera ose individë kanë operuar në pjesë të ndryshme të vendit.

Zyrtarët nga disa prej këtyre organizatave thanë përBIRN se numri i përdoruesve të kuzhinave të supës, zakonisht njerëzit me pensionet më të ulta, të sëmurët dhe të pashpresët, invalidët dhe të moshuarit pa familjarë, janë rreth 15,000 në të gjithë Bosnjen.

Por ata theksojnë se numri i njerëzve në listën e pritjes, që shpresojnë të marrin këtë lloj ndihme është më i lartë dhe po rritet vazhdimisht. Njëkohësisht, fondet në dispozicion po ulen.

“Ne japim rreth 10,000 vakte në ditë, gjë që është më shumë se të gjitha organizatat e tjera të marra së bashku. Por na mungon mbështetja e duhur nga të gjitha nivelet e autoritetit. Ka para nga disa komuna, kantone dhe entitete, por kurrë nga shteti, megjithëse ndonjëherë nuk është e mjaftueshme dhe në kohë,” tha për BIRN Ruzdija Adzoviç, nga Dhembshuria.

Situata nuk është më e mirë te Karitas, ku buxheti për kuzhinat e supës po uleet meqënëse financimi është i çrregullt, thanë zyrtarët e tij për BIRN.

Sipas Adzovic, autoritetet e Bosnjës në të gjitha nivelet duhet të kuptojnë më shumë këto organizata dhe përpjekjet e tyre dhe t’i vlerësojnë meqënëse ndihmojnë në lehtësimin e vështirësive sociale.

“Ne kemi madje ish-profesorë universiteti mes përdoruesve tanë. Dikush duhet të kuptojë se secili prej nesh mund ta gjejë veten në një situatë të ngjashme një ditë,” përfundoi Adzovic.

Etiketa: BIRNBosnjaBosnjebuxhetiEuroFamiljefinancimParapensionetplastikeRepublika SrpskaSHSHIUUniversiteti
Tjetri
Mali i Zi shtrin embargon e armëve në shtete të reja

Mali i Zi shtrin embargon e armëve në shtete të reja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.