AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Familja e piratit kibernetik kosovar të ‘ISIS’ është pro-amerikane [video]

Muhamet HajrullahuKreshnik GashingaMuhamet HajrullahudheKreshnik Gashi
11 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Intervista
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga Facebook e Ardit Ferizit (djathtas)

Babai i një të riu kosovar, i cili është arrestuar pasi dyshohet se i ka dhënë Shtetit Islamik informacione mbi punonjës të sigurisë së SHBA-së, pranon që djali ishte pirat kibernetik por nënvizon që familja është pro-amerikane.

Foto nga Facebook e Ardit Ferizit (djathtas)
Foto nga Facebook e Ardit Ferizit (djathtas)

Babai i Ardit Ferizit, i cili u arrestua në Malajzi i akuzuar se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin kompjuterik të një kompanie amerikane duke marrë të dhëna personale të më shume se 1,300 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe qeverisë federale dhe ja ka dhënë Shtetit Islamik, pranoi të premten që i biri ka pasur probleme edhe më parë për krime kibernetike.

“Është e vërtetë që djali im që nga mosha 15 vjeçare ka pasur probleme me polici për shkak se ka ndërhyrë në disa faqe interneti në Kosovë, por unë nuk besoj se ai është aq gjenial sa ta rrezikojë sigurinë kombëtare të Amerikës,” i tha Naim Ferizi BIRN.

Ai tha që familja e tij në Gjakovë ishte e shokuar nga arrestimi i djalit të tyre, i cili akuzohet si lideri i grupi të piratëve kibernetikë, Kosova Hacker’s Security.

Naim Ferizi shtoi se familja e tij “nuk ka kurrfarë lidhje” me ISIS-in ndërsa foli me admirim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi familje tradicionale shqiptare e shkolluar, jemi pro shtetit të Amerikës dhe çdo vit aplikojmë për Green Card,” Ferizi duke iu referuar programit vjetor të emigracionit të qeverisë amerikane për shtetas të huaj.

“Pas arrestimit të djalit kemi kontaktuar dy herë me të dhe ka qenë e planifikuar që ai të lirohet, por mandej nuk e dimë çka ka ndodhë,” Ferizi shpjegoi.

Ai u shpreh se të hënën planifikon të shkojë në ambasadën amerikane në Prishtinë “që ta jap versionin e vërtetë të familjes sime dhe djalit tim”.

Departamenti i drejtësisë në SHBA njoftoi të enjten se Ardit Ferizi, i njohur gjithashtu me nofkën Th3Dir3ctorY, në mënyrë të paligjshme midis qershorit dhe gushtit 2015 i ka transferuar informacion anëtarit të Shtetit Islamik më alias Abu Hussain al-Britani.

Me 11 gusht të këtij viti, Hussain postoi në Twitter një dokument më 30 faqe të titulluar “NEW: U.S. Military AND Government HACKED by the Islamic State Hacking Division!”

Dokumenti përmban një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Ne jemi brenda email-eve tuaja dhe në sistemet kompjuterike duke ju parë dhe regjistruar çdo lëvizje, kemi emrat dhe adresat tuaja, jemi brenda emaileve dhe llogarive në rrjetet sociale, po marrim të dhëna personale dhe po i transferojmë te ushtarët e kalifatit, që shumë shpejt do ju sulmojnë në tokat tuaja!”

Dokumenti përfshinte emrat, email-et, fjalëkalimet dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarakëve amerikanë dhe punonjësve të tjerë të qeverisë.

“Ky postimi kishte për qëllim t’i jepte mbështetësve të ISIL [akronim tjetër i ISIS] në ShBA dhe në vende të tjera të dhënat personale të punonjësve të qeverisë Amerikane në mënyrë që të inkurajonte sulme terroriste kundër tyre,” tha nëpërmjet një njoftimi për shtyp Departamenti Drejtësisë.

SHBA pritet të kërkojë ekstradimin e Ferizit. Në qoftë se shpallet fajtor ai rrezikon një dënim me 35 vite burg.

Etiketa: arrestimiBIRNBritaniBurgFacebookFamiljefamilje tradicionaleISISKibernetikeKosovaKrimepoliciRrjetet socialeSHBAshqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTwittervideo
Tjetri
Kursimet fiskale përkundrejt Shoqërisë Europiane

Mirazhi i reformave strukturore

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.