AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Piratët e rinj të Somalisë

Hasan Sheikh MohamudngaHasan Sheikh Mohamud
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese peshkimi. Foto nga Chipps_idr/Flickr

Problemi i një vendi të vogël me peshkimin e paligjshëm nga anijet e huaja, të cilat po zhvatin rezervat detare që janë mjet jetese për vendasit në Somali.

Foto ilustruese peshkimi. Foto nga Chipps_idr/Flickr
Foto ilustruese peshkimi. Foto nga Chipps_idr/Flickr

Somalia është e bekuar me vijën më të gjatë bregdetare në kontinentin afrikan. Ujërat tona detare janë ndër më produktivet në botë, të mbushura me koloni toni pendëverdhë, marlin blu, peshk delfin apo sardele. Megjithatë, për më shumë se 30 vjet ky bregdet bujar dhe i egër është kthyer në një burim konfliktesh, ndërsa anije të huaja ilegale, të paraportuara dhe të pakontrolluara plaçkisin ujërat tona- vjedhin peshkun tonë për ta shitur më pas në porte të largëta.

Vetëm pak vjet më parë, këto anije ilegale shpërndanë një valë piraterie në Somali, e cila i ka kushtuar industrisë së transportit detar botëror humbjen e biliona dollarëve. Ndërsa anijet e paligjshme lundrojnë në ujërat tona, piratët somalezë e zhvendosën me shpejtësi fokusin e tyre ndaj anijeve tregtare, të tilla si anije mallrash apo transportues nafte. Dhe tani që kjo lloj piraterie është thuajse e eliminuar, ka të dhëna në rritje që anijet e huaja të peshkimit janë rikthyer për të plaçkitur ujërat tona edhe një tjetër herë.

Një raport i ri i grupit” Peshkimi i Sigurtë”, i quajtur Të sigurojmë peshkimin në Somali zbuloi të dhëna të reja satelitore, të cilat tregojnë se anijet e huaja të peshkimit po kapin tre herë më shumë peshk se somalezët. Ato janë vënë në ndjekje të peshkut me vlerën më të lartë të ujërave tona, duke i lënë homologët somalezë të konkurojnë për peshkun me vlerë të ulët.

Raporti tregon se, në një situatë të përkeqësuar, këto flota të huaja kanë kontribuar në rrallimin e peshqeve shpatë, të gocës, marlinit dhe peshkaqenëve. Peshkarexhat e huaja kanë peshkuar pa kujdes dhe nuk janë ndëshkuar, ndërsa rrjetat e tyre të rënda kanë rrafshuar fundin e detit tonë, duke dëmtuar 120 mijë kilometra katrorë befasues të habitatit tonë detar. Ky dëmtim është aq i gjerë, sa edhe nëse peshkarexhat do të ndaleshin sot, kjo zonë do të donte vite të tëra për të marrë veten.

Plaçkitja e ekosistemit tonë detar po vazhdon, edhe pse Somalia ka bërë përparime të mëdha në 18 muajt e fundit për një menaxhim më të mirë të ujërave tona. Në qershor 2014, qeveria ime ngriti pretendimin për zonën ekonomike ekskluzive prej 200 miljesh, në përputhje me konventën e Kombeve të Bashkuara për “ligjin e detit”. Dhjetorin e shkuar, ne miratuam gjithashtu ligjin për peshkimin, i cili në mënyrë eksplicide nxjerr jashtë ligjit peshkimin me rrjeta fundore. Legjislacioni i ri përmirëson monitorimin e peshkimit, në një qasje ndaj ekosistemit të bazuar në menaxhim dhe në mbrojtjen e specieve të kërcënuara dhe të rrezikuara.

Por pavarësisht progresit tonë në forcimin e menaxhimit kombëtar për peshkimin, ne përballemi me mangësi në aftësitë për të kontrolluar ujërat tona të pafundme. Komuniteti ndërkombëtar mund të bëjë një ndryshim domethënës në këtë fushë, duke ndihmuar qeverinë time të monitorojë dhe kontrollojë zonën ekonomike ekskluzive të Somalisë, nëpërmjet përmirësimit të shkëmbimit të informacionit të inteligjencës, të mbledhur nga patrullat detare ndërkombëtare.

Sipas raportit të “Peshkimit të Sigurtë”, eliminimi i peshkimit ilegal, të paraportuar dhe të pakontrolluar mund të ndihmojë Somalinë që të fillojë të licensojë dhe të shesë në mënyrë të qëndrueshme peshkun ton, duke gjeneruar më shumë se 17 milionë dollarë në vit. Këto fonde mund të investohen më pas në një infrastrukturë më të mirë në ndërtimin e porteve, të magazinimit frigoriferik apo të pajisjeve moderne për të mbështetur peshkarexhat tona artizanale dhe industriale.

Eliminimi i peshkimit ilegal do të mundësonte gjithashtu rigjenerimin e zonave të mbipeshkuara dhe do të ndihmonte në ndërtimin e sistemi peshkimi të begatë për Somalinë, paralelisht me mbështetjen në rritje të qeverisë për mbledhjen e të dhënave dhe menaxhimit të burimeve të saj. Raporti tregon se stoku i shëndetshëm i peshkut mund të sigurojë sasi më të mëdha produktesh se ç’bën aktualisht. Në fakt, thuajse gjysma e këtij sektori menaxhohet aktualisht në mënyrë të qëndrueshme. Por ne kemi nevojë për më shumë investim në përmirësimin e infrastrukturës për të shfrytëzuar në potencial të plotë këtë industri.

Peshkimi në ujërat somalezë nuk duhet lejuar të mbetet “i lirë për gjithkënd”, ku flota të huaja dhe të largëta shfrytëzojnë ekosistemin në rrugë të paqëndrueshme. Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkëpunojë me qeverinë time, për t’i dhënë fund njëherë e mirë peshkimit të paligjshëm në ujërat e Somalisë.

Kjo do të ndihmonte përmirësimin e sigurisë detare dhe do të promovonte një industri të gjallë të peshkimit, prej së cilës do të përfitonin të gjithë somalezët. Një industri e qëndrueshme dhe dinamike e peshkimit do të na ndihmonte ne të ndërtonim një Somali më të qëndrueshme dhe të begatë.

Për shkak të potencialit tonë të madh dhe vendndodhjes strategjike, ky është një rezultat që të gjithë duhet të jenë të gatshëm ta mbështesin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Somalia’s New Pirates.

Etiketa: AfrikanAnijebregdetFondePeshkimiPorteProject SyndicateQeveriaraportRaportiSH
Tjetri
Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin qëllojnë me vezë kryeministrin Rama

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin qëllojnë me vezë kryeministrin Rama

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.