AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Daullet e përsëritura të shiut

Hysni GurrangaHysni Gurra
11 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shi i furishëm në Tiranë më 11 tetor 3015. Foto: Malton Dibra/LSA

Sërish dhe sërish, shiu vjen dhe përmbyt. Sërish dhe sërish, qeveritë i gjejnë kanalet e kullimit, hidrovorët dhe objektet e tjera antipërmbytje në gjendje të mjerë. Dhe sërish qeveritarët mallkojnë qiellin, kur në fakt, diçka nuk shkon në tokë, në menaxhimin e zakonshëm të infrastrukturës publike.

Shi i furishëm në Tiranë më 11 tetor 3015. Foto: Malton Dibra/LSA
Shi i furishëm në Tiranë më 11 tetor 2015. Foto: Malton Dibra/LSA

Mbrëmja e kësaj  të shtune të dytë Tetori, në të gdhirë e diela, në Shqipëri është një pamje e përsëritur që shumëkush nuk e ka harruar akoma. Ndërkohë që një pjesë e shqiptarëve janë gdhirë nën ethet e ndeshjes së kombëtares për kualifikimin në Kampionatin Europian Francë 2016, pothuaj e gjithë Ultësira Perëndimore e Shqipërisë dhe Juglindja u zgjuan nën ethe, por jo nga emocioni për ndeshjen e futbollit, po nga të ftohtit, sepse u zgjuan nën pushtetin e ujit.

Por a na kapi moti sërish të papërgatitur?!

Jo, nuk ka kaluar akoma një vit që kjo pamje ishte e pranishme në të gjithë vendin.

E mbani mend besoj, kamionë më bagëti, me ushqime për bagëtitë dhe ushqime për njerëzit, në zonat e Lushnjës, Fierit, Vlorës e më gjerë. Shumëkush mban mend edhe politikanë që nuk nguruan të bënin fotot e rastit me qengja në dorë, apo të tjerë mbathur me çizme, që fajësonin motin e “pabesë” se i kapi të papërgatitur, se ai ishte viti me intensitetin më të lartë të reshjeve rënë ndonjëherë…etj. Por nuk ngurruan të bëjnë premtimin e radhës, ‘ky është viti i fundit që ndodh kjo situatë, vitin tjetër ky problem nuk do të jetë më, nxorëm mësimet e duhura’ etj.

Stinët ia lanë vendin njëra-tjetrës, kaluam nga një mot i lagësht në një verë përvëluese e të thatë, por edhe politikisht. Fushata elektorale që kaluam nuk qe më pak e ‘përmbytur’ nga premtimet për këtë situatë.

Ndërkohë masat dhe veprimet konkrete politike si gjithmonë nuk u panë kund.  Kaloi edhe fushata elektorale edhe pushimet. Punë përgatitore për dimrin nuk u pa gjëkundi. U rishikua buxheti dhe dikasterit përkatës që ka detyrë problematikën përkatëse iu hoqën para akoma, në gjysmë të rrugës.
Përmbytje dhe fatkeqësi natyrore ndodhin kudo, sigurisht në përmasa edhe më të frikshme se në Shqipëri.
Po rastet kur përmbytet një vend, i cili 3/4 e territorit i ka territor kodrinor dhe malorë janë të pakta.
Unë s’kam se si të jem nostalgjik për një kohë që nuk e kam jetuar, apo një sistem totalitarë qeverisës, por ama di që nga sistemi i para viteve 90-të,  kemi trashëguar një infrastrukturë kulluese, vaditëse dhe argjinaturë lumore, gati të shkëlqyer.

U shkatërrua gjithçka, ca për shkak të amortizimit e ca nga dora e njeriut, dhe sot situata e përmbytjeve në Shqipëri sa vjen e përkeqësohet, nga viti në vit.

Argjinaturat e lumenjve janë të degraduara, kanalet kulluese dhe vaditëse janë në gjendje të mjerueshme. Situata në zonat urbane është ku thërret qameti, mjafton një orë shi dhe qyteteve u plasin ujërat. Pyjet janë shkatërruar dhe vazhdon masakra ndaj tyre me intensitet më të madh se reshjet..

Unë nuk jam nga njerëzit që e shoh gjithçka zi në këtë vend, përkundrazi, por faktet çdo ditë më provojnë të kundërtën.

Për të sjellë në kujtesë rastin tek Bregu i Lumit, sa herë binte shi, edhe më pak se këto ditë, shtëpitë  përmbyteshin, u bë një ndërhyrje minimale dhe situata u normalizua. Sigurisht nuk u bënë shumë foto në Facebook për sistemimin e lumit, por diferenca është bërë. Kur paratë që harxhohen për punë që nuk duken, bereqeti është me i madh.

Po pse përmbytet Shqipëria kështu çdo vit? A është sasia e reshjeve që rritet nga viti në vit, apo dora e njeriut që shkatërron çdo vit e më shume?!

Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër, nuk ka para për t’i ndryshuar gjërat me shkop magjik, këtë besoj e pranon edhe më kritiku në këtë vend.

Por pyetja që bëhet është: – Po ato pak para që janë ku shkojnë?

Sa para janë shpenzuar për argjinaturat e lumenjve, sa para janë shpenzuar për kanale kulluese, sa para janë shpenzuar për vënien në punë të hidrovoreve, sa për pyllëzime të reja, e sa e sa e sa…?!

Sigurisht kur pyeten pushtetarët, japin shifra pa fund dhe para që janë shpenzuar për këtë e atë punë. Po atëherë përse situata në vend të përmirësohet vjen duke u përkeqësuar?

Sepse në Shqipëri, tenderët që jepen për gjithë sa më lart u pyet, janë korruptive së pari, së dyti punët nisen nga çatia e jo nga themeli, së treti edhe në ato pak raste ku shpenzohen paratë, monitorimi i punëve është zero.

Sa raste ka, ku, për një argjinaturë lumi janë shpenzuar miliona para për herë te tretë apo të katërt dhe sërish problematika nuk është zgjidhur.

Qeveritë shqiptare të vetëdijshme për pamundësinë ekonomike që kanë, janë kthyer si ai kryefamiljari, i cili në pamundësi ekonomike për të mbajtur familjen edhe ato pak para që ka del e i luan kumar e i bën alkool, dhe në vend që të menaxhojë efektivisht aq sa ka, e thellon akoma më tepër skamjen e familjes së tij.

Qeveritë tona nuk i pinë alkool paratë e taksapaguesve shqiptarë, por i kthejnë në të mira vetjake ato dhe i shpërdorojnë  pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, as morale as ligjore.

Problem i parë dhe i fundit që ka përmbytur këtë popull dhe bashkë me të edhe qeveritë ë tij, është KORRUPSIONI. Dalin dhe do të vazhdojnë të dalin pushtetarët të thonë – “Na kapi shiu të papërgatitur”.  Jo, shiu nuk u ka kapur të papërgatitur, shiu u kapi sërish duke vjedhur.

Nuk ka llum shiu në botë që të mbulojë më mashtrimet, vjedhjet dhe propagandën e neveritshme që është bërë e vazhdon të bëhet në këtë vend.

Dhe ju vazhdoni ndihuni krenarë me paratë e popullit, siç e keni bërë zakon të thoni shpesh, por popull krenarë me të ndenjura në ujë, veç popullit shqiptare, nuk mund të ketë tjetërkund.

Etiketa: alkoolAMAbuxhetiDibraFacebookfushataKorrupsioniLumiMonitorimiParapërmbytjePunëpyjetSHIUshqipShqipëriShqipëriashqiptaretenderVlorë
Tjetri
Viti i ri akademik nis me protesta studentore kundër Ligjit të Arsimit të Lartë

Viti i ri akademik nis me protesta studentore kundër Ligjit të Arsimit të Lartë

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.